Meta: Berisha viktimë e pasionit
për pushtet të pakufizua

TIRANE -  Nga Athina Kryetari i Lëvizjes Socialiste Meta ka komentuar dhe vendimin për koalicion me Partinë Socialiste. Sipas tij largimi nga qeveria dëshmoi kulturën e kompromisit dhe respektimin e marrëveshjeve ndërsa shtoi se vendimi i kryeministrit Berisha për shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ e bëri atë të binte viktimë e pasionit për pushtet të pakufizuar.

"Berisha u përpoq të paraqitej si xhentëlmen, por nuk duroi dot pas disa ditësh dhe ra viktimë e pasionit të tij për pushtetin e pakufizuar."- tha Meta.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim e quajti shaka që s'e ha njeri ftesën e kryeministrit se është gati të marrë përsipër të gjithë procedurat, nëse e majta voton për të lejuar votën e emigrantëve

“Kryeministri premton se do të votojnë emigrantët por një vit më parë ai nuk e dha konsensusin për të njohur të drejtën e emigrantëve kudo që ata jetojnë. Shaka të tilla nuk i ha më njeri." - tha Meta në takimin me emigrantë që u zhvillua në Athinë.

Ndërsa u ka kërkuar emigranteve mbështetje në zgjedhjet e 23 qershorit Meta u premtoi atyre se në zgjedhjet e tjera do të realizohet që ata të votojnë atje ku jetojnë .

(jk/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv