Meta - Berishës: U dorëhoqa
njëherë për Shkëlzenin, 2 herë jo

Meta - Berishës: U dorëhoqa<br />njëherë për Shkëlzenin, 2 herë jo
TIRANE - Përreth tre orë seanca plenare e kësaj të enjteje u mbajt nën një situatë të tensionuar dhe me debate të forta ku çështja “Doshi” përjashtoi çdo diskutim për projektligjet e ditës. Tonet e ashpra ishin kryesisht mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, duke e shndërruar seancën në një "betejë" mes tyre me batuta dhe kundërbatuta.

Demokratët erdhën rreth një orë me vonesë në Parlament pas mbledhjes së grupit parlamentar të thirrur nga Basha, me kërkesën e vetme: Dorëheqjen e Ilir Metës nga drejtimi i seancës të Kuvendit. Ish-kryeministri Berisha i kërkoi në mënyrë të vazhdueshme dorëheqjen duke paralajmëruar trazira në rast se Meta vijon të drejtojë seancën.

Tensioni në këtë seancë ishte i paralajmëruar nga opozita pas deklaratave publike të deputetit Tom Doshit që përfshinin emrin e kryeparlamentarit Meta si urdhërues të një atentati të mundshëm ndaj tij dhe kolegut demokrat Mhill Fufi 6 muaj më parë.

Pika më kulminante që shënoi kthesën dhe humbjen e argumenteve, ishte momenti kur kryrparlamentari Meta i përmendi Berishës dorëheqjen e parë në vitin 2011, duke i thënë se një herë u largua për shkak të Shkëlzen Berishës, por nuk mund ta bëjë këtë për së dyti. Në këtë kontekst Meta iu referua një fakti të bërë publik për herë të parë nga ana e tij, kur tha se në videon e aferave të 700 mijë eurove është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit.


(VIDEO - Speciale, seanca e sotme parlamentare)

Meta-Berishës: Zeni në videon e Priftit, ti më the “ç’më bëri budallai”

Berisha
: Jep dorëheqjen.
Meta:  Të ta jap përgjigjen? Përgjigja është kjo, për ty bëj çdo sakrificë, po për Shkëlzen Berishën jo, e dhashe nje here nuk mund ta jap dy here doreheqjen per Zenin. Mos u bëj pjesë e pucit të pularisë me Doshin dhe Priftin si aksioner.
Meta:  Për ty bëj çdo gjë por jo për Zenin. Ti je i vetmi që beson më shumë tek Doshi se sa tek Prokuroria.
Berisha: Kjo alibi është e turpshme. Po qeshin deputetët e mazhorancës për marrëzinë që thua. Tom Doshi nuk ka asnjë lidhje, dhe nuk do të ketë lidhje. Tom Doshi është njeriu që ti e merrje me helikopter dhe fluturoje Alpeve.
Meta:  Këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës.
Berisha: Më mirë jep dorëheqjen mos e ço vendin aty ku nuk duhet.
Meta: Ulu doktor se nuk ke moshë t'i për të ngrohur vezët e krimit. 


Berisha: E dija për atentatin para tre muajsh, e kam denoncuar në Parlament
Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha u shpreh edhe se ishte informuar para tre muajsh për ngjarjen. I pyetur nga Meta pse nuk e kishte denoncuar Berisha e agumentoi se e kishte denoncuar në Parlament.

Berisha:Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir meta për të më faturuar vrasjen e Tom Doshit ia përplasën në sy. Unë e mora vesh, as që u shqetësova, meqë afera ishte mes jush dhe ju po e mbyllni. Nuk u mora ndonëse ata më çuan fjalë, të cilët më thanë se është Ilir Meta që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj. Doli që një prej deputetëve tuaj, edhe ty Paulin do të përdorë si Toma dhe do ta pësosh më keq. Nuk bën mirë me u keqpërdorur. pra u denoncua kryetari i parlamentit që ka organizuar vrasjen e dy
Meta: Po ti zotëri e paske ditur para 3 muajsh dhe nuk e ke denoncuar?
Berisha:E kam denoncuar në parlament.
Meta: Vazhdo se e nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie.
Berisha: Përderisa Tom Doshi Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Ilir meta që ishin akuzuar direkt, nuk kishte
Meta: Ky mezi po priste të ndodhte vrasje brenda mazhorancës.
Berisha: Nëse mezi po prisja je i pamend sepse nuk do ta denoncoja në parlament. Unë nuk kam instrument tjetër., akti i parë që bëri i akuzuari, që u akuzua direkt nga viktima, tha këtë e ka Sali Berisha. Fajin e ka Saliu. Po logjikë njerëzore përveç Ilir Metës nuk ka. Tani për t’i rënë më shkurt, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin duhet t’i japim shans hetimi sepse unë mbetem njeri i vendosur tek ligji.




Seanca u mbyll pa hedhjen në votim të mocionit të opozitës për shkarkimin e Metës, ndërsa e vetme mazhoranca votoi disa projektligje teksa opozita qëndronte në këmbë tek foltorja dhe një pjesë zhurmonte duke goditur tavolinat me marset e kompjuterëve. Kryeparlamentari Meta tha se kërkesa e opozitës për shkarkimin e tij i ka kaluar me urgjencë për shqyrtim Këshillit të Legjislacionit që drejtohet nga Eduard Halimi, por demokratët e shmangën këtë procedurë duke këmbëngulur për dorëheqjen e tij, në kushtet kur nuk kanë 71 votat.

Përgjatë gjithë seancës opozita zgjodhi të mos ulet në karriget e deputetëve por të qëndrojë në këmbë një pjesë krah Berishës në foltore, e pjesa tjetër pranë karrigeve të tyre. Madje u desh shtimi i trupave të gardës pasi demokratët bllokuan foltoren e Kuvendit menjëherë sapo kryeparlamentari Meta kërkoi dy herë ndërprerjen e seancës.

Ndërkohë, pas përfundimit të seancës, deputeti Spartak Braho tha se do të paraqesë videon që kishte premtuar për sot, në seancën e ardhshme.



Debatet e plota ne Kuvend te zbardhura nga gazetaret e redaksise online e Shqiptarja.com

Ora 12:55 Rama: T’ia lëmë prokurorisë të hetojë historinë e një tufe politikesh e rrugecërish

Kryeministri Edi Rama foli për mediat pas përfundimit të senacës parlamentare për cështjen e shumëdebatueshme “Doshi”.

“Së pari kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme me të cilën janë përfshirë një tufë politikejsh dhe rrugeçërish që fatkeqësisht të parët, në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të parët dhe anasjelltas, por kostoja është e shqiptarëve që nga Parlamenti presin të dëgjojnë për reformat, ligjet, ekonominë, problemet e panumërta që kemi trashëguar nga e kaluara dhe rrjedhat e përroit psikik të ish-kryeministrit. Së dyti, është për të ardhur keq që Shqipëria sot, jo nuk ka një opozitë, por ka një opozitë që ka braktisur misionin e saj për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve që e kanë përfaqësuar, dhe është kthyer në skutat më të errëta të një bote që politika është e vendosur të ndahet dhe Shqipëria do ndahet patjetër. Së treti, sot ish-kryeministri na dha hapur, atë që për të gjitha vitet e qeverisjet e ka pasur standard, që i mbyll gojën prokurorisë dhe sot e kësaj dite ka lënë pa përgjigje 21 Janarin dhe shumë e shumë drama. Ne kemi një standard tjetër, që është i shpallur dhe jemi të vendosur të shkojmë përpara. I takon prokurorisë që të zbardhë këtë farsë që na turpëron të gjithëve. Merre me mend se çfarë kuptojnë nga kjo marrëzi partnerët ndërkombëtar. Ministri i Brendshëm, nuk ngriti akuza, por çmontoi një tufë akuzash. T’ia lëmë prokurorisë, hetimit deri në fund. Nëse flasim për institucione. këto janë institucione”, tha Rama.



Ora 12:50 Berisha: Tahiri u takua me Bamin 3 herë, kam prova
Akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të parlamentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka vazhduar edhe në dalje të Kuvendit, pas përfundimit të seancës së sotme.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha u shpreh se deklarata e Metës sipas të cilit deputeti Tom Doshi është pjesë e PD, vërteton edhe një herë fajësinë e kryeparlamentarit.

Berisha u shpreh gjithashtu se zotëron edhe prova që do t’i paraqesë në momentin e duhur të takimit të Ministrit Saimir Tahiri me Durim Bamin, të akuzuarin për vrasje ndaj deputetëve Doshi e Fufi,

“Përfundoi dhe dëshmoi edhe një herë se kreu i parlamentit është njeriu sot më i akuzuar në Europë, për sponsorizimin dhe organizimin e dy vrasjeve, për alibinë që ka dashur të krijojë. Dhe sot nxorri që Tom Doshi është i PD, duke dëshmuar edhe një herë fajësinë e tij kokë e këmbë. Duke u përpjekur të shesë Tom Doshin tek PD për krimin e shëmtuar, bind shqiptarët se është kokë e këmbë i zhytur në krim. Ilir Meta ka vetëm një rrugë, dorëheqjen që të hetohet. Saimir Tahiri le të bëhet avokati i Ilir Metës, të mbajë çdo qëndrim, por Meta nuk shpëton dot. Këta zotëri e mbajtën 6 muaj rresht akuzën si çështje mes shokësh, sikur nuk kishte ndodhur kur duhet të kishte funksionuar shtetiu ligjor. E mbajtën në mënyrë që të mund ta nxirrnin me llokma dhe premtime. Para përjashtimit nga grupi, Edi Rama i çoi sivllaun e tij të zemrës dhe shpirtit Koço Kokëdhimën që i nanuriti Tomës 1000 ofertash që të mbyllë gojën. Por nuk ra dakord. Hapat janë për çdo vend normal janë institucionet. Nuk mund të flasë Prokuroria për kryetarin e parlamentit, që në takimin që thërret kryeministri shkon edhe ky kur është i akuzuar direkt. Në cilin vend të botës nëse Prokuroria ka ekzekutivin dhe legjislativin kundër mund të bëjë hetime? Nëse është ekzekutivi dhe legjislativi i inkriminuar çfarë mund të bëjë Prokuroria? Paralelizmin e bëri me bllokun e Monikës, mos prisni dhe mos sulmoni Prokurorinë, por nëse i del përpara kreu i qeverisë dhe parlamentit harrojeni se mund të bëjë 2 hapa para. A e patë ju që Tahiri foli në emër të Prokurorisë, Gjykatave, përgënjështroi Didin. Është takuar 3 herë me vrasësin, kam fakte për këtë. do të ua them në momentin e duhur. U dashurua Tahiri me Bamin. Ndodh. Absolutisht, dhe opozita me këtë situatë nuk pajtohet kurrë. Unë mendoj se opozita duhet të përdorë të gjitha mjetet dhe nuk mund të pajtohet me një kryetar parlamenti të akuzuar nga deputetët për 2 vrasje” tha Berisha

sali berisha

Ora 12:47 Braho: Seancën e ardhshme besoj se do t’i shohim
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho pavarësisht mos aprovimit të kërkesës së tij për vendosjen e një vieoprojektori në Kuvend ka paralajmëruar se në seancën e ardhme do jepen gjithë provat. Dy ditë më parë deputeti i LSI-së theksoi se gjatë seancës së sotme do të kishte surpriza për ish kryeministrin Sali Berisha. 

Me anë të një shkrese Braho i ka kërkuar kreut të Kuvendit Ilir Meta vendosjen e një videoprojektori, ku sipas tij do shfaqeshin disa video të cilat kompromentojnë figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha.





Ora 12:45 Përfundon mes tensionesh seanca parlamentare
Përfundon seanca parlamentare mes tensioneve mes palëve, ku opozita ashtu siç e ka nisur në këmbë rreth foltores ashtu edhe e ka mbyllur. Kreu i Kuvendit Meta ka lexuar projektligjet nën duartrokitjet, fërshëllimat dhe zhurmat e deputetëve demokratë, ndërsa miratimi i projektligjeve në rend dite u bë vetëm me votat e mazhorancës. 

Ora 12:33 Meta i jep fund debatit, hedh në votim projektligjet
Debate të ndezura u shënuan pa para përfundimit të seancës, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeparlamentarit Ilir Meta. Berisha përgjatë gjithë fjalës së tij ripërsëriti kërkesën për dorëheqjen e Ilir Metës nga Kuvendi dhe përballjen me drejtësinë përballë akuzave për dy vrasje që deputeti Doshi ka artikuluar kundër tij. Kryeparlamentari Ilir Meta ndërsa i ka kaluar me ironi deklaratat e Berishës, i kujtoi ish-kryeministrit se edhe ndaj tij janë bërë akuza për vrasje. Meta vendosi të vijojë rrjedhën normale të seancës duke hedhur në votim projektligjet e rendit të ditës, ndërsa gjatë momentit të votimit, deputetët e opozitës godisnin tavolinat me mausin e kompjuterëve.
 


Sali Berisha: Na i nxirr pak ato që të ka sjell Edi Rama nga institucionet ndërkombëtare. Sepse ata të njohin më mirë ty se çfarë përfaqëson ti për vendin.
Meta: Unë do nxjerr ato të Spartakut. Përsa kohë i ke ti nxirri ti.
Berisha: Lidhjet e krimit i konsideron forcën tënde. Por unë dhe një herë të them: Jep dorëheqjen dhe lër drejtësinë të të gjykojë. Ajo kokë e qelbur që qëndron në krye të Parlamentin po kundërmon jo vetëm në Shqipëri, jo në Evropë dhe në botë.
Meta: Jepjani ilaçet urgjent
Berisha: Mos mendo se do ta kalosh këtë që i bëre vendin duke kaluar nga një alibi në një tjetër, duke zëvendësuar Prokurorinë dhe gjykatat me Shullazin.
Meta: Ulu tani se po të merret goja. Unë dua që ai ta ruajë imazhin e vetë.
Berisha: Gjej minimumin e kurajos dhe largohu nga Kryetari i Parlamentit. Për të shpëtuar nga ajo që ke bërë ke vënë Shullazin Prokuror dhe çdo gjë
Berisha-Ramës: Mos fol nga mbrapa ti, po të duash dil aty e fol kur të mbaroj. Mos ki merak se ty të ka rekrutuar tani me këtë lidhje dhe ti nuk del dot. Po ne kemi punë me Metën, ai është problemi se është i akuzuari për dy vrasje.
Berisha-Metës: Unë të kam akuzuar 10 herë ty.
Meta-Berishës: Çoji letrat në Prokurori.
Berisha: Jep dorëheqjen sepse je person i akuzuar për dy vrasje. Nuk ka drejtësi që të heton ty Kryetar Parlamenti
Meta: Normal se ti nuk je akuzuar asnjëherë për vrasje.
Nuk më pëlqen kur doktori përsërit vetveten
Vazhdojmë me rrjedhën normale 


ilir meta

Ora 12:30 Meta: Ja pse nuk duhet të jap dorëheqjen
Meta ka dhënë arsyet se pse nuk duhet të japë dorëheqjen.

"Të jap dorëheqjen kur deputetët t’i kemi shëndosh e mirë, dhe kur janë skenarët e Agim Ramës, Tonit të PR apo edhe Durim Bamit, kjo më duket tepër absurde dhe tepër kriminale. Nuk mund të lejoj të instalohet një precedent kriminal ku çdo deputet mund të akuzojë këdo Logjika juaj është e kristaltë, dyshja Rama-Meta do të vrisnin dy deputetët për të destabilizuar vendin dhe Berisha të vinte në pushtet. Që tani Halimi të mbledhë Këshillin e Legjislacionit. Nuk jap dorëheqjen se nuk mund të lejoj të vijë një tjetër këtu dhe të mos i japë fjalën doktorit"

Ora 12:22 Mediu: Jep dorëheqjen siç më the për Gërdecin. Meta: U vranë 30 vetë, Toma shëndoshë e mirë
Mediu: Mendoj që sot të tregohemi të përgjegjshëm si debatojmë. Ja u them sinqerisht se do të dëshiroja që gjithë ato akuza të ishin të pavërteta, sepse do të tejkalonim juntat ushtarake. Ajo që vë re është tendenca e vazhdueshme për të manipuluar. Dikur kur ka ndodhur tragjedia, kam dhënë dorëheqjen që Prokuroria të bëjë hetimet dhe të nxjerrin të vërtetën. Shumë hodhën baltë, por në raste të tilla është shumë i rëndësishëm raporti me qytetarët. Ajo që është me e keqja është se këtu përgjegjësi nuk mund të flitet nga pikëpamja funksionale.
Meta: Kë ka akuzuar? Ka akuzuar Tonin shoferin e PR
Mediu: 6 muaj Ministria e Brendshme u mor me atë që mund të ishte kriminel. Nuk ka ndodhur kurrë. Ti jap përgjigje edhe tablosë së Ministrit. Po zotëri Fation Skënderi ka qenë pjesë e PR nga 1991-1993 kohë kur ky ministri yt luante me kukulla. Edhe përmendja është e qëllimshme.
Meta: Këtë e ka thënë Toma.
Mediu: Ta thashë këshillën siç ma ke dhënë. Është serioze që ky kuvend të analizojë krimin që ka bërë shteti.
Meta: E para zoti Fatmir është shumë e vërtetë që iu kam këshilluar dorëheqjen. E bëra në planin shoqëror dhe personal. Dakord më the por si do të bëhet me samitin e NATO që mund të mos pranohet Shqipëria. Këtu janë vrarë 30 vetë të thashë. Ka një dallim të madh sepse për fat të madh Tomën e kemi shëndoshë si molla. Madje që sot do t’i bëj kërkesë policisë që të ketë vëmendje të jashtëzakonshme ndaj deputetëve që të mos ketë shqetësime dhe probleme të tilla. 



parlament

Ora 12:20 Berisha: Të përmendi Rama për të inkriminuar. Stërkaj: Nuk je mirë kohët e fundit
 

Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi me deputetin socialist Paulin Stërkaj.
 
Berisha-Stërkajt:
Pse i thua Berishës ti, kur të akuzon Rama, pse e bën këtë ti? Kur e pyetën për të inkriminuarit, ça ti bëj Paulinit tha? Nuk mori Koçon ai.
Meta: Bravo, bravo, një duartrokitje ju lutem.
Berisha: Në komisionin e dekriminalizimit në mbledhjen para tre ditësh mazhoranca erdhi me konkluzionin se kolegët e PD duhet të bien dakord që çdo lloj konkluzioni ta nxjerrim në fund. “Të inkriminuar ne nuk kemi në parlament” ky është konkluzioni i tyre, tani flisni për të inkriminuar.
Meta: Procesin e dekriminalizimit do e çojë ju para me Tomën dhe Bamin në krye.
Stërkaj: Po dhash informacione unë kam frikë se nuk është mirë, e falënderoj kryeministrin që më ka përmendur dhe e lexoj drejt. Më fal Berisha po më bërë një shantazh të vogël por unë nuk i ha shantazhet. Janë 100 mesazhe nga shkodran dhe malësor, bravo të lumtë goja. Ata më duan fort, edhe ty të duan por nuk të kuptojnë se nuk je mirë këto kohët e fundit. 


Ora 12:15 Meta: Të ulen edhe rojet e parlamentit edhe rojet e Doktorit

Ora 12:08 Sterkaj-Berishës: Po më përdore dhe mua politikisht, është keq puna

“Më ka humbur durimi sepse shoh se çfarë mbrojtje po bën opozita. Doshi i ka bërë akuzat transparente, po vazhdon bashkëpunimin me prokurorinë. Më vjen keq për Berishën që vazhdon komedinë. Komediani në parlamentin italian bën politikë, kurse këtu vijmë si politikanë e bëjmë komedi. Nuk keni asnjë shanc për të përfituar politikisht nga ky qëndrim. Unë nuk kam shkelur kurrë ligjin, më kë dekoruar me Shqiponjën e Artë. Unë po ai Paulin jam. Nuk ka ndonjë burrë në Shqipëri që të më përdorë. Ishalla nuk më kë vunë dhe mua gishtin se po më përdore dhe mua për viktimë është keq puna”.



sterkaj

Ora 12:07 Rinis seanca parlamentare
Pas ndërprerjes për të dytën herë radhazi, ka rinisur seana parlamentare, me deputetët e opozitës të cilët qëndrojnën në këmbë duke rrethuar foltoren. 

Ora 11:46 Ndërpritet sërish 5 minuta seanca per shkak te tensioneve
Kryeparlemntari Meta ndërpret sërish seancën për 5 minuta pushim si  për shkak ë tensioneve në sallë mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Ora 11:40 Berisha-Metës: Jep dorëheqjen ose do të ketë trazira
“Ik jep dorëheqjen se të jesh i bindur që është kushti më minimal për të vendosur një lloj mekanizmi hetimi, përndryshe nuk do pranojmë kurrë që parlamentin ta drejtojë një njëri i akuzuar për dy vrasje”.
 
Meta: Ju doni ta drejtojë Tom Doshi me Durim bamin, ju tek partia e tij do përfundoni. Tani që ka ndryshuar versionin ka kaluar me ju është normale
 
Meta-Jozefinës:
Ti Jozefin dil me Tomin në Shkodër dhe bëj fushatë sa të duash të jesh e sigurt që do marrësh shumë vota
 
Ora 11:35 Meta-Berishës: S’e ke problem të mohosh njerëzit e tu.

“Jam i bindur që kunati jot vështirë ta bëjë atë se është njeri i nderuar. E ka përmendur Toma kunatin tënd se kam përmendur unë. Ti je mësuar të mohosh, të gjithë i mohon se ke problem”, u shpreh kryeparlamentari Meta.



Ora 11:35 Fufi mbërrin në parlament: Nuk kam dijeni per atentatin
Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi. Ai është deputeti për të cilin Tom Doshi është shprehur se ka pasur një atentat ndaj tij.

“Unë kam bërë një deklaratë publike e i kam thënë të gjitha. S’kam pasur asnjë lloj sinjali as nga kryetari i Sigurisë dhe as nga deputeti Doshi. Nuk jam marrë në mbrojtje”, u shpreh deputeti demokrat i Lezhës për mediat.




Ora 11:15 Berisha: Meta jep dorëheqjen ose do ketë kaos. Meta: Për ty bej çdo gjë, për Zenin jo!
Berisha:
Të dashur qyetatrë që ndiqni këtë seancë që sot më shumë se kurrë që ngjet si një skenë krimi. Për fatin tonë, dhe më të keq të qytetarëve, në këtë parlament që kur është hapur ky sesion deri tani nuk flitet gjë tjetër veçse për krim. Si kurrë ndonjëherë në histori ishim ne që me përpjekje të jashtëzakonshme arritën në BE, dhe të parët që e denoncuan ishin ambasadat, dhe arritëm me mbështetjen e fuqishme një marrëveshje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin. Kjo ishte marrëveshja e dekriminalizimit. Kjo marrëveshje në njërin aspekt mund të shndërrohet në levën e arkimedit, për të nxjerrë politikën nga spiralet e krimit. Kjo marrëveshje, nëse bllokohet mund të shndërrohet në një përballje që Shqipëria nuk e ka njohur më parë. Por çfarë ndodh? Jo në opozita, por nga pozita vjen një akuzë që unë këtu e kisha denoncuar disa herë. Kisha tentuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit, dhe nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv ndaj Tom Doshit është Sali Berisha. Por ka një gjë. Sali Berisha është njeri i ligjit, as për Tom Doshin as për Kokëdhimën, as për Ramën, as për Metën, nuk kërkoj kurrë përvecc ligjit asgjë tjetër. Harrojeni ju. nuk ka forcë në botë që të më çojë përtej kësaj. Tre muaj më parë njerëzit që thirri ilir meta për të më faturuar vrasjen e Tom Doshit ia përplasën në sy. Unë e mora vesh, as që u shqetësova, meqë afera ishte mes jush dhe ju po e mbyllni. Nuk u mora ndonëse ata më çuan fjalë, të cilët më thanë se është Ilir Meta që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj. Doli që një prej deputetëve tuaj, edhe ty Paulin do të përdorë si Toma dhe do ta pësosh më keq. Nuk bën mirë me u keqpërdorur. pra u denoncua kryetari i parlamentit që ka organizuar vrasjen e dy
Meta: Po ti zotëri e paske ditur para 3 muajsh dhe nuk e ke denoncuar?
Berisha:E kam denoncuar në parlament.
Meta: Vazhdo se e nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie.
Berisha: Përderisa Tom Doshi Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Ilir meta që ishin akuzuar direkt, nuk kishte
Meta: Ky mezi po priste të ndodhte vrasje brenda mazhorancës.
Berisha: Nëse mezi po prisja je i pamend sepse nuk do ta denoncoja në parlament. Unë nuk kam instrument tjetër., akti i parë që bëri i akuzuari, që u akuzua direkt nga viktima, tha këtë e ka Sali Berisha. Fajin e ka Saliu. Po logjikë njerëzore përvecc Ilir Metës nuk ka. Tani për t’i rënë më shkurt, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin duhet t’i japim shans hetimi sepse unë mbetem njeri i vendosur tek ligji. Sepse është në interesin absolut që t’i japim ligjit mundësinë të zbatohet. Ky është kushti më minimal. Për t’i dhënë mundësinë minimale ligjit të veprojë, për ne që na çove në këto skenare, dhe çdo gjë që mund të juy ndodhë ju, nuk do të keni hetues Prokurorin, por Saimir Shullazin. Kjo është situata. Ndaj dhe Saimir Shullazi, doli pasi e përpunoi Bamin e tij, heshti dhe doli e përbalti nga Prokurori i Përgjithshëm e gjithë botën për të shpëtuar Ilir Metën. Situata është kritike. Ne kërkojmë që Ilir Meta si i akuzuari kryesor, për një akuzë të padëgjuar në 25 vite, të heqë dorë nga Kryetari i Parlamentit, të kthehet deputet dhe të bëhen hetimet. Për ne politikisht sa më gjatë ta mbani aq më shumë do të kundërmojë. Ne nuk kemi interesa politike, por të qytetarëve.
Berisha: Po të them një gjë, vetëm sa fakton shkallën e krimit, sepse more i mjerë, ai që mendon se këkron të shesë Tom Doshin si të Sali Berishës, është njeriu më i sulmuar së bashku me Koço Kokëdhimën, Edi Ramën dhe Saimir Tahirin. Hapi rrugën hetimit, jep dorëheqjen, mos shfrytëzo votat e krimit. Je kokë e qelbur.
Ruaje zërin. Jepjani ilaçet sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit. Zoti Beqaj merrni masa.
Berisha: Jep dorëheqjen.
Meta:  Të ta jap përgjigjen? Përgjigja është kjo, për ty bëj çdo sakrificë, po për Shkëlzen Berishën jo, e dhashe nje here nuk mund ta jap dy here doreheqjen per Zenin. Mos u bëj pjesë e pucit të pularisë me Doshin dhe Priftin si aksioner.
Meta:  Për ty bëj çdo gjë por jo për Zenin. Ti je i vetmi që beson më shumë tek Doshi se sa tek Prokuroria.
Berisha: Kjo alibi është e turpshme. Po qeshin deputetët e mazhorancës për marrëzinë që thua. Tom Doshi nuk ka asnjë lidhje, dhe sdo të ketë lidhje. Tom Doshi është njeriu që ti e merrje me helikopter dhe fluturoje Alpeve.
Meta:  Këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës.
Berisha: Më mirë jep dorëheqjen mos e ço vendin aty ku nuk duhet.
Meta: Ulu doktor se nuk ke moshë ti për të ngrohur vezët e krimit.
Berisha: Nuk pranuan kurrë të nënshkruajnë marrëveshje përmbajtës të krimit të shtetit. 



Ora 11:10 Ambasadorët e vendeve të BE largohen nga Parlamenti
Pasi kanë ndjekur pjesën e parë të seancës së Kuvendit, ambasadorët e vendeve të Bsahkimit Evropian, me në krye shefen e delegacionit të BE Romana Vlahutin kanë lënë ambientet e Parlamentit.

Në seancë u caktuan 5 minuta ndërprerje për shkak të akuzave mes palëve, të cilat bënë që Partia Demokratike të bllokojë foltoren e parlamentit. 

Ora 10:55 Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit 
Vendimi i Metës për të ndërprerë për 5 minuta seancën, ka sjellë reagimin e opozitës, ku deputetët demokratë janë ngritur në këmbë dhe kanë bllokuar foltoren.

Ora 10:54 Meta vendos të ndërpresë seancën
Duke parë situatën e tensionuar që në nisje të seancës me deputetët e opozitës në akuza ndaj mazhorancës për deklaratat e Doshit, Kreu i Kuvendit Meta vendosi të ndëpresë senacëns për 5 minuta.

Ora 10:42 Paloka: Meta i lidhur me krimin, të largohet
Paloka: Nuk jam për procedurë, jam këtu se ky është turipi më i madh në parlament. Edhe ti që je këtu është turp.
Meta: Turpi më i madh është që ju prita ju 25 minuta.
​Paloka: Qytetarët shqiptarë, e gjithë bota ka mësuar se ky është akuzuar nga deputetë të këtij parlamenti se ka paguar vrasës me pagesë për të eliminuar dy deputetë. Kryetari i parlamentit është akuzuar nga deputetë, se ka paguar. Ne PD i kërkoi që ditën e parë i kërkoi që të bëjë aktin më normal, që të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para drejtësisë. Vendosu në dispozicion të drjetësisë, dhe nëse je i pafajshëm kthehu aty ku je. Por nuk mundesh që për 21 janar donin të digjnin Shqipërinë. Prej teje donin të digjinin Shqipërinë, ndërsa sot të mbrojnë. Shpresoja që të vija dhe të gjeja Dulen por paturpërsia është në kulmin e saj. kupola e mafias është prapa nesh. Ju që jeni tronditur deir në themel nga ajo që ndodh, ja ku i keni mbrapa. Mund edhe të na mbyllni gojën, sa të jeni bashkë, ndërsa deri dje atij që ka bërë akuzat i lëpinit çdo gjë. Dhe na nxorrët atë minun tonë dhe ju miqtë të ilir metës. Që kur u bërë miq të Ilir Metës dhe Toma miku ynë. Kërkesa është që ju të mos qënndroni në atë karrike.
Meta: Nuk po e kuptoj kërkesën tuaj. Mos e pengoni Palokën.
​Paloka: Opinioni është shumë i qartë. Të japësh dortëheqjen dhe të largohesh.
Meta: Ju keni bërë kërkesë për shkakrim. Mblidhi këshillin dhe jam gati ta shkel prapë rregulloren për ju për këtë arsye, tjetër gjë nuk bëj dot.
​Paloka: Kryeparlamenytari na tregon rregulloren kur ai paguan vrasës me pagesë. Sigurisht mund të na kujtoni edhe rregulloren.
Meta: Doni ta fillojmë me kërkesën për shkarkim? Nuk është me deputeti i këtyre por i juaji.
Paloka: Po joni është se edhe në 21 janar ishte ai.
Meta: Nga e hëna është deputeti juaj.
​Paloka: Absolutisht sot ai është i joni.
Meta: Mund ta bëni edhe kryetar.
​Paloka: Për 6 muaj u morët vesh se kush duhet të përfundonte në burg, ndërkombëtarët apo ky që është në këtë mes. Jo se ishte i inkriminuar se e kanë mbajtur aty 12 vjet, por se doli nga rreshti. Unë të heq qafe Tomën, ti rri aty ku je. Nuk mundet të vazhdojë ky parlament nëse ky zotëria vazhdon aty. Edhe ju po ju them se ai ishte më i forti juaj. Siç paguan për atë, mund të paguajnë edhe për ju. por ju ulni kokën. Por ne dhe shqiptarët nuk mund ta përballojnë këtë, se po ërfundojnë në burg për 600 lekë të vjetra.
Meta: Nëse keni kërkesë të qartë bëjeni.
​Paloka: Zotëri nuk po të themi se je vrasës, po të themi diçka të thjeshtë, largohu. Fakti që pret ministri i brendshëm 3 ditë, dhe me paturpoësi thotë se nuk fola të hënën sa të shuhej zhurma. Por është i akuzuar direkt. 

(Meta kërkon 5 minuta pushim por deputetë e mazhorancës ngrihen dhe rrethojnë foltore)
Meta: Të njoftohet urgjenca dhe shërbimi i shëndetit mendor

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore