Ilir Meta ka dekretuar sot  si Rektor të Akademisë së Studimeve Albanologjike, historianin Marenglen Veli.
  
Veli mban titullin Akademik i Asociuar dhe deri më sot ka qënë drejtues departamenti në Institutin e Historisë dhe Senator i Qendrës së Studimeve Albanologjike.
  
Dekreti i Presidentit Ilir Meta për emërimin e Marenglen Velit
PËR EMËRIMIN E REKTORIT TË AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE
 
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit,
 
D e k r e t o j:
 
Neni 1
 
Zoti Marenglen Verli, emërohet Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.
 
Neni 2
 
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 10602
 
Tiranë, më 31.08.2017
 
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
 
ILIR META