Meta: Dialogu me Edi Ramën i domosdoshëm për integrimin

KORCE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, komentoi takimin e tij me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Sipas Metës, dialogu me Ramën është një domosdoshmëri që i shërben integrimit të mëtejshëm të vendit në BE.

”LSI është një forcë politike që në plan të parë ka interes edhe integrimin e vendit. Dialogu me Ramën është domosdoshmëri në funksion të integrimit”, deklaroi Ilir Meta sot nga qyteti i Korçës ku mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Gruas. Meta, foli gjithashtu dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, i cili u shpreh se zgjedhja e kreut të shtetit nuk duhet të kthehet në një garë mes forcave politike.

“Uroj që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. LSI, nuk ka shpallur asnjë kandidat për president, pasi nuk e shikon si një garë mes forcave politike. Forca që unë drejtoj do të kontribuojë gjithmonë në funksion të stabilitetit dhe integrimit të vendit”, theksoi më tej gjatë fjalës së tij, Meta.
(d.i/b.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin