TIRANE - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Hashures nga selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Duke folur për mediat pas vizitës, Kryetari i Kuvendit u shpreh se kjo festë simbolizon sakrificat që janë bërë në emër të lirisë dhe besimit.
"Dëshiroj të bëj një urim për të gjithë besimtarët me rastin e Ditës së Ashures, që simbolizon sakrificat në emër të lirisë dhe besimit", u shpreh Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. /ATSH/
/Shqiptarja.com