TIRANË - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi me gratë mbështetëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka premtuar se pas këtyre zgjedhjeve do të fillojë puna që në Kuvendin e 2017-s të ketë barazi gjinore.

“Pas këtyre zgjedhjeve do të punojmë që në 2017 të kemi barazi të plotë gjinore në Kuvend. Shqipëria të jetë vendi i parë që do të ketë barazi gjinore edhe në Parlament.”- tha Meta.
 
Më tej Meta vlerësoi se partia që ai drejton do të ketë një rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje, kjo sipas tij pasi LSI nuk kujtohet për simpatizantët e saj vetëm për fushatë, por kujdeset për ta në çdo kohë.

“LSI në këto zgjedhje rezultat të jashtëzakonshëm. Kur të tjerët kujtohen të nisin fushatë ne e kemi përfunduar atë. Ne kujdesemi për mbështetësit tanë në çdo moment.”- u shpreh Meta.

Gjithashtu Meta është ndalur edhe në rëndësinë që kanë këto zgjedhje duke qenë edhe të parat që zhvillohen pas reformës territoriale.

“Asnjë të mos mungojë në zgjedhjet e 21 qershorit, ato e ndajnë Shqipërinë nga një keq organizim territorial në një epokë të re të reformës territoriale që do vendin të ecë më shpejt. Interes i veçantë i grave e vajzave për të mbështetur këtë reformë të rëndësishme. Janë ato që vuajnë më shumë nga mungesa e shërbimeve që ofron pushteti vendor.”- tha Meta.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)