Meta: Do të rri në qeveri, me
PD zgjedhim presidentin e ri

Meta: Do të rri në qeveri, me<br />PD zgjedhim presidentin e ri
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta bëri të ditur dje në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ se Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) shprehu interes për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pak ditë pas kthimit nga vizitat ne SHBA, Meta theksoi se DASH vlerëson se çështje kryesore për Shqipërinë është përshpejtimi i këtij integrimi në kuadër të plotësimit të reformave. “

Në takimet në DASH u nda një vlerësim i përbashkët, por si cështje kryesore mbetet përshpejtimi i integrimit euriopian të Shqipërisë, marrja e statusit të vendit kandidat duke plotësuar reformat e mbetura ende pa kryer”. Meta theksoi se DASH vlerësoi rolin pozitiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit. Sipas Metës, zyrtarët amerikanë kërkuan që në vendin tonë të përshpejtohet dialogu politik me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

“Vlerësimi i DASH është pozitiv në përgjithësi. Na shohin si një faktor i rëndësishëm për rolin në stabilitetin e paqes në rajon, por theksuan përshpejtim në dialogun poltik në vend për përmbushjen e prioriteteve që të marrim statusin që mund ta kishim marrë dhe 2 vite më parë”. Më tej kreu i LSI theksoi se takimet me kongresmenë dhe senatorë patën pikë referimi dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin ekonomik. “Në takime u evidentua dhe mundësia e rritjes së marrëdhënieve ekonomike-tregtare, se Shqipëria ka mundësi të pashfrytëzuara. Por, sot për shkak të një situate ndryshe në Ballkan, por edhe për rolin e Shqipërisë si vend me porte prej pozicionit të rëndësishëm strategjiko-gjeografik, shihet si një vend i mirë për investime”. Sipas Metës, tregu ku mund të interesohen amerikanët është ferrokromi. “Bëhej fjalë për shumë aspekte, shumë produkte, një nga disa lloje produktesh është ferrokromi, që SHBA mund ta importojë nga Shqipëria”.

KOALICIONI
Kreu i LSI-së duke vlerësuar se koalicioni me Partinë Demokratike ka funksionuar më mirë se ai me Partinë Socialiste vite më parë, Meta u shpreh se ai do të vijojë deri në mandatin e plotë të tij.
“Ky është një koalicion që ka funksionuar, sic ka treguar gjatë 3 viteve për cështje të rëndësishme, ndaj mendoj se do funksionojë. Mendoj se kjo ka qenë një përvojë pozitive, partitë brenda tyre kanë shpesh humore të ndryshme dhe raporte të ndryshme dhe kjo është mëse normale, por mendoj se ky eshtë një koalicion që ka funksionuar më mirë se me PS”,- deklaroi Meta. Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, i cili ka paralajmëruar krijimin e një partie të polit të qëndrës, Meta nënvizoi se LSI do të respektojë marrëveshjen me PD. “Nuk kam patur një kontakt me zotin Dule. Për shkak edhe të mungesës fizike nuk mora pjesë në evenimentin e PBDNJ-së, por ne kemi marrëveshje me PD dhe do i qëndrojmë. Së pari nuk e njoh këtë marrëveshje, së dyti ne kemi marrëveshje me Partinë Demokratike dhe do ta respektojmë. Janë edhe 14 muaj”,- nënvizoi Meta.

PRESIDENTI
Duke mos dashur të komentojë presidencën e Bamir Topit, e cila ka shkaktuar mjaft polemika brenda mazhorancës, kreu i LSI-së theksoi se për zgjedhjen e kreut të shteti nuk duhet të bëhen llogaritje për përfitime personale. “Ne për cështjen e presidentit kemi marrëveshje me PD, kur kemi krijuar koalicionin ku përfshihet edhe cështja e presidentit. Por, duke vlerësuar momentin në të cilën jemi por edhe prespektivën vlerësojmë se ky është një proces ku nuk duhet të bëhen llogaritje meskine dhe të kthehet në një mënyrë kalkulimesh apo përfitimesh të caktuar, por duhet parë si një moment pjekurie, i cili do të ndihmonte klasën politike në tërësi për të gjetur një frymë bashkëpunimi c’ka duhet të përfaqësohet edhe vetë”,- theksoi Meta. I pyetur nëse duhet të zgjidhet një ‘pëllumb’ nga PD apo një ‘skifter’ nga opozita, Meta theksoi se “në këtë rast, e rëndësishme është që pëllumbat të mos kthehen skifterë pasi bëhen presidentë. Dmth që cilido zgjidhet president pas betimit duhet t’i përkushtohet institucionit dhe përfaqësojë frymën e këtij institucioni në mënyrë që institucioni të funksionojë”.

Ndërsa pyetjes për emra të përveçëm si Jozefina Topalli, Kastriot Islami apo Fatos Nano, Meta theksoi se LSI nuk është e interesuar për emrat sesa ka interes për mënyrën si do zhvillohet ky proces. “Nuk dua të hyj në emra, se në rast se hyj në emra natyrisht merr citime personale apo emocionale se për shkak të pozicionit dhe bindjes që kam se procesi është i rëndësishëm. Shpreh konsideratë për të gjithë emrat, edhe për gruan apo zonjë që është propozuar nga politikanë të ndryshëm apo zera te mediave, më e rëndësisishëm është procesi, jo emri. Të kemi president që të përkushtohet në fushën e drejtësisë të garantojë pavarësinë e institucioneve dhe në momente të rëndësishme të ketë integritetin moral kur ja kërkon detyra.
Dua të jetë një proces sa më i hapur, konkurrues, e rëndësishme është që të ketë frymë konstruktive dhe pozitive për këtë proces”. Më tej, Meta theksoi se LSI me mandatet që gëzon në Parlament ka një rol përcaktues dhe në procesin e zgjedhjes së Presidentit. “LSI për shkak të mandateve që ka mund të ruajë një rol që mund të forcojë pozitat e saj, e rëndësishme është që të garantojë një proces të duhur për zgjedhjen e Presidentit. LSI nuk do shohë interesin e kandidatëve, por procesin”

MARREDHENIA ME EDI RAMEN
Pyetjes nëse pas procesit gjyqësor marrëdhëniet me kreun e opozitës janë c’tensinuar Meta sqaroi: ‘Kjo nuk ka asnjë lidhje me kanale të mundshme komunikimi. Gjithë procesi ishte i orkestruar në nivelet më të larta të opozitës aktuale dhe është një histori që me përfundimin e gjyqit e kam lënë pas dhe kam bërë të qartë se fokusi im është integrimi i vendit, kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të arrijjmë tani. Këto muaj janë të përcaktuar dhe nuk mund të humbim vite të tjera”,- deklaroi Meta.

REFORMA ZGJEDHORE
Meta u shpreh që LSI sa i përket reformës zgjedhore kërkon standarte, pasi sipas tij me rëndësi është përfaqësimi i drejtë dhe leximi i votës së shqiptarëve në mënyrë proporcionale.
“Ne nuk vëmë kushte, por kërkojmë standarte, në këtë këndvështrim një nga standartet kryesore është përfaqësimi i drejtë. Në variantin proporcional vota e shqiptarëve të numërohet në mënyrë sa më proporcionale. Ne jemi të angazhuar në këtë drejtim dhe me përfaqësuesit tanë në komisionin e reformës zgjedhore dhe do insistojmë në cështjen e barazisë së votes”,- u shpreh Meta. “Jemi të hapur për të gjitha formulat, që nga një rindarje administrative më e balancuar. Duhet vullnet politik sidomos nga PD dhe PS. Për momentin përqëndimi i tyre ka qënë tek cështjet e administrimit dhe shpresojmë të ketë një reflektimin”,- vijoi Meta.

SULMET E PS-SE
Sa i takon sulmeve të opozitës për privatizimin e Albpetrol, Meta tha se procesi është nisur që me qeverisjen e majtë, ndërkohë që nënvizoi se socialistët kanë mundësi të monitorojnë tranparencën e procesit. “Është paragjykim i jashtëzakonshëm se nga njëra anë denoncohet si abuziv dhe nga ana tjetër ka një kundërvënie që po bëhet në mënyrë transparente. Ka dhe disa cështje të tjera se është proces që ka nisur me PS-në. Do i mirëkuptoja dyshimet e tyre. Opozita i ka mundësitë të monitorojë të gjithë trasnparencën e procesit”,- tha Meta.

TAKSA PROGRESIVE
Kreu i LSI-së u shpreh kundër propozimit të PS për taksën progresive, duke argumentuar se taksa e sheshtë është më pozitive pasi afron investitorët. “Drejtësia sociale nuk ka të bëjë vetëm me taksën, por dhe me rishpërndarjen dhe ka forma më të ndryshe për të bërë shpërndarje më të drejtë për të ardhurat e të mirave materiale. Ne si prioritet duhet të kemi rritjen e vendeve të punës, jo vetëm goditje, se kjo është një filozofi goditëse. Së pari nuk mund të ndryshohet sistemi i taksave cdo katër vjet, se dhe administrata do kohë të mësohet me sistemin e ri. Së dyti duhet të përcaktohet prioriteti. Taksa e sheshtë ka rezultuar pozitive për vende pune dhe nxitjen e investitorëve”,- deklaroi Meta.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë, fitojnë 5-0 në miqësoren e Prishtinës