Meta falenderon pjesëmarrësit e 2 marsit: S'ka fitore pa sakrifica, demokracia nuk vjen dhuratë

Meta falenderon pjesëmarrësit e 2 marsit: S'ka fitore pa sakrifica, demokracia nuk vjen dhuratë

Falenderimet e presidentit Ilir Meta ndaj personave që mbështetën atë në manifestimin e 2 marsit, vijojnë edhe dy ditë pas tubimit. Krahas vlerësimeve, kreu i shteti vë në pah edhe problemet që 'një grup ideatorësh që synojnë grusht shteti' i kanë shkaktuar vendit si shpopullimi i kombit dhe mospërkrahja e studentëve dhe të rinjve. Pas kërcënimeve që Ilir Meta bëri se protestat do të vijojnë deri në kthimin e kushtetutshmërisë, për kreun e shteti pjesë e 'luftës' së tij do të jetë edhe 'kthimi i shqiponjave në atdhe'.

Duke publikuar fjalën e  plotë të studentes së fakulteti të drejtësisë, Oneda Skënderi, e cila është e bija e gjykatësit të përfolur në Durrës Vladimir Skënderi, presindeti premton se ai do jetë në shesh në radhë të parë për rininë. 'E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit. Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës', shkruan Meta në Facebook.

Oneda Skënderi

Një përshëndetje tjetër e Metës ka ardhur edhe për kampionin ndërkombëtar të boksit, Christian Demaj, i cili i kishte kujtuar Presidentit se 'nuk  mund të ketë fitore pa sakrifica dhe se demokracia nuk vjen dhuratë'.

"I lumtur të kaloja një drekë të paharrueshme me kampionin ndërkombëtar të boksit, Christian Demaj. Nuk do ta harroj deri sa të vdes atë natë kur në WhatsApp-in tim mbërrin një video me një boksier që sapo kishte mbaruar një ndeshje ndërkombëtare. Po ç’lidhje ka kjo me mua thashë? Më pas dëgjova një apel të tij që bënte thirrje për të marrë pjesë në Manifestimin për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se ia dedikonte këtë fitore këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar. Gjumi im u prish se nuk po kuptoja nëse ishte një video fake apo e vërtetë. Sot u mrekullova edhe më shumë kur ndjeva patriotizmin e pafund dhe dëshirën për t’u kthyer sa më parë përgjithmonë në Shqipëri dhe pse ka lindur e jeton në Gjermani. Duke qëndruar me kampionin pashë dhe disa shenja sakrificash nga ndeshja e fundit. Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë?", shkruan Meta

Kampioni ndërkombëtar i boksit, Christian Demaj

Pas nuk kanë mbetur as shqiptaro-amerikanët që mbështetën këtë manifestim dhe për t'u bashkuar me 'pranverën kuqezi'. Meta përshëndeti disa herë shqiptaro-amerikanët edhe gjatë tubimit, duke i shkaktuar atij edhe 'incidente' me ambasadën amerikane , për përdorimin e  flamurit të saj gjatë manifestimit. 'I lumtur të takoja Ervis Zholin, i cili udhëtoi për 30 orë për t’u bashkuar me pranverën kuqez. Përqafime gjithë shqiptaro-amerikanëve, që sakrifikuan për t’iu bashkuar manifestimit madhështor', shkruan kreu i shtetit.

Shqiptaro-amerikani Ervis Zholi

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin