Meta:Fitoren ia dedikoj nënës,më
ndihmoi të mos i bindem dhunës

Meta:Fitoren ia dedikoj nënës,më<br />ndihmoi të mos i bindem dhunës
“Të mos i bindesh dhunës cilado qoftë ajo është gjëja e parë që të ndihmon të arrish lumturinë ose qetësinë. Fitoren ia dedikoj nënës më ndihmoi të mos bindem” është ky rrëfimi i parë i këngëtarit shqiptar Ermal Meta gjatë një interviste për median italiane duke mos harruar edhe rolin që nëna ka patur në jetën e tij

Pa dyshim këngëtari shqiptar Ermal Meta është një nga fituesit dhe kryefjala e edicionit të 67 të këngës italiane.

Artisti shqiptar rrëmbeu plot tri çmime,Sanremo Cover, çmimin e kritikës ‘Mia Martini’ dhe vendin e tretë duke lënë mbrapa emra të njohur të muzikës italiane.

Me këngën 'Vieteto Morire' një himn kushtuar kundër dhunës në familje artisti shqiptar arriti të fitonte zemrën e publikut Italian.

E përditshmja italiane 'TGCOM24'  ka marrë në intervistë këngëtarin duke e vizituar në shtëpinë e tij.

Më poshtë është intervista e plotë:

Cfarë do të thonë për ty këto cmimime?
Publiku dhe juria profesioniste e vlerësuan këngën time në krahasim me këngët e tjera dhe unë nuk mund të mos isha i lumtur

Në 11 vite nga debutimi juaj, mbërritët të këndonit me kampionët  në Sanremo, cfarë do të thotë kjo për ju?
Do të thotë  se jam përkushtuar 11 vite. Pa mund nuk fitohet asgjë.

Vitin e shkuar kandiduat në Saremo tek kategoria e të rinjve, këtë vit me kampionët, cfarë ndryshoi?
Përgjegjësia është e njëjta sepse duhet të përpiqesh të japësh maksimumin, skena është e njëjta, platea dhe njerëzit po ashtu.

Kënga juaj tregon historinë tuaj dhe është miksim pak pop?
Tingulli sigurisht është më i lehtë sesa teksti.  Doja të dërgoja një mesazh më të thjeshtë në mënyrë që edhe teksti të kuptohej.

Teksti në fakt është shumë i rëndësishëm…
Kënga tregon një histori e cila në thjeshtësinë e saj doja të bëhej një manifest, një himn kushtuar mosbindjes. Nuk po flas këtu për dhunë, por për mosbindje ndaj dhunës. Cdo gjë që vëndos në rrezik integritetin e jetës njerëzore duhet ta zgjidhim po ne nuk ka dicka superiore që do ta bëjë.  Pra mosbindja  është gjëja e parë që na ndihmon të jemi të lumtur dhe të gjejmë qetësinë. Me anë të kësaj kënge dua të përçoj këtë mesazh: Duaje jetën tënde dhe të tjerët, vepro ashtu si ndihesh

Eksperienca juaj në Sanremo?
Shumë e bukur, me dy profesionistë si Konti dhe Maria De Filippi, një orkestër e mrekullueshme, dhe 11 milionë telespektatorë.

Albumi do të ketë titullin e këngës fituese, si lindi ideja?
Albumi ka 9 këngë,  të gjitha ndryshojnë nga njëra tjetra duket sikur i kanë shkruar persona të ndryshëm. Majde mendova se kam probleme të shumë personaliteteve, por arrita në përfundimin se të gjithë jemi të tillë jo vetëm unë. Disa maskohen si të mirë disa të tjerë si të këqinj, unë jam në kategorinë e parë (qesh)
 
Kujt ia dedikon fitoren?

Këtë fitore ia dedikoj nënës sime e cila më ka ndihmuar të mos i bindem cdo lloj dhune.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......