Presidenti shqiptar Ilir Meta ka pritur ditën e sotmë homologen kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç. Në një konferencë për shtyp të dyja palët kanë komentuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.
Në fjalën e tij, Meta u shpreh se vlerëson mbështetjen e Kroacisë për çeljen e negociatave.
Kroacia ka qënë mbështetëse e çeljes së negociatave, pasi ndajmë vizion dhe interesa të përbashkëta. Mirënjohje për projektin e kombeve të bashkuara mbi menaxhimin e ujrave detare. Patëm kënaqësinë të mirëprisimin njoftimin e Avranopulos sot në lidhje me Kosovën.
Ilir Meta, president
Ndërsa presidentja kroate, vlerësoi shqiptarët si miq të vërtetë duke u shprehur se në këtë periudhë në Kroaci kërkohen mjaft punonjës sezonal.
Bisedat tona ishin shumë miqësore. Shpreh besimin që ne ta vazhdojmë dialogun mes nesh. Shqipëria ishte miku ynë kur miqtë ishin të paktë. Ne e kujtojmë dhe e vlerësojmë. Komuniteti shqiptar atje është shembull i miqësisë tonë pasi 18000 shqiptarë jetojnë në Kroaci. Jemi mirënjohës për kontributet që i keni dhënë për vendin tonë.
Kërkojmë të punësojmë punëtorë sezonalë dhe shqiptarët janë mëse të mikpritur.
Jam gjithashtu shumë e kënaqur mbi marrëveshjen e ndotjes detare mbi detin Adriatik. Ka mbështetjen tonë teknike në rrugën drejt BE-së. Jemi gati të vazhdojmë jo vetëm mbështetjën politike por çfarëdo që keni nevojë.
Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidentja kroate
Pas fjalës së mbajtur nga të dyja palët, presidenti Meta u pyet nga gazetarët edhe mbi çështjet më të nxehta të momentit, ato të negociatave mbi marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Vettingun.
Për çështjen e negociatave theksoj angazhimin tim të plotë. Është e rëndësishme të kuptojmë që është një proces që duhet të barazohet me barazinë e palëve. Nga ana ime si president iu siguroj që do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia. Sa për Vetingun, ajo është reformë madhore. Shpreh mbështetjen time. Ju siguroj për përmbushjen e detyrimeve. Dua të theksoj edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës.