Djegia e mandateve/ Meta flet për krizë kushtetuese dhe kërkon nga palët hapa pas (VIDEO)

TIRANE  - Kreu i shtetit Ilir Meta u ka bërë thirrje palëve politike të bëjnë hapa pas për të rivendosur normalitetin në atë që ai e quajtir krizë politike, kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri. Por a mund të bëjë hapa pas opozita nga vendimi i saj i djegjes në bllok të mandateve të deputetëve?! Sa i vlefshëm është ky apel, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t'i japë mandatet e deputetit kandidatëve pasues në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. Katër të parët morën sot mandatin nga KQZ dhe nesër betohen në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu, Presidenti Ilir Meta foli për një krizë kushtetuese, por siç dhe ndërkombëtarët kanë deklaruar,  parlamenti mbetet legjitim, pasi ka shumicën për të vazhduar punën, deri më tani me 85 deputetë. (79 të mazhornacës, Murrizi i PD-së, Lefter Koka i LSI-së, dhe 4 deputetët e rinj që betohen nesër në Kuvend).

Hapa pas në këtë rast, do të përktheheshin në tërrheqje nga protestat e dhunshme të opozitës për rrëzimin e qeverisë. 

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës me presidentin e Sllovenisë këtë pasdite, Presidenti Ilir Meta kërkoi zgjidhje politike për krizën kushtetuese! 

"Jemi në kushtet e një krize politike, kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur, në mënyrë të vijueshme kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e kaluar për mundësinë e çeljes së negociatave në qershorin që po vjen. Dhe një ditë pas vendimit të qershorit kam thënë se duhet të fillojmë punën qeveri-opozitë, pasi mund të ikë një vit dhe të mbesim në sërish vend. Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend. Unë besoj se kur ka vullnet dhe vihet në plan të parë interesi kombëtar, duhet të na motivojë shumë për shkak të kohës që po pakësohet, ka të bëjë edhe me një vendim të mundshëm për çeljen e negociatave duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve të mençura dhe zgjidhjes politike të kësaj situate" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Dialogu Kosovë-Serbi/ A mund të përfshihet Shqipëria? Meta: Kurrë!

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Shqipëria nuk duhet që të përfshihet në dialogun për zgjidhjen e cështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kjo është përgjegjësi e drejtuesve të shtetit të Kosovës që janë zgjedhur.  "Shqipëria është nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës e respekton dhe mbështet dhe cështja e dialogut është një përgjegjësi që i takon udhëheqësve të Kosovës që janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat. Cdo ndërhyrje nga Shqipëria do të ishte mungesë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës. Nxis drejtuesit e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtësisht për të cuar këtë dialog përpara në interesin më të mirë të Kosovës, por edhe të një zgjidhje të qëndrueshme. Do të respektojmë cdo zgjidhje që institucionet e Kosovës do të pranojnë.

Sa i takon marrëdhënies të Shqipërisë me Serbinë, ju e dini që që nga koha kur krimineli i Ballkanit u rrëzua, marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira, Shqipëria ka bërë hapa të guximshëm për t'i përmirësuar dhe do të vijojmë pa u lodhur për t'i forcuar duke menduar që kjo ndihmon në klimë pozitive edhe në dialogun Kosovë-Serbi. Por kurrë duke marrë përsipër për të përfaqësuar Kosovën për cështje që ajo i ka në dialog me Serbinë, kjo është përgjegjësi e udhëheqësve të Kosovës" tha Meta.

Ndërsa kreu i shtetit slloven Borut Pahor tha se është i hapur për cdo zgjidhje që do të arrijnë Serbia dhe Kosova, përfshirë rishikimin e kufijve. "Qeveria slloneve është e frenuar, por unë jam shprehur për zgjidhje të krizës në mënyrë paqësore. Pra kam thënë se mund të shihet opsioni i ndryshimit të kufijve por me disa kushte të caktuara. Jam i hapur edhe për këtë variant nëse dy shtetet, e ofrojnë një mundësi të tillë, nëse këtë proces do e menaxhojnë në mënyrë të të mençur në bashkëpunim me BE dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Një akt i tillë i guximshëm duhet të mos çojë në një konflikt dhe me kusht mos ketë efekti domino që mund të cënojë sigurinë e rajonit. Korrektimi i kufijve do të mundësonte njohjen diplomatike, por jo mbi bazë nacionale”." përfundoi ai.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZoguZi: 04/03/2019 21:14

    Ca krize thu me ? Veç po ke noi krize krevati me ate fytyr plastelinen,Po

    Përgjigju
  • Arben Metani: 04/03/2019 18:57

    Nuk je i besueshem. Ta kishe megjithmend kete qe thua do ta kishe nisur nga gruaja jote. Nuk jane perralla per ne keto qe thua gjeje nje mosh me te vogel se mosha e ndergjegjes politike te popullit tend sot, per ta genjyer.

    Përgjigju
    • lexues: 05/03/2019 11:48

      cfare presidenti mund te quhet ky??? rezultat i nje vendimi kafaneje..predisent i popullit,

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla