TIRANË - Kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka vlerësuar kandidimin e doktor Halim Kosovës për Bashkinë e Tiranës  si një risi pozitive në politikën shqiptare.
 
Sjellja e doktor Kosovës në fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës, sipas Metës sjell një standard të ri. “Politika ka nevojë për më shumë qytetari”, - tha Meta në një deklaratë për mediat.
 
Të dy kandidatët për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i koalicionit të majtë dhe Halim Kosova i të djathtëve zhvilluan një fushatë e cila në thelb ishte jashtë akuzave politike, por u përqendruan më shumë në prezantimin e programit të tyre për të sjellë ndryshimin e kryeqytetit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)