Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me stërvitje nga liqeni i Tiranës.

Ai shfaqet nën shoqërinë e këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Bahri Shaqiri, që duket se ka zgjedhur gjithashtu të ushtrojë aktivitet sportiv.

Krahas videon Meta shkruan ”Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”.

Kujtojmë se deri dje Meta i bënte thirrje Kuvendit që të mos votojë ndryshimet në Kod Zgjedhor pa pritur opinionin e Venecias, ndërsa sot si duket e ka "harruar" .