Foto e publikuar nga presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta kërkon një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar, sipas së cilit është bërë në mënyrë të paligjshme, e ndërsa u ka bërë thirrje Aleancës, si organizuese e protestës, që të mos ii përgjigjen dhunës me dhunë.
" Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë", tha Meta.
Lajmi kryesor: