Meta: Hilja që bëri Ardian Dvorani me botimin e listave të kandidatëve në Fletoren Zyrtare

Presidenti Ilir Meta akuzon se kreun i KED-së Ardian Dvorani ka shpërdoruar detyrën pasi në datë 22 shtator botori në Fletoren Zyrtare listat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Metës kjo është shkelje, pasi ligji përcakton se lista botohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare. Por kjo sipas Presidentit kjo ishte bërë me qëllim që Arta Vorpsi të vetëzgjidhej sipas mekanizmit zhbllokues, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën e tij. "Kjo krijoi bindjen se kryetari i KED-së i kreu të gjitha këto me vetëdije për të diktuar radhën e zgjedhjes për Presidentin duke shkelur ligjin" tha Meta.

"Duhet të ishte ndjekur radha kronologjike për t'u respektuar ligji dhe Kushtetuta. Për të mbrojtur gjithë procesin, KED duhet të mbante parasysh kërkesat e ligjit për cdo vakancë; secili prej organeve ka në dispozicion 30 ditë për t'u shprehur, por me një dallim, Kuvendi e ka këtë afat në Kushtetutë, ndërsa Presidenti në ligj. Ky afat për Presidentin filloi të ecë prej datës 09. 10.2019, kjo që Presidenti të shprehej para datës 7 nëntor të 2019. Ky veprim i qëllimshëm i kryetarit të KED-së që Kuvendi ka ushtronte detyrimin për të votuar zgjedhjen pas datës 7 nëntor, moment që lidhej me përfundimin e afatit të Presidentit. Kjo e vendosi Presidentin në pamundësi duke e përpjekur të krijojë gjendjen e faktit të kryer, që të shprehej brenda afatit 30 ditor, përpara se Kuvendi të shprehej.

Nëse do të ndiqja logjikën e krijuar qëllimisht dhe personalisht, do të ishte shkelje e Kushtetutës sa i takon radhës së emërimit. Në këtë mënyrë vetëm një shkresë e kryetarit të KED-së datë 8 tetor, rrezikonte të përmbyste të gjithë rregullin dhe presidenti të vendosej në pamundësi ashtu sikur u vendos për emërimin e gjyqtarit të dytë. Kryetari i KED-së vetëm me një shkresë provokoi të imponoi një rregull të ri që të shkelte hapur Kushtetutën. Arrihet në bindjen se ishte një manovër e qëllimshme. Presidenti me dekretin e datës 15 emëroi pa vonesë Besnik Mucin, gjyqtarin e parë. Më pas në 15 tetor isha në pritje që kuvendi të zgjidhte anëtarin para datës 7 nëntor që të zgjidhja anëtarin e dytë. KED nuk diskutoi asnjë cështje tjetër në mbledhje dhe është treguar shumë qartë vullneti i presidentit pas shkresave për kuvendin dhe KED-në për të zgjidhur këto shqetësime.

Pas përfundimisht të mbledhjes së KEDsë të datës 7 nëntor, iu përgjigj presidentit për praktikën ligjore të ndjekur për katër kandidatët, Ndërkohë që ditën e shtunë në datë 12 u botua vendimi i KED-së i datës 21 shtator për renditjen e gjyqtarëve për në Kushtetuese, vendim që iu përcoll presidentit prej datës 8 tetor. Në lidhje me botimin e paligjshëm, pasi është e qartë se nuk e përcaktojnë këtë vendim që mund të botohen në Fletoren Zyrtare. Aktet e vlerësimit dhe renditjes publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. KED edhe në 21 shtator dhe më pas nuk ka marrë vendim kolegjial për botimet në faqen zyrtare, por është individual. Dërgimi dhe botimi në fletoren zyrtare është bërë për të mashtruar. Me këtë vendim për botimin në fletoren zyrtare është kryer shkelje e rëndë e ligjit dhe të hetohet nga organi i Akuzës.

Ky është tejkalim i qëllimshëm  dhe kjo përbën vepër penale të shpërdorimit të detyrës. Kryetari i KED ka vepruar duke dashur të bëjë publike idenë e rremë që kandidatë të caktuar janë vetëshpallur anëtarë të Kushtetueses për shkak të mekanizimit zhbllokues, me këtë veprim e konsideroi Arta Vorpsin anëtare të Kushtetuese. Ligji nuk e cakton se kush nga kandidatët në listë mund të zgjidhet anëtarë i Kushtetues përmes mekanizimit zhbllokues. Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke përvetësuar detyrën e Presidentit. Loja e ribotimit në fletoren zyrtare në 9 nëntor të të njëjtit vendim të botuar në 22 shtator solli një pasojë të rëndë, që Kuvendi në 11 nëntor e trajtoi Vorpsin si kandidate të vetëzgjedhur. Kjo krijoi bindjen se kryetari i KED-së i kreu të gjitha këto me vetëdije për të diktuar radhën e zgjedhjes për Presidentin duke shkelur ligjin" thotë Meta.


Lajmi kryesor:

Ngërçi në Kushtetuese/ Meta: Të hënën kallëzoj penalisht kreun e KED! Armët, një nga tre rrugët që ka populli (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump