Për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo ka reaguar edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur se “ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës”.
/Shqiptarja.com
Aleksandër Lalo u nda nga jeta pas një ataku në zemër ditën e djeshme, duke lënë të shokuar gjithë skenën shqiptare, pasi deri pak ditë më parë ai ishte i aktivizuar si pjesë e jurisë në një emision në televizionin Klan.
Statusi në Facebook i Ilir Metës
Të dashur miq!
Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës.
Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë.
Er.K/Shqiptarja.com










