Meta i dha nënshtetësinë si 'VIP' brenda 8 orësh/ Shyhet për në 10 nëntor seanca për futbollistin Cobbinah, nën akuzë për falsifikim të lejes së qëndrimit (VIDEO)

TIRANË- Shyhet për në 10 nëntor seanca për futbollistin e Tiranës, Cobbinah, ku akuzohet për falsifikim të lejes së qëndrimit. Cobbinah e ka marrë nënshtetësinë në emër të interesit kombëtar, duke e përjashtuar nga plotësimi i të gjitha kritereve, përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe.  Report tv mëson se Cobbinah nuk di shqip, por po mëson pasi aktualisht po ndjek një kurs.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta sjell video teksa futbollisti nën shoqërinë e avokatit të tij Edmond Selimi futet në ambientet e gjykatës ku është marrë i pandehur. Edhe pse Cobbinah ishte në akuzë për falsifikim të lejes që qëndrimit, presidenti Ilir Meta në shkelje flagrante të ligjit i dha atij nënshtetësinë, me një procedurë të përshpejtuar brenda 8 orësh, pa kryer verifikimet e duhura, e duke thelluar kështu skandalin me dhënien e nënshtetësisë. Report TV ka zbardhur më herët dosjen e plotë penale të futbollistit.

Referuar dosjes penale me numër 5165 qe Shqiptarja.com ka siguruar, futbollisti nga Gana është kapur nga policia në 6 qershor 2019 me dokumente të falsifikuara. Ai po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Gjatë kontrollit, policia kufitare në Rinas ka konstatuar se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar që me 15 janar 2019, ndërsa i kërkoi nëse kishte një leje qëndrimi.

Cobbina i paraqiti një leje qëndrimi me numër 138564, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe vlefshme deri 15 shkurt 2019. Por në lejen qëndrimit në emrin e tij , që edhe ajo kishte skaduar, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një personi të tjetër, konkretisht Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni. Policia e ka bllokuar lejen e qëndrimit si të falsifikuar, pasi i përkiste dikujt tjetër, por që kishte foton e ganezit.

Po nga e siguroi këtë leje false Cobbina? Kur prokuroria e ka marrë në pyetje si person nën hetim, ganezi ka pohuar se lejen e qëndrimit ia ka dhënë dikush që ndiqte ndeshjet e Tiranës nga stadiumi, por që ai nuk njihte se kush ishte ky person. Gjatë kësaj kohe Cobbina ishte futbollist i Klubit Tirana.  Po sipas kësaj dosje, Cobbina ka pohuar se tre javë pas takimit të parë, ky person ka ardhur në stadium dhe i ka dhënë një zarf, në të cilën ishte leja e qëndrimit të tij. Futbollisti thotë se as që e ka lexuar lejen, por e ka mbajtur me vete si të rregullt, Sipas tij, fotografinë e tij që ndodhet në leje, personi i ka marrë nga interneti. Futbollisti pretendon se nuk e njeh këtë person, por thotë se është i gjatë rreth 175 deri në 180 cm. Ndërkaq, Cobbina ka pohuar në prokurori se e njeh personin tjetër, Junior Yunus Sentamu, numri i pasaportës të të cilit ndodhej në lejen e qëndrimit. Sentamu ishte kolegu i tij futbollist.

Nga hetimi i prokurorisë, ka rezultuar se leja e qëndrimit ishte prodhuar në fotokopje me ngjyra.

Report Tv ka ndjekur hap pas hapi skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga presidenti Ilir Meta, i cili ka dhënë 419 nënshtetësi të tilla në tre vite, kur paraardhësit e tij, gjatë 10 viteve, kanë dhënë vetëm 76 nënshtetësi të veçanta, në shmangie të ligjit. Por, nëse ata u kanë dhënë nënshtetësi në emër të interesit kombëtar personaliteteve si: Adem Demaçi, Majlinda Kelmendi, Eliza Dushku dhe James Belushi, Ilir Meta u ka dhënë shtetësi në emër të interesit kombëtar dhe si asete të kombit njerëzve të krimit, korrupsionit, personazheve anonimë, këngëtarëve tallave, falsifikatorëve dhe manipuluesve të votave, mes tyre dhe kosovarit të dënuar me 30 vite burg, që vrau 5 vetë. Për këtë çështje, gazetari Adriatik Doçi, autor i investigimit, u thirr në Komisionin e Sigurisë ku dha detaje mbi këtë investigim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Nën akuzë për falsifikim të lejes së qëndrimit, seanca për futbollistin e Tiranës në 10 nëntor! Meta i dha nënshtetësi për 8 orë

Seanca e radhës për futbollistin e Tiranës Winful Cobbinah është caktuar më 10 nëntor 2020. Kjo sepse është kërkuar nga mbrojtja që gjykata të vërë një dispozicion një përkthyes të licensuar. Cobbinah e ka marrë nënshtetësinë në emër të interesit kombëtar, duke e përjashtuar nga plotësimi i të gjitha kritereve, përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe.  Report tv mëson se Cobbinah nuk di shqip, por po mëson pasi aktualisht po ndjek një kurs.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skrapari: 29/10/2020 15:18

    Aty duhet te ishin te dy meta dhe ky gazubi zi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja