TIRANË- Gazetari i shqiptarja.com dhe i Report Tv Adriatik Doçi i thirrur në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar për sigurinë Kombëtare, tha se presidenti Meta shkeli ligjin duke i dhënë nënshtetësinë një personi të dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 3 fëmijë.

"Nga verifikimet e bëra, 90 përqind të personave që kanë marrë nënshtetësi të veçanta, nuk kanë asnjë kontribut dhe nuk shquhen në ndonjë fushë të caktuar. Në mes të 419 personave që kanë marrë nënshtetësi në emër të interesit kombëtar, është dhe një i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë. Ai është Arsim Fadil Ramadani i lindur në Kosovë. Nga verifikimet rezulton se gjeneralitetet e këtij personi në certifikatën që unë kam gjetur dhe që ka nënshtetësi shqiptare përputhen me atë që ka në dosjen e presidencës. Ai u dënua me 30 vite dhe është falur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai bën pjesë në listën e 419 personave që kanë marrë nënshtetësi nga Meta"  si VIP Arsim Ramadani është dënuar në të 3 shkallët e gjyqësorit. Ka vuajtur 15 vite burg dhe në 2017 është falur me dekret presidencial"  - tha Doçi.

Ai tha se është shantazhuar nga presidenca për të ndërprerë investigimin. "Në telefonin tim nuk kanë mbërritur kërcënime, por ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin e emrave", shtoi Doçi. 

Në seancën dëgjimore e cila u ndërpre dy herë për shkak të problemeve me audion, Doçi ka rrëfyer se si nisi investigimin dhe nga ky e mori indicien. Dy kanë qenë indiciet kryesore, ka sqaruar Doçi, së pari këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e nënshtetësisë dhe mungesa e dekreteve.

"Investigimin e kam nisur rastësisht. Ka qenë këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e ligjit të ri të nënshtetësisë, që më bëri të dyshoj. Indicia e dytë ishte mungesa e botimit të dekreteve të presidencës. Mungonin dekretet për dhënien e nënshtetësisë. Këto më shtynë të bëj kërkime për këto nënshtetësi. Në 3 vite u dhanë 854 nënshtetësi të veçanta në emër të interesit kombëtar. Në 10 vite nënshtetësi të tilla janë dhënë 350 nga presidentë të mëparshëm. Diferenca është shumë e madhe", sqaroi Doçi.

VIDEO/Seanca e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Felaj: Presidenca nuk mund të përdoret në mënyrë të papërgjegjshëm për qoka personale

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj gjatë seancës së sotme dëgjimore me gazetarin Adriatik Doçi, është shprehur se Presidenca nuk mund të përdoret për qoka personale.

Ora 11:21
Hera e dytë që Komisioni i Sigurisë pezullon për arsye teknike seancën dëgjimore me gazetarin Adriatik Doçi

1603789747_adriatikdoci.jpg

Hera e dytë që Komisioni i Sigurisë pezullon për arsye teknike për shkak të problemeve me audion.

Ora 11:15
Doçi: Pretendimi i vetëm ndaj Presidentit dhënia e nënshtetësive të veçanta! Nuk kemi përgjigje zyrtare nga ShISh dhe Ministria e Brendshme

Keni pretendime të tjera mbi shkelje që ka bërë Presidenti?

"Pretendimi im është që Presidenti ka abuzuar vetëm me dhënien e nënshtetësive të veçanta" - tha gazetari.

Ju keni nxjerrë publike këtë listë, a keni arritur më tej për të vërtetuar dhënien e këtyre nënshtetësive?

"Në rrugë zyrtare nuk kam një përgjigje nga ShISh apo Ministria e Brendshme. Verifikimi është bërë shpejt. Kemi një rast që nuk është verifikuar, atë të futbollistit. Ndërsa në listën me 419 emra nuk kemi emra që nuk kanë një kontribut" - tha Doçi.

Ora 11:14
Doçi: Nuk kemi depozituar padi në prokurori, vetëm pasqyrim fenomeni

Keni depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme?

"Investigimi është përfshira burime të hapura dhe burime konfidenciale. Për burime të hapura janë Fletorja Zyrtare ku janë të gjitha dekretet e presidentit.  Hapi i dytë ka qenë vënia në lëvizje e burimeve konfidenciale. Nuk kemi depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme. I kemi paraqitur vetëm një hetim për të treguar fenomenin" - tha Doçi.

Ora 11:12
Gazetari: Ka pasur ndërhyrje të ndryshme për të mos vijuar me publikimin e skandalit të nënshtetësisë! Presidenca sulme personale në adresë të familjes sime

Në seancën dëgjimore, gazetari Adriatik Doçi ka deklaruar se pas publikimit të investigimit për skandalin e nënshtetësisë, ka pasur shantazhe dhe sulme personale nga ana e zyrës së shtypit, si edhe ndërhyrje për të mos vijuar më pas me publikimin e emrave të tjera.

Deputetja Dhima: A ka pasur një ankesë pranë TV lidhur me këtë problem dhe a keni pasur sulme lidhur me këtë problem, pasi keni dhënë fakte dhe emra konkret me emra për personat që kanë marrë nënshtetësinë.

Adriatik Doçi: Gjatë investigimit janë ngritur disa pyetje, se cilat janë institucionet që e kanë cilësuar si personalitet kombëtar njeriun që është akuzuar për vrasje. Presidenca është marrë personalisht me mua dhe familjen tin, nuk kemi pasur ankesë në adresë të TV, por vetëm sulmet e presidencës duke i cilësuar këto fakte si sulme politike. Sulmet janë nga zëdhënësi i presidentit të Republikës që e përfaqëson presidentin në disa dalje, ka bërë akuza të pabaza, ka bërë akuza të pabaza duke marrë deklarata copy paste, me një kërcënim në fund që shumë shpejt do të vihet drejtësia.

Felaj: Në telefonin tuaj kanë mbërritur kërcënime?

Doçi: Në telefonin tim nuk kanë mbërritur kërcënime, por ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin e emrave.

Felaj: Po kërcënim nga ana e këtyre personave që u ka dalë emri te lista?

Doçi: Ka pasur reagime nga persona që u ka dalë emri në listë. Kanë qenë të natyrës mbrojtësë dhe kanë paraqitur pretendime që nuk janë të bazuara akuzat dhe investigimi, e kemi marrë nënshtetësinë duke paraqitur dokuemntet.

Felaj: Pra jo si kërcënim?

Doci: Jo, asnjë mesazh, përveç shantazhit të ardhura nga zyra e presidentit.

Ora 11:10
Murrizi: Të nis hetim i thelluar për dhënien e nënshtetësisë nga Meta! Të thirren dhe përfaqësues të SHISH

Deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë me gazetarin Adriatik Doçi ka kërkuar nisjen e një hetimi të thelluar për dhënien e nënshtetësive nga presidenti Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij Murrizi, kërkoi që të thirreshin përfaqësues të SHISH dhe të Ministrisë së Brendshme për të dhënë sqarime nëse janë verifikuar apo jo për kushtet e sigurisë 419 persona të cilëve Meta u ka dhënë nënshtetësi shqiptare me vullnetin e tij dhe në emër të interesit kombëtar pa plotësuar kushtet. Murrizi vuri theksin edhe tek diferenca e madhe mes numrit të nënshtetësisë të dhëna nga presidenti Meta dhe presidentët e kaluar.

Ora 11:08
Doçi: Presidenca nuk botonte dekrete për dhënien e nënshtetësive, kjo ishte një indicie për të hetuar

 

I pyetur nga anëtari i Komisionit të Sigurisë, Myslim Murrizi mbi procesin e dhënies së nënshtetësive, gazetari Adriatik Doçi u shpreh se indicia për të hetuar ka lindur pas mungesës së botimit të dekreteve për dhënien e nënshtetësive nga ana e presidencës. Gjithashtu ai tha se në 10 vite, presidentët e mëparshëm kanë dhënë në total rreth 350 nënshtetësi ndërsa gjatë 3 viteve të fundit janë dhënë 854 nënshtetësi VIP.

"Investigimi ka nisur rastësisht. Ka qenë këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e nënshtetësisë. Indicia e dytë ishte mungesa e botimit të dekreteve të presidencës. Mungonin dekretet për dhënien e nënshtetësisë. Këto më shtynë të bëj kërkime për këto nënshtetësi. Në 3 vite u dhanë 854 nënshtetësi të veçanta në emër të interesit kombëtar. Në 10 vite nënshtetësi të tilla janë dhënë 350 nga presidentë të mëparshëm. Diferenca është shumë e madhe. Nga 854 nënshtetësi, 419 janë dhënë në vullnetin e tij pa propozimin e ministrive të linjës. Sa i takon pyetjes nëse kam kontaktuar me shërbimet, unë i kam nisur një kërkesë ShISh por nuk kam një përgjigje. Me të dhënat që kam siguruar kam dokumentuar raste të veçanta ku nuk janë verifikuar" - tha Doçi.

Ora 10:47
Probleme me audio, pezullohet seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë

Seanca dëgjimore e gazetarit Adriatik Doçi në Komisionin e Sigurisë është pezulluar për pak minuta për shkak të një problemi teknik ne sistemi audio.