
Presidenti, Ilir Meta ka reaguar pak kohë pas paraqitjes së tij në Komisionin Hetimor duke thënë se është i lumtur që u kthye në Parlament pas një periudhe 2 vjeçare.
Sipas asaj që shkruan Presidenti, ai do të jetë në Presidencë deri më datë 24 korrik 2022, datë kjo kur mbaron edhe mandati i tij si president.
Postimi i Ilir Metës:
Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian,
Lajmi kryesor:
Meta: Në protestën e 8 qershorit do digjej Kuvendi! S'i ula dot palët në dialog. Nuk kam përgjegjësi për krizën! (VIDEO)










