TIRANE- Në një takim elektoral me banorë të njësisë 5 në Tiranë, kreu i LSI-së u është përgjigjur deklaratave të opozitës, duke u kërkuar të mos prodhojnë konflikte artificiale, e po ashtu, duke i garantuar se do të njohë çdo rezultat që del nga vota e shqiptarëve. “Ne kemi njohur dhe do të njohim rezultatin e votimit dhe të fjalës së qytetarëve, cilado qoftë ajo. Opozita nuk duhet të japë mesazhe negative dhe të krijojë konflikte të pa qëna,”- u shpreh Meta.
Meta
Më herët, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Bulqizë, kreu i LSI-së ka njoftuar se Rruga e Arbrit do të fillojë dhe do të përfundojë vjeshtën e ardhshme, duke e bërë këtë zonë, vetëm 40 minuta larg Tiranës. “Tashmë investimet që kanë nisur për t’i dhënë një perspektivë tjetër të paktën dhe për 30 vitet që vijnë industrisë së nxjerrjes së kromit janë një realitet, nuk janë një premtim.
Ne kemi treguar se nuk bëjmë rrugë dhe nuk hapim rrugë thjeshtë për fushata elektorale dhe nuk i lëmë rrugët, rrugëve. Në vjeshtë fillon dhe do të përfundojë Rruga e Arbrit, ajo që do ta lidhë Bulqizën me Tiranën për 40 minuta në mënyrën më komode, duke i dhënë fund izolimit historik të gjithë kësaj treve të jashtëzakonshme”, - tha Meta. Kreu i LSI-së ftoi të gjithë banorët e Bulqizës, të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë, të mos e humbin rastin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Rama
Edhe kryetari i Partisë Socialiste ka dhënë një mesazh nga Gjirokastra për opozitën, duke thënë se ajo është destruktive. “Është një fushatë për të ardhur keq e për tu ndjerë të turpëruar si qytetarë e shqiptarë që një parti në 2015 është katandisur në një forcë dekonstruktive që e ka shndërruar këtë fushatë nga një fushatë për punonjësit, për zgjedhjet lokale në një fushatë për të mbledhur sa më shumë budallenj nëpër Shqipëri, për tu treguar një përrallë nga e kaluara, por që Shqiptarët nuk e duan dhe këtë ua treguan edhe në zgjedhjet e 23 qershorit.
Mirë gomari që na ngordhi por nuk na lënë rehat mizat. Nuk na lë rehat as një diversant që ka dalë nëpër Tepelenë për një fushatë përçarëse, të ulët. As një votë për atë. Unë i kuptoj demokratët që janë njerëz të mençur, punëtorë e nuk kanë çfarë të bëjnë por nuk kuptoj ata që votojnë atë diversantin.
Ju dini ti trajtoni ato ndaj as një kokërr vote. Anëtarëve e PD-së në Tepelenë u kërkojmë vëllazërisht të mos pajisen me teserat e PS-së apo LSI-së, por me 21 qershor votohet për hallet dhe problemet e shtëpisë, ndaj nuk keni pse ta çoni votën dëm” - tha ndër të tjera Rama. Kreu i PS-së ka komentuar edhe fushatën që po bëhet nga PD-ja, forca kundërshtare më e madhe politike, të cilën e ka quajtur një fushatë të turpshme, ku të zgjedhurit lokalë po përpiqen tu tregojnë njerëzve një përrallë nga e kaluara,por që shqiptarët nuk e besojnë më dhe këtë j’ua treguan edhe më 23 qershor,”-u shpreh kryeministri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO