Meta ia kthen Luan Ramës: Je
më i mirë se unë për president

Meta ia kthen Luan Ramës: Je<br />më i mirë se unë për president
TIRANE- Kreu i LSI Ilir Meta përcjell me batutë deklaratën e një ditë më parë të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI Luan Rama sipas të cilit Ilir Meta mund të ofrohet si kandidat për President.

I pyetur nga Respublica. Al nëse mund të konfirmonte se do të ishte kandidat për presidenti i Republikës Ilir Meta është përgjigjur “Mund t’ju konfirmoj se Luan Rama është një kandidat më i përshtatshëm (se unë) për President të Republikës”.

Numri dy i LSI-së Luan Rama hodhi dje në tregun politik propozimin e radhës që mund të jetë kryetari i LSI Ilir Meta kandidati potencial për kryetar shteti. Interesimit të gazetarëve se nëse Meta mund të ishte një kandidat konsensual për president, Luan Rama iu përgjigj në mënyrë pohuese. "Pse jo, Ligji, Kushtetuta parashikon të drejtën dhe kriteret se kush mund të kandidojë për të qenë kryetari i shtetit.

Në takimin mes liderit socialist Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, në 1 maj në vilën e këtij të fundit, në Gjirin e Lalzit, një nga marrëveshjet e arritura është dhe ajo për presidentin për të cilën të dy nuk duhet të jetë nga PD.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë