TIRANE-Presidenti i Republikës nuk ndalet në kthimin e ligjeve që shumica miratoi në seancën e fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Pas kontratave koncesione, po sot kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave. Katër janë arsyet që rendit Presidenti për kthimin e ligjit; bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë. Na katër arsyet, ajo që tërheq vëmendjen është cështja e kompetencave, që Meta thotë se i cenohen me ligjin e ri. Por cfarë parashikohet në ligjin që u kthyer dhe që sipas Metës i cenon kompetencat?
Ligji i miratuar në Kuvend detyron Presidentin që brenda 10 ditëve të kryejë emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave që i është propozuar. Për Metën kjo është antikushtetuese, pasi Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të shprehet (Kujtojmë që për kreun e SHISH u shpreh pas një viti). Në argumentimin e plotë të Presidentit, shkruhet se ky është një rast tjetër se si Kuvendi i bën ligjet për akomodimin e interesave të personave të veçantë.
Pak javë më parë, në datë 12 korrik Meta refuzoi dekretimin e Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, ndërsa në 19 korrik Akademia deklaroi se do i ripropozojë kreut të shtetit dekretimin. Por Meta thotë se nuk mundet që një organ i Akademisë së Shkencave të shqyrtojë dhe të shprehet me vendim për Dekretet e Presidentit të Republikës. "Afatet dhe mekanizmat zhbllokues të proceseve në raste të caktuara, duhet të vendosen në Kushtetutë.
Kushtetuta nuk parashikon për procesin e emërimit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, as afate, as mekanizma zhbllokues dhe as institucione të tjera që mund të marrin vendim për dekretet e Presidentit të Republikës për këtë çështje. Kjo kompetencë nuk mund të jetë në asnjë rast me karakter simbolik, por garantues i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve" deklaroi ai.
Njoftimi i plote nga Presidenca
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
me Dekretin nr. 11256, datë 08.08.2019, ka vendosur:
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e pikës 1 të nenit 3, pikës 3, 7 dhe 14 të nenit 4, pika 3 e nenit 6, pikat 5 dhe 6 të nenit 11, pika 1 e nenit 15, si dhe pikës 1 të nenit 19, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Në përfundim të shqyrtimit të këtij ligji, Presidenti i Republikës, ka arritur në përfundimin se, ligji nr. 53/2019“Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”:
- bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
- cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë;
- cenon kompetencat e Presidentit të Republikës;
- nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës konstaton se:
I. Parashikimet e pikës 1 të nenit 3 të ligjit nr. 53/2019,nuk janë në harmoni me dispozitat e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Ndryshe nga ligji nr. 80/2015, në ligjin nr. 53/2019, parashikohet se Akademisë së Shkencave të Republikës i jepet një status më i lartë në hierarkinë e kërkimit shkencor.
Kjo është e dukshme jo vetëm në pikën 1 të nenit 3 të ligjit të sapomiratuar, por dhe në dispozita të tjera të tij:
Në nenin 4, pika 9 të ligjit vihet në dukje se Akademia e Shkencave bashkëpunon me institucionet e vendit me kapacitet kërkimi, si institucionet e arsimit të lartë, institutet dhe qendrat e kërkimit me qëllim koordinimin e kërkimit shkencor dhe përgatitjen e kërkuesve të rinj.
Kjo dispozitë është pothuajse në të njëjtën frymë me parashikimet e ligjit nr. 80/2015, por nëse karahsojmë pikën 1 të nenit 3 me pikën 6 të nenit 9, të ligjit nr. 53/2019, duket qartë se Akademisë së Shkencave dhe anëtarëve të Asamblesë së saj, u jepet një rol jo vetëm koordinues, por dhe mbikëqyrës ndaj veprimtarisë shkencore të institucioneve të arsimit të lartë.
Nëse qëllimi i ligjvënësit është që i gjithë procesi i kërkimit shkencor të udhëhiqet nga Akademia e Shkencave atëherë ai duhet të zyrtarizohet në mënyrë të njëjtë si në ligjin nr. 53/2019 “Për Aakdeminë e Shkencave” ashtu dhe në ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë..”, në mënyrë që këto dy ligje të jenë krejtësisht në harmoni me njeri-tjetrin dhe të mos sjellin në praktikë interpretime mbi rolin, veprimtarinë apo produktet që dy institucione autonome, si Akademia e Shkencave dhe institucionet e arsimit të lartë kanë apo realizojnë.
Përcaktimi se Akademia e Shkencave është institucioni publik më i lartë që mbart vlerat më të mira të kërkimit shkencor, duhet të ishte i shoqëruar gjithashtu edhe me parashikime të qarta në ligj sesi këto institucione autonome punojnë dhe koordinohen mes tyre me qëllim bashkërendimin, zhvillimin, organizimin dhe administrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.
II. Parashikimet e pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 53/2019, ku parashikohet roli i Akademisë së Shkencave në ndërtimin e strategjive dhe zbatimin e politikapër përdorimin e njësuar të gjuhës shqipe zyrtare, të terminologjive bashkëkohore të shkencës dhe teknikës, si dhe për konsolidimin e gjuhës shqipe në të gjitha fushat e shkencës, duhet të rivlerësohen edhe një herë nga Kuvendi.
Akademia e Shkencave nuk duhet të jetë e vetme për të realizuar një proces vendimmarrës kaq madhor në drejtim të gjuhës shqipe, pa përfshirë brenda këtij procesi edhe katedrat përbërëse të fakulteteve të gjuhës, shkencave sociale, gazetarisë etj., të cilat mund të kenë propozime konkrete, për problematika konkrete lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe.
Duke përshëndetur propozuesit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për ligjin, vlen të theksohet fakti se, me përbërjen aktuale të këtij institucioni dhe në kushtet kur, as e ardhmja nuk mund të jetë e parashikuar, Akademia e Shkencave nuk mundet dhe, në fakt, nuk do duhej të trajtonte e vetme problematikat delikate të përshtatjes, unifikimit, ndryshimit të simbolit kryesor të identitetit të kombit tonë, me ndryshimet e vrullshme që jeta ka sjellë që nga kongresi i fundit gjuhësor i mbajtur në vitin 1972.
Trajtimi dhe vendimmarrja e problematikave lidhur me gjuhën shqipe dalin përtej kufijve dhe vullnetit të veprimtarisë individuale të Akademisë së Shkencave dhe duhen trajtuar në një rrafsh më gjithëpërfshirës me qëllim që të gjithë bashkëkombësit tanë, e veçanërisht gjuhëtarët, të mund të përfaqësohen dhe të dëgjohen, si dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe unifikimit/ve.
Është e nevojshme që në këtë proces të përfshihen të gjitha institucionet që kanë vlerë, ndaj zbatimi i strategjive dhe politikave në këtë drejtim, duhet të marrë më parë vendimin apo vullnetin e shprehur të Kuvendit të Shqipërisë.
Për këto arsye, Presidenti i Republikës, vlerëson se parashikimet e pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 53/2019, duhet të rivlerësohen edhe një herë nga Kuvendi.
III. Pika 7 e nenit 4 të ligjit nr. 53/2019,nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, pasi krijon një mbivendosje në këtë funksion të ri të Akademisë duke krijuar një përplasje të kompetencave të saj me ato të institucioneve të arsimit të lartë.
Institucionet e arsimit të lartë do të humbasin përballë Akademisë së Shkencave autonominë e tyre, ndërkohë që sipas parashikimeve të nenit 57, pika 7 të Kushtetutës autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj.
Pika 7 e nenit 4, i jep Akademisë së Shkencave një rol më të lartë autoriteti përkundrejt institucioneve të arsimit të lartë, duke bërë që këto parashikime jo vetëm të mos jenë në harmoni me ligjin nr. 80/2015, por të bien në kundërshtim edhe me parashikimet e Kushtetutës përsa i takon autonomisë së vecantë që gëzojnë këto institucione.
IV. Prekje e autonomisë, krijim i një trajtimi të dyfishtë, dhe përplasje ligjesh.
Pika 14 e nenit 4, të ligjit nr. 53/2019,nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 80/2015.
Nga krahasimi i dispozitave midis dy ligjeve duket qartë se Kuvendi me parashikimet mbi rolin dhe funksionet kryesore që i ka dhënë Akademisë së Shkencave në nenin 4, pika 14 ka parashikuar kompetenca që tashmë janë të sanksionuara në ligjin për institucionet e arsimit të lartë, duke prekur kështu autonominë e këtyre institucioneve edhe në fushën e trajtimit dhe zhvillimit të doktoraturës.
Për rrjedhojë, kjo situatë ligjore krijon një trajtim ligjor të dyfishtë, duke përplasur ligjet midis tyre në mënyrë aspak të panevojshme për t’u rregulluar ndryshe.
V. Pika 3 e nenit 6, e ligjit 53/2019, bie në kundërshtim me vetë frymën dhe përcaktimet e ligjit për Akademinë e Shkencave, si edhe me parimet e Kushtetutës për ndalimin e çdo lloj diskriminimi.
Institucionet e kërkimit shkencor në Shqipëri, sikurse edhe Akademia e Shkencave, kanë për detyrë të afrojnë dhe bashkëpunojnë me të gjithë kërkuesit shkencorë dhe shkencëtarët me origjinë shqiptare ose me shtetësi shqiptare që ndodhen në rajon apo kudo në botë.
Por, për realizimin e këtij misioni kaq të rëndësishëm kombëtar me vlera të veçanta për kulturën dhe shkencën shqiptare, duhen gjetur format dhe mekanizmat që të jenë në përputhje me parimet e Kushtetutës dhe në harmoni me legjislacionin.
Marrja e statusit të anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë vetëm për shkak të origjinës ose përkatësisë etnike shqiptare të një anëtari të një akademie shkencash të një vendi tjetër, duhet të respektojë atë çka ligji për Akademinë e Shkencave ka në themel të pranimit të anëtarëve të saj pra, kandidimin e lirë të çdo personi që paraqet këtë kërkesë.
Pranimi i kandidatëve prezumohet se kryhet individualisht dhe jo në grup dhe shqyrtohet nga Asambleja, rast pas rasti dhe mbi bazën e kritereve jo diskriminuese pozitive ose negative me karakter etnik për secilin kandidat të paraqitur.
Në këtë parasikim të dispozitës nuk jemi vetëm në kushtet e diskriminimit, por edhe të cenimit të vullnetit të individit i cili duhet me patjetër ta shprehë atë edhe në rastin e integrimit dhe të nderimit që i bëhet me përfshirjen në strukturat e një institucion të rëndësisë të veçantë, ashtu si në fakt është Akademia e Shkencave.
Arrihet konkluzioni se e drejta për të qenë vendimmarrës dhe kontribues në veprimtarinë e Akademisë së Shkencave i takon si anëtarëve të zgjedhur edhe anëtarëve automatikisht të pranuar, duke e thelluar më tej pozitën diskriminuese midis kategorive në kushtet kur të parët janë pjesë përmes procesit të zgjedhjes ndërsa të dytët nga statusi i anëtarit të akademisë që mban në një akademi pjesëtare të “All European Academies”.
VI. Pika 1, e nenit 15, të ligjit nr. 53/2019 bie ndesh me formulime të tjera të vetë këtij ligji dhe krijon premisat e plota për diskriminimit në barazinë e shanseve dhe në të drejtat qytetare për arsye moshe, çka ndalohet kategorikisht si nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ashtu edhe nga ana e Kodit të punës.
Në pikën 1 të nenit 15, parashikohet shprehimisht se:
“Anëtarë të Asamblesë mund të zgjidhen personat deri në moshën 68 vjeç për titullin akademik dhe deri në 65 vjeç për titullin akademik i asociuar.”
Ky formulim nuk ka asnjë koherencë juridike ku nga njëra anë vendosen kufizime për arsye moshe për kandidatët që kërkojnë të hyjnë në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe nga ana tjetër vet ligji për Akademinë e Shkencave në nenin 6 pika 4 përcakton qartazi që një anëtar i asamblesë vetëm me mbushjen e moshës 75 vjeç merr titullin “Anëtar emeritus”.
Në këtë mënyrë përveç mungesës së koherencës logjike midis dy normave brenda ligjit, krijohet gjithashtu edhe një situatë e pastër diskriminuese midis individëve që janë tashmë anëtarë të asamblesë dhe individëve që dëshirojnë të kandidojnë për t’u bërë anëtarë të saj, duke bërë që kjo pikë e nenit 15 të ligjit nr. 53/2019, të bjerë ndesh me parashikimet e nenit 18 të Kushtetutës dhe nenit 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Duhet theksuar gjithashtu se ky është një rast tjetër se si Kuvendi i bën ligjet dhe i ndryshon, duke patur parasysh akomodimin e interesave të personave të veçantë për shkak të rrethanave aktuale dhe jo mbështetur mbi parime të shtetit të së drejtës dhe interesin për forcimin e institucioneve të pavarura në vend, siç duhet të jetë Akademia e Shkencave.
VII. Pika 1 e nenit 19 të ligjit objekt shqyrtimi krijon paqartësi normative për statusin, funksionet dhe rolin e Akademisë së Shkencave.
Ka një paqartësi juridike për sa i përket rolit dhe funksioneve të vetë Akademisë së Shkencave në lidhje me ngritjen e njësive të kërkim-studimit me aktivitet afatshkurtër e afatgjatë . Ai nuk përcakton se çfarë do të thotë “afatgjatë”.
Duke mos i vendosur kufizime kohore këtyre njësive të kërkimit krijohet mundësia që ato të jenë të përhershme. Gjithashtu për njësitë e kërkimit afatshkurtër, që kufizohen me një veprimtari deri në dy vjet, nuk përcaktohet nëse ato mund të transformohen ose t’u ripërtërihet mandati duke u bërë praktikisht afatgjata. Prandaj ndarja në njësi kërkimi “afatgjatë” dhe “afatshkurtër” nuk e zgjidh juridikisht edhe papërcaktueshmërinë e krijuar lidhur me atë se kush e ka tagrin për të themeluar këto njësi kërkimi, gjë që në ligjin për arsimin dhe kërkimin shkencor analogjikisht e drejta e hapjes pas propozimit të IAL -ve i jepet Ministrisë që mbulon fushën përkatëse dhe Këshillit të Ministrave.
Në kushtet kur, kërkimi shkencor gjendet aktualisht i rregulluar me ligjin nr. 80/2015, rrezikohet krijimi i institucioneve kërkimore shkencore paralele me ato që janë jashtë sistemit të Akademisë së Shkencave ndaj nevojitet përcaktimi dhe qartësimi i rolit të Akademisë në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri.
Kështu, krijimi i kuadrit juridik të të gjithë sistemit të kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe më pas përcaktimi ligjërisht i rolit dhe funksioneve të Akademisë së Shkencave brenda këtij sistemi do të ishin thelbësor edhe për mirë-orientimin dhe dedikimin e fondeve të buxhetit të shtetit.
VIII. Pikat 5 dhe 6 të nenit 11 të ligjit nr. 53/2019,bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe cenojnë kompetencat e Presidentit të Republikës.
Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të shprehet apo për ndonjë pasojë që mund të vijë nga mos-shprehja me akt të vullnetit të tij, në procesin e emërimit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave.
Ndërkohë parashikimi i pikës 5, të nenit 11 të ligjit nr. 53/2019 synon vendosjen e një afati 10-ditor, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të kryejë emërimin e kryetarit.
Gjithashtu pika 6, e po këtij neni, ka parashikuar një mekanizëm kufizues të kompetencave të Kreut të Shtetit që nuk ekzistojnë në Kushtetutë dhe që, për më tepër kushtetutëbërësi as nuk e ka pasur për qëllim ti vendosë atoë në parashikimet e aktit themeltar të shtetit.
Edhe në variantin fillestar të projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputetët nismëtarë në 03.04.2019, parashikimet e projektligjit të paraqitur nuk përmbanin këto rregulla ligjore me natyrë kufizuese të kompetencave të Presidentit të Republikës.
Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare të projektligjit, nuk arrihet të kuptohet se cila ka qenë arsyeja dhe qëllimi i ndërhyrjes me ligj në këtë nivel antikushtetutshmërie!
Nisur nga fakti që ky projektligj është shqyrtuar nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjet e datave 09, 10, 11, 15 dhe 16 korrik 2019, është e qartë që të gjitha reflektimet e mëvonshme të këtij komisioni, por dhe më pas të Kuvendit në seancën plenare të datës 18.07.2019, janë bërë në mënyrë subjektive dhe krejt të pambështetura, duke iu referuar faktit që përgjatë periudhës që projektligji po shqyrtohej në komisionin parlamentar, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të tij me Dekretin nr. 11223, datë 11.07.2019 ka refuzuar emërimin e akademikut Skënder Gjinushi, si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Parashikimet e pikave 5 e 6, të nenit 11 të ligjit nr. 53/2019, në thelb kufizojnë kompetencat e Presidentit të Republikës.
Për më tepër, referuar përmbajtjes së këtyre dispzotave të ligjit, Kuvendi, në mënyrë krejtësisht të gabuar, bën një përmbysje të autoriteteve dhe rolit të organeve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, e cila nuk gjen asnjë mbështetje në Kushtetutën e vendit apo në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Nuk mundet që një organ i Akademisë së Shkencave të shqyrtojë dhe të shprehet me vendim për Dekretet e Presidentit të Republikës, pasi kjo nuk është e parashikuar në Kushtetutë.
Afatet dhe mekanizmat zhbllokues të proceseve në raste të caktuara, duhet të vendosen në Kushtetutë.
Kushtetuta nuk parashikon për procesin e emërimit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, as afate, as mekanizma zhbllokues dhe as institucione të tjera që mund të marrin vendim për dekretet e Presidentit të Republikës për këtë çështje.
Kjo nuk është harresë e kushtetutëbërësit, por një vullnet i shprehur i tij, pasi dispozita e nenit 92/g është e njëjtë dhe pa ndryshim që prej miratimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 1998.
Sa më sipër, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji, duke përmbysur kështu dhe hierarkinë e akteve në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës është organi i emërtesës për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe kjo kompetencë e Kreut të Shtetit kurrsesi nuk mund të derivohet dhe as të kufizohet në një vendimmarrje të dytë të ndonjë institucioni apo organi tjetër kushdo qoftë ai.
Kjo kompetencë nuk mund të jetë në asnjë rast me karakter simbolik, por garantues i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Parashikimi i pikës 6 të nenit 11 të ligjit nr. 53/2019, mënjanon dhe tejkalon kompetencën e parashikuar shprehimisht në dispozitën kushtetuese duke dhënë përparësi një akti juridik me fuqi më të ulët.
Për rrjedhojë cenohet edhe parimi i shtetit të së drejtës, të shprehur në hierarkinë e normave dhe përparësinë e Kushtetutës, në raport me normat e tjera ligjore.
Në këto kushte, nëpërmjet parashikimeve të pikës 5 dhe 6 të nenit 11 të ligjit nr. 53/2019, gjendemi përpara një situatetë shkeljes flagrante të Kushtetutës, sepse kemi të bëjmë me një kufizim të kompetencave të Presidentit të Republikës nëpërmjet një ligji, i cili është një akt i një fuqie ligjore më të ulët se Kushtetuta dhe nuk mund të mbizotërojë mbi të.
Për gjithë sa u parashtrua më sipër, me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe për respektimin e autonomisë së institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe në mënyrë që ky ligj i ri të jetë në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin epikës 1 të nenit 3, pikës 3, 7 dhe 14 të nenit 4, pika 3 e nenit 6, pikat 5 dhe 6 të nenit 11, pika 1 e nenit 15, si dhe pikës 1 të nenit 19, sipas arsyeve të dhëna më sipër.
Arsyet e plota që shoqërojnë Dekretin e Presidentit të Republikës gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Mjaft Me! Ore po paskeni qene qeniet me te paturpshme qe ka mbajtur ndonjehere kjo toke e shkrete. Po akoma me broçkullat e gjoja 'akrademi te shqencave' qe as ka ekzistuar e aq me teper as qe ekziston vertete ndonjehere ne arnaudistan. Ajo ishte nje marifet e manipulim qe sistemi i vjeter ndertoi (me porosi te ruseve), per ti dhene nje fasade te jashtme e nje boje zmalto gjoja shtetit shqiptar, qe ishte komplet i rrenuar, i copetuar e i mbaruar. 500 vjet nen çallmat, i dogendisur sa me s’ka, duheshin bere shume perpjekje, shume, shume, per ta rimekembur sado pak te shkreten Arberi... E keshtu na u krijua kjo gjoja 'akrademi' qe ishte vetem e vetem politike. Po tani ato kohe kane kaluar e jemi ne 'ekonomine e tregut' qe megjithese 1001 tmerreve, prap ka edhe ajo ndonje te mire, si p.sh. eliminon ato njerez e poste e organizma artificiale qe s'japin gje e vetem konsumojne (edhe tani eliminohen vetem kur si sherbejne politikes, se kur i duhen asaj ata po vete i krijojne e s’u dhimset fare qe te hapin qesen). Atehere po mendojme se kjo 'akrademia' nuk i duhet me njeriu as per politike e as per ndonje gje tjeter, atehere PERSE DUHET MBAJTUR?!!!! Edhe femite e kopshteve e dine tashme se ata pleq te rrjedhur nuk bejne as me te voglen gje e jo me te merren me gjoja shkence. Ata ne fakt kane me shume se nje gjysme shekulli qe vetem vjedhin shtetin duke marre rroga e honorare e duke shpenzuar meteriale e pajisje qe vetem shkojne kot. Ata ne fakt po te kishte sado pak drejtesi e moral DUHET te futen ne burg (duhesh te futeshin me kohe) per abuzim e vjedhje te pasurise se shtetit e popullit ne permasa te medha e per nje kohe te gjate. Edhe ata e dine mire kete, po si vemje te gjalla e kolera qe jane, mundohen ta zgjasin pa fund kete tragjedi-komedi ala shqiptare. Me e shumta qe bejne e kane bere, eshte te kopjojne e perkthejne libra e broshura te te tjereve ne bote e te bejne vetem plagjiature. Ne nje vend ku mbi 70% e rrogave te buxhetoreve paguhen nga Bashkimi Europian e ku me mijra familje jetojne vetem me te ardhurat nga emigracioni e ku çdo gje varet vetem nga ndihmat nga jashte, te mbahen keta qyqare parazite me vite e vite me leke e rroga, eshte jo vetem e papranueshme, po edhe nje KRIM qe i behet shoqerise ne pergjithesi. MJAFT ME! Keto DUHEN te zhduken!
Përgjigju...Per koken teeeende Aman amaneee.....
PërgjigjuPo behet metermend trim si Vojo Kushi por te shohim deri ku do ti shkoje trimeria.
PërgjigjuO Met tu kthefshin nallxhat perpjete o familje degjeneruar p vampor
PërgjigjuNuk ja vlen. Nuk ka vler te harxhosh koh me te. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuO koklope gri dhe pak se po te pret kafazi,o presidenti i guroreve o "Mic Sokoli"junior o "Avni Rustemi"me pushke deti o karagjozi i politikaneve njeri pa dinjitet,pa personalitet.
Përgjigju