Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”. Sipas presidentit Meta ligji shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor.
‘Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë jurudike; Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri; Bie ndesh me Jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese; Bie ndesh me parimet e funksionimit te administrates shteterore te saksionuara ne Kode dhe Ligje te tjera.’- argumenton Meta.
Kujtojmë se pas miratimit në Kuvend të ligjit për "Për Bashkëqeverisjen", Lëvizja Socialiste për Integrim njoftoi se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas LSI ligji është antikushtetues dhe antiligjor.
Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje" është një platformë e re që është miratuar ditën e djeshme në Kuvend. Projektligji i miratua që në mbledhjen e parë të Qeverisë në këtë mandat të tretë qeverisës të Partisë Socialiste. Ky ligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore. Ligji synon përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe ndëshkimin e atyre që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur. Gjithashtu, ligji përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.
Kliko këtu ) Dokumenti i plotë Projektligji i Bashkëqeverisjes
“Agjencia Për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, çfarë parashikon ligji
Një drejtori e përgjithshme në nivel qendror, e quajtur “Agjencia Për Dialog dhe Bashkëqeverisje” do të kontrollojë gjithë administratën shtetërore dhe bashkëpunimin me qytetarët për t’i ofruar jo vetëm shërbimin e merituar por edhe për t’i përfshirë në politikbërje, në atë që qeveria kërkon ta quajë bashkëqeverisje me qytetarët. Kështu, veprimtaria e punonjësve të administratës, përveç kontrollit administrativ dhe kontrollit gjyqësor, i nënshtrohet edhe kontrollit të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, në varësi të Kryeministrit.
Qytetarët kanë dritare për të bërë ankesa, për të denoncuar korrupsionin, për të paraqitur nisma individuale të tyret në interes publik, për të paraqitur ide dhe opinione që mund të përmirësonin klimën e biznesit, apo edhe ide për të përmirësuar institucionet arsimore. “Nota ime” është një seksion ku çdo qytetar jep vlerësimin për institucionin shtetëror në varësi të shërbimit që ka marrë, e mesatarja e pëlqimeve do përcaktojë edhe cilësinë e një institucioni.
Ky ligj i ofron mundësinë edhe qytetarit të zhvillojë “interpelancë” me anëtarë të Këshillit të Ministrave nëpërmjet platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”.
Platforma “Me ty për Shqipërinë që duam” është një bazë të dhënash shtetërore, e organizuar në bazë seksionesh dhe ka si qëllim të jetë një platformë e hapur komunikimi dhe ndërveprimi, për të adresuar në kohë reale çështje të aktualitetit politik e qeverisës. Aty gjenerohet automatikisht baza e të dhënave që administrohet nga Agjencia, nga rastet e ardhura deri në zgjidhjen e tyre,.
Në çdo rast që kjo agjenci ka dyshime, mund të ngrihen grupe pune për hetime të thelluara ndaj punonjësve të administratës, dhe mund të vendosen edhe masa disiplinore për ata funksionarë që Agjencia fakton se kanë shkelur vendimet, nga gjoba e deri në largim nga puna.
3. Çdo person që shkel dispozitat e këtij ligji dënohet me gjobë, si më poshtë:
a) Institucioni i administratës shtetërore nga 10 000 deri në 60 000 lekë;
b) Nëpunësi publik ose titullari i institucionit publik, brenda personit juridik, i cili është përgjegjës për shkeljen nga 30 000 deri në 80 000 lekë.
Agjencia, do të ketë drejtor, koordinator, që do të vendosen pranë institucioneve të administratës shtetërore, me qëllim përmbushjen e detyrave të caktuara nga Agjencia.
Dekreti për kthimin e ligjit për bashkëqeverisjen
(Kliko këtu për Arsyet e Kthimit te Ligjit për bashkëqeverisjen)
ed rama e di qe do ta haj te veshi edhe i kerkon ndihme Lul karagjozit
PërgjigjuO ilir kak meta je njeriu më i diskretituar i politikës Shwiptare. Ti je Hajdut, kriminel, rrugaç, injorant, pijanec, thashethemexhi, imoral njeri pa shtyll kurizore o vezore.
Përgjigju