Meta kthen ligjin për ndryshimin në 'Karrierën ushtarake në FA': Kujt i intereson cenimi dhe humbja e kredibilitetit të ushtrisë tonë

Meta kthen ligjin për ndryshimin në 'Karrierën ushtarake në FA': Kujt i intereson cenimi dhe humbja e kredibilitetit të ushtrisë tonë

Presidenti Ilir Meta kthen ligjin “Për karrierën ushtarake në FA” i ndryshuara në të cilin synohet që të plotësojë disa mangësi në ligjin për Forcat e Armatosura të Republikës  që janë evidentuar ndër vite gjatë zbatimit të tij.

Por Presidenti Meta ka ngritur dyshime se përmes këtij ligji cenohen Forcat tona të Armatosura, ndërsa ngrenë pyetjen se "I kujt është interesi që trupa jonë ushtarake bazë e Forcave të Armatosura të cenohet dhe të humbasë kredibilitetin e saj?".

Meta shprehet se ky ligj i ndryshuar cenon meritokracinë në Forcat e Armatosura, ndërsa kërkon që të përmirësohet trajtimin financiar të ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi

Meta shkruan se këto ndryshimet dekurajojnë arsimimin e të rinjve dhe nxit tek ata idenë e gabuar se gjen punë dhe “pa shkollë.

"Ndryshimet ligjore cenojë piramidën e drejtimit në Forcat e Armatosura. Presidenti Meta: Mos cenoni ecurinë në karrierë dhe fitimin e gradave të ushtarakëve, përmes ndërhyrjes së Qeverisë, I kujt është interesi që trupa jonë ushtarake bazë e Forcave të Armatosura të cenohet dhe të humbasë kredibilitetin e saj?", shkruan MEta

Sipas ndryshimeve të ligjit “Për karrierën ushtarake në FA”  arsyetohet se me këtë synohet  rritja e meritokracisë, barazisë dhe efektivitetit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe do të garantojë përmirësimin e funksionimit të Forcave të Armatosura, duke përmirësuar aspekte të rëndësishme të karrierës ushtarake, siç janë: rekrutimi, koha e qëndrimit në secilën gradë, mosha maksimale të shërbimit për çdo gradë, specialitetet dhe arsimimi i detyrueshëm.

Kliko këtu për të lexuar arësyet e kthimit të ligjit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit

Basha, këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit