Meta kthen ligjin për pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit: U bë me qëllim politik për të shantazhuar efektivët! Kuvendi është kthyer në një noter të qeverisë

Meta kthen ligjin për pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit: U bë me qëllim politik për të shantazhuar efektivët! Kuvendi është kthyer në një noter të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin që kërkon pezullimin e përkohshëm të vettingut në Policinë e Shteti me qëllim që fillimisht në sitë të kalojnë drejtuesit e SHÇBA e më pas të vlerësohen gradat më të ulëta. Por për presidentin Meta ky ligj ka qëllime politike që synojnë të zgjasin për një kohë tepër të gjatë procesin e vettingut dhe të intimidojnë efektivët e policisë.

Meta i konsideron ndryshimet e miratuara në Kuvend në procesin e vettingut të Policisë së Shtetit me kërkesë të Ministrisë së Brendshme si një lloj mekanizmi për t'u bërë presion dhe shantazh policëve dhe se zgjatja e këtij procesi në një kohë pa afat e bënë atë të pabesueshëm.

"Qëllim politik për ta mbajtur procesin e vetting-ut në polici të hapur për një kohë të gjatë, me qëllim pasjen e një mekanizmi presioni, intimidimi dhe shantazhi  përkundrejt trupës policore. qëllimi real i ndryshimeve kaq të shpeshta në këtë ligj, pasi ligji bazë nr. 12/2018, është vlerësuar si një nismë pozitive. Ky proces nuk do të realizohet në kohën e duhur, me objektivitet dhe paanshmëri, duke bërë kështu edhe një hap tjetër pas, në raport me standardet e ligjit bazë nr. 12/2018. Referuar sa më sipër, dhe siç do të shpjegohet në vijim të këtij arsyetimi, në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, kam vendosur që ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit", shkruan Meta.

Në arsyetimet e tij për kthimin e ligjit për rishqyrtim në Kuvend, Meta shkruan se këto ndryshime janë fiktive i diktuar nga qeveria duke treguar se Kuvendi ka humbur rolin e tij dhe se po shkelet parimi i balancimit të pushteteve. Meta shprehet se Kuvendi është kthyer në një noter të qeverisë duke humbur rolin e tij mbikëqyrës e kontrollues ndaj ekzekutivit.

"Ky ligj është propozuar, prezantuar dhe shqyrtuar në kushte kur vullneti i organit ligjvënës provohet se ka qenë fiktiv dhe i paracaktuar/diktuar nga qeveria, duke shkelur kështu parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të parashikuar nga neni 7, i Kushtetutës së Shqipërisë. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme se si mund të prezantohet një projektligj që është nismë e deputetëve, nga përfaqësuesit e qeverisë. Mjafton ky fakt për të provuar edhe një herë se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë janë trupëzuar në një organ të vetëm, dhe ku ky i fundit (Kuvendi) ka humbur krejtësisht rolin mbikqyrës e kontrollues ndaj ekzekutivit. Kjo situatë, fakton edhe një herë se Republika e Shqipërisë ndodhet në një situatë ku parlamentarizmi ka humbur rolin e tij. Kuvendi i Shqipërisë është kthyer realisht në një noter të qeverisë, që njehson vullnetin e kësaj të fundit dhe ku parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve i parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, jo vetëm që nuk ekziston midis ekzekutivit dhe parlamentit, por këto dy organe në veprimtarinë e tyre kanë humbur seriozitetin për t`u kujdesur, qoftë dhe në dukje, për respektimin e këtij parimi', shkruan Meta

Gjithashtu shtyrja e vazhdueshme e vettingut sipas Metës cenon sigurinë juridike dhe sjell gjithashtu trajtim të pabarabartë të subjekteve të ligjit në raport me ato që e kanë kaluar vettingun.

"Ky fakt, dhe shtyrja e vazhdueshme në kohë deri në pezullimin e dosjeve në proces, përveçse cenon sigurinë juridike, sjell gjithashtu trajtim të pabarabartë të subjekteve të ligjit në raport me ato subjekte që tashmë e kanë kaluar vlerësimin kalimtar, apo dhe të gjithë trupës policore që sipas afateve dhe procedurave që diktonte ligji bazë nr. 12/2018, u angazhuan në plotësimin e fomularëve dhe dorëzimin e dokumentacionit që kërkohet. Ky pohim i Ministrit të Brendshëm, thënë hapur dhe qartë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, jo vetëm që ka zhvlerësuar tërësisht procesin e vlerësimit në radhët e efektivëve të Policisë së Shtetit, por e vë ligjvënësin në një situatë qesharake, kur shtyn çdo vit afatin e ligjeve që nuk zbatohen e që kanë kosto juridike, financiare e njerëzore, deri sa të gjejë zgjidhjen e duhur për të zhbërë nismën që e kanë trumbetuar e raportuar me forcë kudo në nivel kombëtar e ndërkombëtar, si “shpëtim” të forcës policore", shkruan Meta ndër të tjera.

Sipas ligjit vlerësimi i efektivëve të policisë gjatë procesit të vettingut bëhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, vetëm për fazën e parë për drejtuesit kryesorë të kupolës së policë. Më pas faza tjetër do të bëhet nga SHÇBA për të gjithë punonjësit e tjerë të policisë dhe për këtë Kuvendi mirato ndryshmet në ligjin e vettingut të Policisë së Shtetit që fillimisht të bëhet rivlerësimi i të gjithë punonjësve të SHÇBA-së, të cilët më pas do të merren me vettingun e efektivëve të tej dhe gardës së Republikës.

Arsyeja pse bëhet ky ndryshim është për shkak të vonesave në procesin e vettingut ne polici që prej dy vitesh. Në një vit në filtrat e vettingut në Policinë e Shtetit në total janë futur 36 drejtues të gradave më të larta, nga të cilët 27 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, katër janë përjashtuar dhe 5 janë dorëhequr vullnetarisht nga detyra.

( Kliko këtu ) Dokumenti me arsyetimet e plota të presidentit për kthimin e ligjit

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?