Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar kundër rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila hyri në fuqi më 1 shtator 2026, duke e cilësuar atë si një akt që kufizon lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta argumenton se kufizimi i medias në sallën e gjyqit nuk prek vetëm gazetarët, por edhe të drejtën e publikut për të ndjekur dhe kontrolluar mënyrën se si administrohet drejtësia.
Sipas tij, rregullorja krijon një regjim paralel dhe më kufizues se standardet e përcaktuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për marrëdhëniet mes gjykatave, publikut dhe medias.
Ai kundërshton veçanërisht kufizimet mbi praninë e gazetarëve, regjistrimet audio-vizive dhe sanksionet e parashikuara në rregullore. Meta thekson se një akt i brendshëm i GJKKO-së nuk mund të krijojë kufizime mbi të drejtat themelore pa një bazë të qartë ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën apo Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, media e pavarur nuk është armike e drejtësisë, por një mekanizëm thelbësor për transparencën, llogaridhënien dhe kontrollin publik mbi pushtetin gjyqësor. Meta i kërkon KLGJ-së të ndërhyjë për të garantuar respektimin e standardeve ekzistuese dhe shfuqizimin e parashikimeve që kufizojnë median në GJKKO.
Në përfundim, ai e cilëson rregulloren si “anti-GJKKO” dhe në shërbim të asaj që e quan “Drejtësi me Regji”, duke paralajmëruar se drejtësia nuk mund të fitojë besimin e qytetarëve duke kufizuar transparencën.
Reagimi i Metës:
Kur gjykata kufizon median, nuk kufizohet vetëm gazetari. Kufizohet e drejta e publikut për të parë, dëgjuar dhe kontrolluar drejtësinë.
Liria e medias nuk është një privilegj që gjykatat apo institucionet shtetërore mund ta japin, ta kufizojnë apo ta tërheqin sipas vullnetit të tyre.
Liria e medias garantohet nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike dhe një garanci e drejtpërdrejtë për transparencën, llogaridhënien dhe kontrollin publik mbi ushtrimin e pushtetit.
Në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur dhe e paanshme, por edhe e dukshme si e tillë për publikun.
Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia vendimtare e medias.
Ajo është ura përmes së cilës një proces gjyqësor publik bëhet realisht i aksesueshëm për shoqërinë.
Për këtë arsye, çdo rregullim që kufizon në sallën e gjyqit, në mënyrë të pajustifikuar, të paarsyeshme, arbitrare, pa konsultë paraprake me median: praninë, raportimin apo regjistrimin e proceseve gjyqësore nuk është thjesht një çështje administrative.
Prek drejtpërdrejt lirinë e medias, të drejtën e publikut për informim, parimin e publicitetit të gjykimit dhe, në fund, vetë besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Në këtë këndvështrim duhet parë edhe e ashtuquajtura “Rregullore Rama” e GJKKO-së, datë 17.7.2026, e cila hyri sot në fuqi (1 shtator 2026).
?. ???̈ ?????????? ??̈ ??? ??̈???? ???????? ??̈ ???.
Përfshirja e rregullave të hollësishme mbi marrëdhëniet Media–Gjyqësor në këtë Rregullore ngre një problem të parë themelor.
Kjo marrëdhënie tashmë është rregulluar në mënyrë specifike nga Udhëzuesi Standard i Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median, i miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 182, datë 16 dhjetor 2023.
Neni 14, pika 8, gërma b) e këtij udhëzuesi sanksionon se seancat nuk mund të jenë publike: “kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca. Ky rregull nuk vlen për prokurorin dhe avokatin”.
??? ??? ??̈??̈ ? ??̈???? ????̈ ? ????????? ??? ?? ??? ? ?????? ???? ? ?????? ???????.
Për rrjedhojë, një akt i brendshëm i GJKKO-së nuk mund të shërbejë si instrument për të krijuar një regjim paralel, më kufizues dhe potencialisht kontradiktor me Kushtetutën, ligjin dhe aktet normative të miratuara nga organet kompetente.
“Rregullorja Rama” krijon kështu një precedent problematik për hierarkinë e normave juridike, rezervën ligjore dhe parimin e shtetit të së drejtës.
?. ??????????? ? ?????̈? ??̈ ?????? ??? ???????? ? ?????̈?????? ???????
Një nga shqetësimet më serioze që ngre “Rregullorja Rama” është krijimi i kushteve për një “privatizim” faktik të sallës së gjyqit, duke kufizuar praninë dhe kapacitetin e medias për të ndjekur e raportuar proceset penale.
Një sallë gjyqi nuk mund të shndërrohet në një hapësirë të mbyllur ku publiku lejohet të shohë vetëm atë që administrata e gjykatës vendos t'i ofrojë.
Sidomos në proceset me interes të lartë publik, politik apo institucional, media është mekanizmi kryesor përmes të cilit publiku ushtron të drejtën e tij për të monitoruar drejtësinë.
Nëse publiku nuk mund të jetë fizikisht i pranishëm, media është mënyra përmes së cilës parimi i publicitetit të gjykimit zgjerohet dhe bëhet efektiv, efikas dhe praktik.
?. ????? ??? ?̈????̈ ?????? ? ??????̈????̈
Një nga premisat më shqetësuese, që përcillet nga fryma e kësaj Rregulloreje është trajtimi i medias si një faktor që duhet kontrolluar, kufizuar dhe administruar, në vend që të konsiderohet një aleat i natyrshëm i interesit publik.
Kjo pikëpamje është anakronike, kundër frymës së Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Në një demokraci funksionale, gjyqësori dhe media nuk duhet të shihen si kundërshtarë. Përkundrazi, të dyja kanë një interes të përbashkët mbrojtjen e publikut nga abuzimi me pushtetin, korrupsioni dhe kriminaliteti.
Media e pavarur nuk është kërcënim për një gjykatë të pavarur.
Kërcënim për një gjykatë të pavarur është mungesa e transparencës.
Një gjykatë që beson tek përgjegjshmëria, pavarësia dhe paanshmëria e saj, nuk duhet të ketë frikë nga syri i publikut apo nga raportimi i medias.
?. ??????? ?̈????̈ ????̈ ? ?????????? ??̈ ??????̈????̈ ??????
Në rastet e hetimit dhe gjykimit të zyrtarëve të lartë, funksionarëve publikë apo personave të zgjedhur, interesi i publikut nuk është abstrakt.
Kur pretendohet se është konsumuar një vepër penale që lidhet me ushtrimin e pushtetit, publiku është drejtpërdrejt bartës i interesit publik që duhet mbrojtur.
Prandaj, kufizimi i medias në sallën e gjyqit prek jo vetëm gazetarët, por edhe të drejtën e shoqërisë për të ndjekur procesin dhe për të krijuar bindjen e saj mbi mënyrën se si administrohet drejtësia.
Një proces penal me interes të lartë publik nuk mund të reduktohet në një komunikim të kontrolluar institucional.
?. “???????????? ? ???????????” ?̈????̈ ???????̈
Koncepti i “transparencës së kontrolluar”, i përdorur në këtë Rregullore, është problematik në thelb.
Në një shoqëri demokratike, nuk mund të ketë media të privilegjuara dhe media të diskriminuara në aksesin ndaj informacionit gjyqësor.
Të gjitha mediat duhet të kenë mundësi të barabarta për të informuar publikun, në përputhje me rregullat e arsyeshme të rendit dhe qetësisë në sallën e gjyqit.
Në të kundërt, e ashtuquajtura “transparenca” rrezikon të shndërrohet në censure, në një instrument përzgjedhjeje të informacionit që publiku lejohet të marrë.
Dhe një transparencë që kontrollohet nga pushteti nuk është transparencë, por është menaxhim i informacionit. Sidomos në një vend kur raporti i fundit i Misionit të ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit 2025 nënvizoi se shumica dërrmuese e mediave janë të lidhura (kontrollohen) nga Qeveria.
?. ???????? ? ???????̈ ??̈ ??????
Parashikimi që media të ketë akses vetëm në vendet që mbeten bosh pas sistemimit të familjarëve dhe palëve të tjera është veçanërisht problematik.
Media nuk mund të trajtohet si një prani dytësore në një proces që ligjërisht është publik.
Përkundrazi, duhet të ketë vende të garantuara për përfaqësuesit e medias, pikërisht për shkak të funksionit të tyre publik.
Një gjykatë që kufizon median në bazë të kapacitetit fizik të sallës duhet të ketë mekanizma transparentë dhe objektivë, jo kritere që e vendosin gazetarin në fund të hierarkisë së aksesit.
?. ??????????? ??? ??????????? ?????-?????
Edhe rregullat për regjistrimin audio dhe audio-viziv duhen parë në raport me standardet e përcaktuara tashmë nga KLGJ.
Udhëzuesi Standard i Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median parashikon mundësi për regjistrime audio me mjetet e përdorura nga gazetari, përfshirë telefonin, për sa kohë ruhet rendi dhe qetësia në sallën e gjyqit dhe respektohen kërkesat ligjore.
Një rregullore e brendshme e GJKKO-së nuk mund ta zëvendësojë këtë standard me një regjim më kufizues.
Gjykata nuk mund të krijojë me rregullore kufizime që ligji nuk i ka parashikuar dhe nuk mund të tejkalojë kufizimet e parashikuara në ligj.
?. ?????????? ??̈? ????????̈?. ??????????? ??? ??????????
Mbajtja e regjistrave të posaçëm për median dhe aktivitetin e gazetarëve, veçanërisht në format elektronik, është një tjetër element që kërkon rishikim serioz në këtë Rregullore.
Regjistrat e hyrjes, të administruar nga personeli i sigurisë, janë të mjaftueshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucion.
Krijimi i mekanizmave shtesë për gjurmimin administrativ të veprimtarisë së gazetarëve rrezikon të krijojë një efekt intimidues dhe të ndikojë negativisht në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.
Media e lirë nuk mund të funksionojë nën klimën e mbikëqyrjes administrative.
?. ???????????? ? ?????-??̈ ??? ???? ??̈ ?????̈ ??????????? ? ???????̈? ???????????
Përmes parashikimeve të saj, Rregullorja rrezikon të hyjë në një fushë që nuk i takon administratës së gjykatës.
Çështjet që lidhen me kufizimin e të drejtave kushtetuese, përfshirë edhe lirinë e medias, nuk mund të zgjidhen me vullnet administrativ.
Administrata e GJKKO-së nuk mund të marrë kompetencat e ligjvënësit dhe as të Gjykatës Kushtetuese.
Çdo kufizim i një të drejte themelore duhet të ketë bazë të qartë ligjore, të jetë proporcional dhe të respektojë Kushtetutën dhe standardet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
??. ???? ?? ??? ???????? ? ???????????
Neni 98 i “Rregullores Rama” krijon shqetësime të veçanta për shkak të natyrës së sanksioneve që parashikon.
Një akt administrativ i brendshëm nuk mund të marrë karakteristikat e një Kodi Penal apo Administrativ dhe të krijojë, në mënyrë autonome, kufizime e sanksione ndaj subjekteve që ushtrojnë të drejta të garantuara me ligj.
Këtu shfaqet një problem i drejtpërdrejtë i rezervës ligjore dhe ndarjes së pushteteve.
GJKKO është pushtet gjyqësor. Nuk është Kuvend.
Dhe gjykata nuk mund të marrë funksionin e ligjvënësit.
??. ???? ??? ???? ??̈? ???̈ ??????????, ???????????? ??? ???????????
Edhe vetë teknika normative e kësaj Rregulloreje ngre pikëpyetje.
Me plot 162 nene, ajo i ngjan më shumë një Kodi sesa një rregulloreje të brendshme administrative.
Problemi nuk qëndron vetëm te gjatësia, por te mbirregullimi dhe mbivendosja me Kushtetutën, ligjet, Kodin e Procedurës Penale dhe aktet e KLGJ-së.
Një rregullore duhet të qartësojë dhe të lehtësojë funksionimin institucional, jo të krijojë një univers paralel normash.
??. ???̈ ?????????? ??̈ ????̈??? ???? ????̈ ?????-??̈
Ironikisht, një Rregullore që synon të administrojë më mirë veprimtarinë e GJKKO-së mund të prodhojë efektin e kundërt.
Duke dobësuar praninë e medias, ajo dobëson edhe një nga mekanizmat më të rëndësishëm të kontrollit publik.
Duke kufizuar transparencën, ajo ushqen dyshimin.
Duke kufizuar raportimin e pavarur, ajo krijon hapësirë për spekulime.
Dhe duke e paraqitur median si problem, ajo dëmton vetë besueshmërinë e gjykatës.
Një gjykatë e pavarur ka nevojë për një media të pavarur.
Jo për një media të kontrolluar.
Jo për një media të përzgjedhur.
Jo për një media që hyn në sallën e gjyqit vetëm me leje administrative.
Por për një media që është e lirë të shohë, të dëgjojë, të raportojë dhe të kritikojë.
??. ???? ????? ??̈ ??????̈ ??????????, ?? ?? ????????????̈ ???̈
Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë garant i një marrëdhënieje të shëndetshme dhe institucionale midis gjyqësorit dhe medias.
Në vend që të lejojë akumulimin e rregullave dhe kufizimeve, KLGJ duhet të ndërhyjë për të garantuar përputhshmërinë e plotë me Kushtetutën, ligjin dhe Udhëzuesin Standard të vitit 2023.
Gjyqësorit i intereson një media e fortë dhe e pavarur, sepse media është një nga mbrojtjet më të rëndësishme të shoqërisë kundër abuzimit të pushtetit.
Por edhe media duhet të kuptojë se pavarësia e saj është e lidhur drejtpërdrejt me pavarësinë e gjyqësorit.
Pa gjykata të pavarura nuk ka liri reale të medias. Pa media të lirë nuk ka kontroll real mbi drejtësinë.
Prandaj, është i domosdoshëm shfuqizimi i të gjitha parashikimeve që kufizojnë median në “Rregulloren Rama” të GJKKO-së, datë 17.7.2026 dhe rikthimi te standardet e përcaktuara në Udhëzuesin Standard të Marrëdhënieve të Gjykatave me Publikun dhe Median, miratuar nga KLGJ dhe publikuar në Fletoren Zyrtare në vitin 2023.
Sepse çështja nuk është thjesht se ku ulet gazetari në sallën e gjyqit.
Çështja është nëse qytetari ka të drejtë ta shohë drejtësinë duke u dhënë.
Çështja nuk është thjesht nëse një gazetar mund të regjistrojë një seancë.
Çështja është nëse drejtësia pranon të jetë nën vëzhgimin e publikut.
Dhe mbi të gjitha, çështja nuk është vetëm liria e medias.
Është pavarësia e vetë gjyqësorit.
Sepse një gjykatë realisht e pavarur nuk ka nevojë të mbyllet përballë medias. Ajo ka nevojë të jetë e hapur ndaj saj, pikërisht për të provuar çdo ditë se është e paanshme, e barazlarguar nga palët dhe e bindur se vendimet e saj mund t'i qëndrojnë dritës së publikut.
Drejtësia nuk mund të kërkojë besim duke mbyllur dyert.
Nuk mund të kërkojë pavarësi duke kufizuar transparencën.
Dhe nuk mund të ndërtojë autoritet duke e trajtuar median si kundërshtare.
??̈?? ??????? ??̈ ????? ??̈ ????? ??????? ??̈??? ???????, ???̈??? ???????? ??̈ ????? ??̈ ????̈ ??????? ?????̈?????? ??̈ ??????? ?? “????????????̈ ??̈ ???????????”, ???̈????̈ ???? ??̈??????? ??̈ ????̈ ???????̈? ??̈ ??????̈????̈.
Në një demokraci, drejtësia duhet të jetë e pavarur nga pushteti politik, por kurrë e pavarur nga vëzhgimi dhe gjykimi i publikut.
Prandaj, çdo përpjekje për ta kthyer sallën e gjyqit në një hapësirë të mbyllur, median në një subjekt të kontrolluar dhe transparencën në një privilegj të administruar nga gjykata, nuk mbron GJKKO-në, përkundrazi dobëson atë.
Dhe një GJKKO që dobëson median e pavarur, në vend që ta mbrojë, nuk forcon drejtësinë, por forcon bindjen e "Drejtësisë me Regji".
Sepse drejtësia e vërtetë nuk ka frikë nga kamera, nga gazetari, nga kritika dhe mbi të gjitha, nga sytë e qytetarëve.
Drejtësia e vërtetë ka vetëm një frikë, të mos jetë realisht e pavarur.
Ndaj kjo veç të tjerash është një rregullore edhe anti-GJKKO dhe vetëm në shërbim të Edi Ramës, kapësit dhe regjisorit të telenovelës “Drejtësi me Regji”.
??? ???????, ??̈ ????? ??̈ ????? ??????, ? ??̈??̈ ???????.
???̈??? ??????? ??̈ ????? ??̈ ????̈ ??????, ??? ? ??̈???? ????̈ ? ?????????, ??̈??? ??????.












Komente
Komento