TIRANË- Ish-efektivi Uljan Shpataraku, që u kap në makinë me biznesmenin Ergys Agasi del sot në GJKKO për masë sigurie. Shpataraku u arrestua në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit, pasi rezultoi se po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte edhe Agasi, i shpallur në kërkim prej 8 muajsh me urdhër të SPAK për dosjen me abuzimet me tenderët te AKSHI. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, ku prokuroria pritet të paraqesë kërkesën për masën e sigurimit ndaj Shpatarakut.
Uljan Shpataraku, u përjashtua nga Policia e Shtetit disa javë më parë. Ndërkohë, burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se Shpatarakut i është zbuluar edhe një arsenal armësh pa leje.
Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar. Nga këto, dyshohet se vetëm një pistoletë ishte me leje.
Po ashtu, për Shpatarakun ka indicie se ka pasur precedent penal në të kaluarën jashtë vendit, të cilin nuk e ka deklaruar, por që kërkon një hetim të thelluar nga autoritetet.


Në foto, armët e sekuestruara, sfondi i përpunuar me AI
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim....











Komente
Komento