Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një letër zyrës së OSBE-ODIHR të akredituar në Shqipëri, përmes së cilës e vë në dijeni për zhdekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore. Ai thotë se dekreti është ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë institucionet duke iu drejtuar drejtëpërdrejtë KQZ-së e cila në datën 10 qershor e injoroi atë duke vijuar punën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i shtetit deklaron se procesi zgjedhor që mund të mbahet do jetë i pavlefshëm duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama se përpjekjet e tij për të mos lejuar dekretin e tij të zbatohet do të përkeqësojë krizën në vend.

"Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor 

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të Presidentit të Republikës janë totalisht të paligjshme dhe perkeqesojne krizen në Shqipëri", shkruhet ndër të tjera në letër.