Xhaferllari e PD-së? Meta zbulon prapaskenat e 8 viteve me parë me Berishën

Në konferencën e tij të jashtëzakonshme, presidenti Ilir Meta ka dhënë  arsye se përse ka dekretuar Marsida Xhaferllarin në vend të Arta Vorpsit, ku një ndër arsyet kryesore ka listuar faktin që ka kandiduar për një vakancë, gjë sipas kreut të shtetit ka zbatuar frymën e kushtetutës. Ai gjithashtu u është përgjigjur edhe akuzave të bërë nga mazhorancë se Xhaferllari është e lidhur ngushtë me PD-në, teksa tregoi prapaskenat e 8 viteve me parë, në kohën e Berishës.

"Pavarësisht nga veprimi që ka bërë zonja tjetër që është një zgjedhje e saj, unë kam preferuar zonjën Xhaferllari për një arsye shumë të thjeshtë se jam i bindur në integritetin e saj dhe e ka treguar përgjatë veprimtarisë së saj pavarësisht se ka qenë në presione të jashtëzakonshme, siç kanë qenë edhe shumë të tjerë të tërhequr nga kandidatura. Ajo ka kandiduar vetëm për një vakancë. Nuk është normale të kandidosh për 4 vakanca. Ajo mund të kandidonte edhe në dy vakanca meqë presidenti zgjedh dy, por ka zbatuar frymën e kushtetutës. Jemi në kushtet e imponimit të emërimit, kur në fakt duhet të jetë zgjedhje, të ketë alternative.

Ndikimi nga PD Xhaferllari?  Marsida Xhaferllari ka qenë kandidate për kryetare e KQZ në vitin 2010 apo 2011 kur isha në koalicion me doktorin dhe e di shumë mirë që PD dhe koalicioni në atë kohë, nuk e ka votuar zonjën Xhaferllari sepse nuk vlerësohej njeri i besueshëm aq sa duhej për partinë në atë kohë. Mos u merrni me këto histori që nuk nderojnë.

Për Zonjën Vorpsi, kam pasur një vërejtje një rezervë, sepse ka qenë anëtarë e grupit të ekspertëve për çështjen e Gjykatës Kushtetuese ngaqë ka punuar atje. Ka deklaruar që këta ekspertë të përjashtohen për të evituar konfliktin e interesit, kur të bëhen kandidimet për prokurorinë dhe institucionin e prokurorisë nuk do të përfshihet, e njëjta gjë ka qenë edhe për Gjykatën Kushtetuese edhe për institucionet e tjera. Një nga pikëzimet që ka bërë KED, është e mbështetur në faktin se në këtë ligj i është dhënë përparësi këshilltarëve që punojnë në Gjykatën Kushtetuese, në varësi me kandidatët e tjerë, dhe është një konflikt interesi", përfundoi Meta.


Lajmi kryesor:

Ngërçi në Kushtetuese/ Meta: Të hënën kallëzoj penalisht kreun e KED! Armët, një nga tre rrugët që ka populli (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur