Meta: Marrëdhëniet e LSI-së
me Berishën, nuk janë ftohu

Meta: Marrëdhëniet e LSI-së<br />me Berishën, nuk janë ftohu
Pas abstenimit në të paktën dy votime rresht në Kuvend, kreu i LSI, Ilir Meta ka mohuar se ka kontradikta mes partisë së tij dhe demokratëvë. Meta tha sot se marrëdhënia me kryeministrin nuk ështe ftohur. Duke folur për abstenimin e ligjit për lirimin e banesave tha se kishte ardhur pas refuzimit për të vazhduar dialogun në mënyrë që jo vetëm të jepej një zgjidhje për kthimin e pronave të zëna me qera pronarëve të ligjshëm por edhe për të evituar një diskriminim.

“Qëndrimet tona kanë të bëjnë me pozicionet tona politike dhe me vlerësimin tonë për çështjet në fjalë. Abstenimi për ndryshimet që u sollën për lirimin e banesave të ish pronarëve erdhi pas mosmarrjes në konsideratë të kërkesës sonë për të vijuar dialogun në mënyrë që jo vetëm të jepej një zgjidhje për kthimin e pronave të zëna me qera pronarëve të ligjshëm por edhe për të evituar një diskriminim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që jo për fajin e tyre por të sistemimit të kaluar dhe njëkohësisht edhe për shkak të paaftësisë për t’i dhënë një zgjidhje gjatë këtyre dy dekadave, mund të dalin në rrugë të madhe. Në këto kushte kur e pamë të pamundur që të jepej më shumë kohë për të vijuar dialogu dhe për një zgjidhje sa më të plotë menduam që ai ishte qëndrimi më normal. Ndërsa për çështjet e tjera absolutisht që mendoj se çdo gjë tjetër është spekulim. “- deklaroi Meta në një konferencë për shtyp mesditën e sotme në selinë e LSI-së.

Meta nënvizoi se qëndrimet e LSI-së në raport me koalicionin kanë qenë tepër konstruktive. "Ne i jemi përmbajtur me përpikmëri të gjithë marrëveshjes kuadër PD-LSI. Natyrisht që për çështje të caktuara ne kemi pasur qëndrimet tona që kanë të bëjnë me vetë identitetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo me bindjet tona për zgjidhjet që mund të ofroheshin apo të ofrohen. Unë mendoj se koalicioni ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme. Edhe brenda një partie ka mendime të ndryshme".

I pyetur nëse LSI do të kërkojë postin e kryetarit apo të anëtarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Meta u përgjigj: "Ne do të kontribuojmë sa më pozitivisht për konsolidimin e një KQZ-je sa më të pavarur, sa më përfaqësuese, që të justifikojë të gjithë atë iniciativë ndryshimi për të shtuar garancitë për zgjedhjet e ardhshme. "
Ai përshëndeti votimin e ligjit për kufizimin e imunitetit dhe theksoi se duhet të vijohet përpara edhe me hapa të tjerë për reformën parlamentare dhe ligjin për Gjykatën e Lartë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta