Meta: Maxhoranca dhunoi
Kushtetutën e pavarësinë e KQZ

Meta: Maxhoranca dhunoi<br />Kushtetutën e pavarësinë e KQZ
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim bën me faj maxhorancën për situatën e krijuar në KQZ të cilën e cilëson të papranueshme. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Aleancës Popullore Artan Dojaka, Meta tha se maxhoranca  dhunoi Kushtetutën, Kodin dhe pavarësinë e KQZ-së dhe zgjidhja e vetme është rivendosja e besimit, rivendosja e konsensusit midis këtyre dy forcave që kanë bërë kodin dhe ecja përpara. Meta thotë se maxhoranca prishi në mënyrë brutale konsensusin.

KQZ, META: MAXHORANCA PERGJEGJESE
"Asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë për LSI-në çështja e një anëtari të propozuar prej saj si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sepse kjo do të thotë të shkatërrosh konceptin e pavarësisë së këtij institucioni, i cili ka qenë i kristalizuar mjaft qartë edhe në kodin e miratuar me konsensus vitin e fundit midis PD-së dhe PS-së. Aktualisht kemi një situatë të papranueshme dhe për këtë përgjegjësia është e drejtpërdrejtë e maxhorancës, e cila dhunoi Kushtetutën, Kodin dhe pavarësinë e KQZ-së. Natyrisht që zgjidhja është rivendosja e besimit, rivendosja e konsensusit midis këtyre dy forcave që kanë bërë kodin dhe ecja përpara. "- tha Meta.

MAXHORANCA PRISHI NE MENYRE BRUTALE KONSENSUSIN
Pyetjes kjo do të thotë rikompozim Meta u përgjigj: "E theksova edhe njëherë tjetër, rivendosja e besimit, rivendosja e konsensusit. Konsensusin dihet se kush e prishi në mënyrë të njëanshme, arrogante, brutale dhe tepër të vrazhdë. Nuk është kjo rruga e konsolidimit të institucioneve të pavarura dhe e rritjes së besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. "

LSI NE ZGJEDHJE ME LISTAT E VETA
Lidhur më çështjen e listave, Meta tha: "Lëvizja Socialiste për Integrim ka listat e saj në të gjithë vendin. Partia Socialiste dhe të gjitha forcat e tjera politike kanë listat e tyre. Kjo gjë besoj se është thënë në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok. "

ALEANCA POPULLORE KONTRIBUT PER ROTACIONIN
Meta e ka cilësuar koalicionin ‘Shqipëria Europiane’ si koalicionin më të madh që është realizuar ndonjëherë në historinë e vendit, dhe shtoi se koalicioni me Aleancën Popullore do t’i shërbejë vendit për rotacionin e pushtetit.

“Aleanca Popullore ka vizion konstruktiv dhe do të japi kontribut për realizimin e rotacionit aq të nevojshëm për vendin tonë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka si çështje të rëndësishme dhe prioritare çështjen çame”, tha Meta

Kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka e ka cilësuar Rezolutën Çame si tepër të rëndësishme dhe me prioritet për integrimin e Shqipërisë në Europë.

DOJAKA: KUR MARIFETI ME ROZOLUTA TE PAMIRATUARA
I pyetur a njeh rezolutën çame të 2004, Dojaka tha: Ne si Aleancë Popullore, përfaqësuesit e vetëm të komunitetit çam jemi kundër çdo marifiteti apo falsifikimi me rezoluta të pamiratuara. Mbështesim çdo rezolutë të shkuar, të tashme dhe të atyre që do vijnë më pas të cilat shprehin mbështetjen e plotë, ashtu siç është në të gjithë popullin shqiptare, mbështetje mbarëpopullore. Kërkojmë një mbështetje me konsensus të plotë nga të gjithë përfaqësuesit e Kuvendit dhe kjo është një nga kërkesat tona themelore në marrëveshjen që kemi me koalicionin. Këtë e kemi bërë transparente dhe këto janë qëllimet të cilat do të na ndjekin në rrugën tonë të mëtejshme politike.
(v.gj/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot