Meta mbledh Kryesinë e PL, përcaktohen kriteret për kandidatët për këshilltarë, mes tyre edhe 'angazhimi' në rrjetet sociale

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi Kryesinë për të diskutuar mbi aksionin e tyre për zgjedhjet e 14 majit. Në deklaratën për mediat Meta tha se më 14 maj opozita do të arrijë një rezultat spektakolar dhe se do t’i japin fund monizmit për t’i kthyer bashkitë qytetarëve.

Ti japim fund monizmit kemi datë të rëndësishme 14 majin, dita e fundit e monizmit në qeverisjen vendore, dita e parë e kthimit ët qyteteve në duart e qytetarëve. Rikthimi i llogaridhënies në çdo bashki dhe përfaqësimi me grupe sa më të gjerë këshilltarësh është objektiv i yni. 1650 kandidatë për këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit. Të gjithë ne do jemi të përgjegjshëm për të zgjedhur ata njerëz të devotshëm ndaj komunitetit”, tha Meta.

Meta u ndal edhe në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka goditur Prishtinën dhe se ka vënë para interesat e Beogradit.

"Ka marrë goditje edhe nga Rama, i cili ka vendosur interesat e tjetërkujt para interesave kombëtare dhe para detyrimeve të tij kushtetuese se Shqipëria ka pasur prej kohësh një politikë të stabilizuar sa i takon çështjes së Kosovës dhe rajonit në përgjithësi. Jemi të lumtur që Kosova e feston edhe me arritje që kanë treguar se një shtet i ri me vullnet të fortë politik mund të arrijë suksese shumë të rëndësishme", tha Meta. 

Meta akuzon Partinë Socialiste se ka zgjedhur që të intimdojë opozitën, po kreu i Partisë së Lirisë thotë se përgjigjen do e marrin më 14 maj me rezultatin spektakolar të opozitës.

"Ky intensitet komunikimi me qytetarët do të na çojë drejt atij rezultati spektakolar që do të arrijë opozita më 14 Maj. Sirenave të trishtimit do i përgjigjemi me optimizmin e popullit të lirisë. Ata që kanë zgjedhur intimidim, frikësim janë në panikun e humbjes dhe çdo provokim që bëjnë ndaj opozitës i bën më të pashpresë dhe i izolon më shumë. Edhe vetë socialistët e kanë kuptuar që me Edi Ramën edhe vatrat e socialistëve zbrazen çdo ditë. Vetëm një pakicë e pashpirt që nuk njeh kushtetutë dhe nuk njeh ligj ka përfituar në kurriz të shumicës dërrmuese të qytetarëve", tha ai.

Meta njoftoi se ditën e hënë do të hapen kandidaturat për këshillat bashkiakë, si edhe janë përcaktuar kriteret për përzgjedhjen e tyre. 

"Sot Kryesia e Partisë të Lirisë diskutoi për kriteret e përzgjedhjes të 1650 kandidatëve të saj për Këshillat Bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit. Integriteti, lidhjet me komunitetin dhe fuqia denoncuese e korrupsionit do të jenë kritere kryesore për kandidim. Nesër Komiteti Drejtues Kombëtar do t’i miratojë përfundimisht këto kritere. Nga dita e hënë procesi i aplikimit për kandidim do të jetë i hapur", shkruan Meta. 

Në mbledhjen e sotme, Partia e Lirisë ka miratuar kriteret për kandidatët për këshillat bashkiak në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndër të cilat dallohet edhe angazhimi në rrjetet sociale. Ndërkohë po sot është emëruar në postin e sekretares për Çështjet Sociale dhe Barazinë Gjinore Brunilda Paskali. Në mbledhje u vendosën edhe pesë anëtarë të rinj në kryesinë e PL: Kontjana Kuçi; Gentjan Çala; Ismeralda Seidolli; Anisa Ibraj; Viktor Tusha; Faik Basha; Luigj Turmalaj. 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere: 
Angazhimi publik, kontributi në komunitet, në media qendrore dhe lokale, rrjete sociale
Angazhim publik në denononcimin e korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.
Performanca zgjedhore ku kandidati angazhohet, në qendrën e votimit, njësinë administrative dhe Bashkinë.
Te jetë aktiv në organizimin e takimeve me komunitetin deri në shpalljen e listës përfundimtare.
Qendrueshmëri politike.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 18/02/2023 14:31

    Parti e Lirise apo Parti e Loqkes?

    Përgjigju
  • Meri: 18/02/2023 07:38

    PL = partia e plehrave ( plehrave toksike )

    Përgjigju
  • Agush!: 17/02/2023 22:25

    Me 14 maj mer breket e Monikes e shko laji andej nga Lalsi.

    Përgjigju
  • Linda: 17/02/2023 20:15

    Sot feston gjithe Kosova e Shqiperia skemi kohe te merremi me perallat dhe genjeshtrat tuaja.

    Përgjigju
  • Eno: 17/02/2023 19:48

    Me dat 14 do dilni e te thoni perseri qe rama na i beri me hile

    Përgjigju
  • Ani: 17/02/2023 19:47

    Nuk ju beson me njeri juve o legena

    Përgjigju
  • Toni: 17/02/2023 19:25

    Ju jeni te goditur gjithmone o te shkrete

    Përgjigju
  • Goni: 17/02/2023 19:24

    Me 14 maj ju pret perseri humbja juve o ilir

    Përgjigju
  • Delian: 17/02/2023 19:15

    Asgje nuk keni per tr arritur se asnje nuk ju beson juve se dine shume mire se cfare kriminelash jeni.

    Përgjigju
  • Monika: 17/02/2023 19:06

    me 14 jeni te humbur.Asnje nuk ju do ty dhe saliun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë nis me debate, PS: Të miratojmë planin hetimor! Vokshi: Ndreca përpjekje për të bllokuar punën, s’më intimidon dot