Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar këtë të premte me Ambasadorin e ri të Shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.
Gjatë këtij takimi, Meta dhe Fayez Mishari Al-Jassim ndanë të njëjtin mendim sa i përket rritjes së investimeve dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, ndërsa Meta solli në vëmendje edhe heqjen e regjimit të vizave për shtetasit kuvajtianë në fillim të këtij viti, si një masë lehtësuese për investitorët kuvajtianë.
Po ashtu në fokus të takimit ishte edhe intensifikimi i shkëmbimeve ndërparlamentare mes dy vendeve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com