TIRANË- Kryeparlamentari Ilir Meta ka pritur në ambientet e Kuvendit kampionin e Europës në peshëngritjes Erkand Qerimaj, nënkampionin Daniel Godelli dhe gjithë ekipin Kombëtar të këtij sporti.
Meta tha se për herë të parë qeveria dhe parlamenti “përveç përkrahjes morale do të përkrah sportistët edhe përmes legjislacionit, ku detyrimet e shtetit do të jenë konkrete".
“Të gjithë ne jemi të nderuar nga Erkandi dhe Danielit që me aq dinjitet e kthyen garën në një nga peshat më të vështira në fitore duke bërë të mundur të ngrenë me dinjitet flamurin kombëtar dhe t’i japin dinjitet të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit”,- tha Meta.
“Tani është koha të synojmë më shumë në këtë sport dhe prandaj ne jemi këtu për të shprehur mbështetjen tonë që djemtë dhe vajzat tona në ngrenë flamurin e Shqipërisë në kampionatin e botës”, vijoi Meta.
Kreu i Kuvendit premtoi që “me gjithë ekipin kombëtar të peshëngritje, ne do të jemi në dialog të vazhdueshëm”. Metës nuk i shpëtoi rasti për të bërë edhe shaka “në këto pak metra katrorë shumë kampionë përveç meje”,- tha ai.
Ndërsa kampioni i Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj tha se me “Përmirësimin e ligjeve dhe të kushteve, flamuri shqiptarë do të ngrihet sërish. Krahët dhe këmbët tona do të jenë më të forta me mbështetjen tuaj”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com