Meta: Me profesor Panaritin presidenca do të jetë në lartësinë më të duhur për të kontribuar në pandemi

Teksa i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa kundër përhapjes së COVID, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se me emërimin e ish-ministrit Edmond Panariti në krye të kabinetit të tij, presidenca do të jetë në lartësinë e duhur për të kontribuar në këtë çështje madhore, duke iu referuar këtu situatës së pandemisë.

"Nëse do ishin marrë masat që atëherë situata do ishte ndryshe., unë nuk mund të fajësoj qeverinë për pandeminë por e fajësëj që të ketë në prioritet pandeminë dhe mbështetjen e biznesit të mesëm dhe të atyre që kanë humbur vendin e punës, smund të ketë prioritet 3 ose 4 oligarkët e shqipërisë të cilët kur u ndodh ndonjë gjë marrin charter dhe nisen drejt turqisë.

Për çështjen e pandemisë jami  bindur se me profesor panaritin jam i  bindur se presidenca do tëjetë në lartësinë më të duhur për të kontribuar në këtë çështje madhore, në ditët dhe muajt në vijim sspese shëndeti është i rëndësishëm po ashtu edhe ekonomia", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta reflekton, vë maskë në daljen për mediat, i jep Ramës planin e Bashës për COVID: Opozita ekselente për pandeminë, 5 hapa para qeverisë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen