Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan me të cilin ka biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reforma në sistemin e drejtësisë e Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë prioritet e vend është shprehur Meta duke shtuar se Shqipëria mund të marrë eksperiencë nga Kroacia për reformimin e sistemit të drejtësisë.

“Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian”, - theksoi z. Ilir Meta.

Gjithashtu, Meta shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.

“Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne. Mbështesim forcimin e shtetit ligjor dhe institucionin e Prokurorisë”, - tha më tej, z. Ilir Meta.

Prokurori i Përgjithshëm të Kroacisë, z. Dinko Cvitan shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe ekspertët tanë më të mirë  në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”, - nënvizoi z. Dinko Cvitan.
 
meta

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)