Meta merr ftesë për të vizituar Serbinë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Maja Gojkoviç, në kuadër të punimeve të Sesionit të 131 të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë. Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes Shqipërisë dhe Serbisë. Meta e ftoi Gojkoviç të vizitojë Tiranën në një të ardhme të afërt. Nga ana e saj, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Gojkoviç shprehu kënaqësinë për vullnetin e qartë dypalësh për forcimin e marrëdhënieve duke vënë në dukje se të dy vendet gjenden sot në një moment pozitiv të procesit të integrimit evropian.

Në këtë kuadër, Gojkoviç theksoi se institucionet parlamentare mund të japin një mesazh të fortë bashkëpunimi në emër të të dy popujve. Gojkoviç gjithashtu shprehu dëshirën për një vizitë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Beograd.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan