Meta mesazh prekës për ndarjen
nga jeta të Çelikut:Drithëruese!

Meta mesazh prekës për ndarjen<br />nga jeta të Çelikut:Drithëruese!<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të madh, Rexhep Çeliku.

‘Lajm drithërues’ e cilëson Kreu i Shtetit largimin e ‘Mjeshtrit të Madh’ nga kjo botë, teksa e quan atë emblemë të valles dhe traditës sonë kulturore, të papërsëritshmin e kërcimit ton, fisnik dhe atdhetar, frymëzues të spikatur të brezave të artistëve të rinj.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’, Meta i përcjell ngushëllime të sinqerta familjes, njerëzve të dashur dhe kolegëve të të ndjerit për humbjen e pazëvendësueshme.   

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shkruan Meta.

Gjithashtu, Presidenti Meta ka nderuar figurën e Rexhep Çelikut, duke vendosur foton e valltarit të njohur në faqen zyrtare të Institucionit të Presidencës.

presidence
(Faqja e parë e Presidencës me valltarin e ndjerë, Rexhep Çeliku)

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit