TIRANE- Kreu i LSI deklaron se nëse nuk do të ketë propozim nga PS, Mazhoranca do të formalizojë kandidaturën e Zaganjorit. Ilir Meta shprehu keqardhje për dështimin e raundin e tretë ndërsa Raundi i katërt nuk përjashton mundësinë e konsensusit.
“Ju e dini qëndrimin tim për Zaganjorin, por kjo asnjëherë nuk ka përjashtuar apo mohuar mundësin ë eopozitës për të propozuar kandidatura alternative për president. Nëse nuk do të ketë propozime konsensuale që të rezultojnë bindëse për mazhorancës pa asnjë diskutim do formalizohet kandidatura e Zaganjorit.”- deklaroi Meta në konferencë shtypi të orës 13:15 minuta të ditës së sotme.
Duke iu referuar kandidaturës së Zaganjorit Meta u shpreh se “Nuk ka qenë një përpjekje për të konsumuar një kandidaturë në 3 raunde për të dalë më pas me emra politikë por ka qenë një përpjekje e sinqetë për konsensus”
“Jam i bindur- tha Meta- që do kemi president të ri. Dhe pavarësisht mangësive të deritanishme ka qenë një proces gjithëpërfshirës i debatueshëm ku nuk është vendosur në plan të parë logjika e numrave në parlament por një interes më i përgjithshëm”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com