Meta: Ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës të papranueshme, mos dilni nga realiteti

Presidenti Meta ka paralajmëruar sërish mazhorancën se prekja e njëanshme e kushtetutës nuk do të tolerohet dhe se kjo është një përpjeke për të asgjësuar demokracinë  e vendit. Sipas Metës se është përgjegjësi e tij që kush del nga realiteti ai ta kthejë sërish brenda.

"Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetueses, nga një parlament jo kushtetues  është e papranueshëm, është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës, demokracisë dhe të ardhmen europiane. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt. Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia se Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta 'fillon fushatën' dhe parashikon fitoren e PD-së: Nëse Rama më do në Këshill të më ftojë zyrtarisht, jo me Twitter


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Flamurin e Shqipërisë në Bruksel duhet ta ngrejnë së bashku, dy realitetet e moderuara të të Majtës dhe të Djathtës!

Flamurin e Shqipërisë në Bruksel duhet ta ngrejnë së bashku, dy realitetet e moderuara të të Majtës dhe të Djathtës!