TIRANE-Ilir Meta e cilësoi si fitore të tij dhe të qytetarëve që thirri në tubimin e 2 marsit tërheqjen e shumicës socialiste nga heqja e kompetencave të kreut të shtetit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta u shpreh se shumica socialiste dje u tregua e pabesë, pasi pranoi në Kuvend vetëm dekretin duke u tërhequr nga heqja e kompetencave për betimin e gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese, por nuk ndodhi e njëjta gjë me betimin e gjyqtarëve të lartë, prokurorëve dhe prokurorëve të SPAK, duke ia hequr. "Dje Kuvendi miratoi dekretin për kthimin për shqyrtim të ligjit për betimin e gjyqtarëve, që unë e firmosa në datë 2 mars.

Pranimi provon se shumica u detyrua që të pranojë fuqinë e popullit, që i përket sovranitetit. Përshëndes komisionin e Venecias. Nisma për ndryshuar formatin e betimit ishte nismë për uzurpimin e kompetencave të presidentit. Por dje Kuvendi çuditërisht mori edhe një akt tjetër në kundërshtim me këtë filozofi. Pra Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke prekur në mënyrë të njëanshme dhe të pabesë ligjet e reformës në drejtësi dhe veproi krejt ndryshe, duke i hequr presidentit kompetencën për të pranuar betimin e gjyqtarit të gjykatës së lartë, prokurorëve dhe prokurorëve të SPAK.

Tani krijohet rreziku i shkeljes së integritetit të gjykatës së Lartë, që është kompetente për zgjedhjen e tre anëtarëve të Kushtetueses. Me këtë ligj, Kuvendi ndau prokurorët e SPAK-ut në dy pjesë, ata që janë betuar te presidenti dhe kanë filluar punën dhe ata që do të vijnë që nuk betohen. Duke hequr këtë detyrim parlamenti zhbëri mekanizimin e fundit të kontrollit. Nuk është thjeshtë akt formal dhe ceremonial. Ndryshimet që miratoi dje Kuvendi cënojne pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Dekretet u mbajtën të fshehura për t'i përfshirë në një moment kur vëmendja ishte përqendruar te çështje të tjera si e Kodit" tha ai.

I pyetur se cili ishte reagimi i ambasadorëve gjatë mbledhjes së sotme për ankesën që u bëri për shumicën socialiste për rrëzimin e dekretit për betimet, Meta u shpreh "Besoj se çështjet janë shumë të qarta, unë ua kam paraqitur në mënyrë të detajuar, zyrtarisht do u shkojë ditën e hënë, pasi japin qindra miliona euro që të ketë drejtësi dhe jo rrumpallë. Do të vijojmë që të informojmë partnerët sepse problemet e gjykatës së lartë dhe kushtetuese dhe të funksionimit të SPAK dhe ligjit ndiqen dhe verifikohen herë pas here".

Presidenti Ilir Meta bëri edhe një deklaratë mjaft të fortë duke 'harruar' se është mbi palët. Kreu i shtetit la të kuptohet bindjen e tij se socialistët do të humbasin zgjedhjet e vitit 2021, kur tha se ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që lidhet me betimin dhe që socialistët i hoqën kompetencat atij, do të rishikohet nga kuvendi i ri vitin e ardhshëm. "Sa i takon reformës në drejtësi, më vjen keq për këto gjëra që kanë ndodhur, por të gjithë e kuptojmë se përse kanë ndodhur, por pas këtij viti do të jemi këtu për 5 vjetorin dhe do të kemi një bilanc të qartë edhe me kuvendin e ri nga zgjedhjet e reja, për ta festuar bashkë atë 5 vjetorin e 140 votave dhe deri atëherë do të ndiqet me shumë vëmendje performanca e çdo institucioni të ri, çdo anëtari të KLGJ-së, KLP-së, etj, pasi është investuar një besim i madh, në këtë reformë edhe te këta njerëz, ndërsa ligji që folëm dje ne do të rishikohet nga kuvendi i ri në mënyrë të padiskutueshme".  

Duke u ndaluar te debati për listat dhe koalicionet, Presidenti Ilir Meta tha se është gati që të shkojë dhe të japë mendimin e tij në Këshillin Politik, por me ftesë zyrtare, jo me një Twitter në rrjetet sociale, referuar Edi Ramës. "Nuk është çështje e presidentit të merret me çështjet e këshillit politik. Nuk ftohet presidenti në këshillin politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara  si ky Twitteri këtu (tregon ftesën e Edi Ramës në rrjetet sociale), presidenti nëse dikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon mendimin të fton zyrtarisht  për të gjetur një dakordësi. Nëse të gjithë anëtarët e këshillit kanë dëshirë padyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij me interesin më të mirë të këtij procesi. Por këto lloj ftesa LB, IM dhe OP, edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp" tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Meta: Kush prek 5 qershorin, do përfundojë si Haxhi Qamili! Për çdo ndryshim duhet konsensus

Presidenti  Meta paralajmëroi se kush prek  5 qershorin duhet ta dijë që nuk ka vetëm 30 korrik dhe se të gjitha ata që prekin të ardhmen integruese të vendit do të përfundojnë si Haxhi Qamilit. Me një ton të ashpër Meta tha se nuk mund të ndalojë askënd të çmendet, por askush nuk mund të thërrasë më një tryezë nëse më parë e ka përmbysur atë.

"Unë nuk ndaloj asnjëherë të çmendet dhe as të hidhet nga kati i 20. Unë kam të drejtë t'i them mos u hidh se vritesh. Mos më bëni mua përgjegjës për njerëz që nuk kontrollojnë dot dozat e optimizmit të tyre. Edhe Haxhi Qamili doli kundër perspektivës europiane të Shqipërisë, por të gjithë e dimë si përfundoi. Unë jua thash se kush është kontributi im deri tani. Kam dhënë një kontribut të rëndësishme  që opozita të tërhiqen nga kushti i qeverisë tranzitore dhe të pranonte të paktën këto standarde minimale, por kush prek 5 qershorin duhet ta dijë se ka nuk ka vetëm 30 korrik, por dhe  31 korrik, 2 gusht dhe jeta vazhdon, por aty ka një datë ku ndahen dy epokat. Dhe pastaj nuk ka më rikthim në tryeze  nga ata që përmbysi tryeza dhe kërkim të të drejtave që i takojnë një pakice pasi ke dhënë shembullin më të poshtër dhe më kriminal për interesat të pushtetit tënd je gati të përmbysë të ardhmen e një vendi. Shpresoj të mos ecet në këtë drejtim', tha Meta.

Megjithatë Meta tha se nëse palët bien në konsensus të plotë me ndryshimin e çdo pike aspo vendimi atëherë ai do i mbështes ato, por asnjëherë në mënyrë të njëanshme.

"Edhe nëse mund të rishikohet një element i 5 Qershorit duhet rishikuar në mënyrë konseusuale dhe gjithëpërfshirëse dhe certifikimin e ekspertëve", tha Meta.

Ora 18:45
Meta: Ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës të papranueshme, mos dilni nga realiteti

Presidenti Meta ka paralajmëruar sërish mazhorancën se prekja e njëanshme e kushtetutës nuk do të tolerohet dhe se kjo është një përpjeke për të asgjësuar demokracinë  e vendit. Sipas Metës se është përgjegjësi e tij që kush del nga realiteti ai ta kthejë sërish brenda.

"Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetueses, nga një parlament jo kushtetues  është e papranueshëm, është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës, demokracisë dhe të ardhmen europiane. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt. Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia se Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë", tha Meta.

Ora 18:38
Meta zbulon porositë që i dha Bashës: Paktin e 5 Qershorit do e firmos sapo të vijë

Ilir Meta tha se do të dekretojë menjëherë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan dje në Kuvend, të cilat u reflektuan nga pakti i 5 Qershorit. "Ende nuk kanë ardhur ndryshimet e bëra nga Kuvendi, sapo të vijnë në Presidencë, do të firmosen do të dekretohen menjëherë. Këshilli Politik duhet të vijojë punën, pasi ka shumë cështje si blerja e votës dhe shumë të tjerë. Kam takuar edhe Bashën e falenderova për 5 Qershorin dhe e nxita që të mos bjerë pre e asnjë provokimi dhe ti shërbejë në këtë mënyrë këtij procesi kaq jetik. Sa i takon ndryshime të njëanshme të kushtetutës, jam i prerë, por nuk dëshiroj që të flas më shumë se nuk do të doja të besoja se dikush do të ndërmerrte një iniciativë të tillë, që do të sillte një situatë të re, por një penalizim të vendit në raport me integrimin dhe për shkak të këtyre sjelljeve deri tani, për të ndërhyrë në zgjedhje, jo pak është penalizuar vendi. Tani është koha për të reflektuar 5 Qershorin. Pasi cenimi është penalizim i menjëhershëm".

Ora 18:37
Meta-Ramës: Nëse do që të vij në Këshillin Politik më fto zyrtarisht, jo me Twitter

Presidenti Ilir Meta tha se është gati që të shkojë dhe të japë mendimin e tij në Këshillin Politik, por me ftesë zyrtare, jo me një Twitter në rrjetet sociale, referuar Edi Ramës. "Nuk është çështje e presidentit të merret me çështjet e këshillit politik. Nuk ftohet presidenti në këshillin politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara  si ky Twitteri këtu (tregon ftesën e Edi Ramës në rrjetet sociale), presidenti nëse dikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon mendimin të fton zyrtarisht  për të gjetur një dakordësi. Nëse të gjithë anëtarët e këshillit kanë dëshirë padyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij me interesin më të mirë të këtij procesi. Por këto lloj ftesa LB, IM dhe OP, edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp" tha ai.  Por cfarë do të ndodhë nëse Edi Rama miraton ndryshimet për hapjen e listave dhe koalicionet pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentit. "Unë nuk e kuptoj këtë 6 ditë?! Kush e ka vendosur këtë afat? BE, NATO, Bundestagu? Ekziston vetëm një datë e rëndësishme, 5 Qershori, pasi është një marrëveshje ku u investuan të gjitha forcat politike. 5 Qershori mund të rishikohet vetëm në mënyrë konsensuale. Edhe nëse".

Ora 18:32
Sulmet ndaj ndërkombëtarëve/ Meta: Jam kundër diplomatëve karagjoz që tallen me kushtetutën dhe kompetencat e mia

I pyetur nëse vepron me dy standarde, ku nga një anë sulmon ndërkombëtarët dhe më pas i thërret në zyrë, presidenti Meta tha se ai nuk është kundër diplomatëve, por kundër atyre 'diplomatëve karagjozë' që tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e tij. Meta tha se është gjithmonë në shërbim të integrimit të vendit dhe plotësimit sa më parë të kushteve.

"Unë s'kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e mia dhe nuk thonë të vërtetën dhe tallen me popullin shqiptar ky është problem. Ky është raporti i presidenti me ndërkombëtarët dhe presidenti është në shërbim të integrimit të vendit", tha Meta.