Meta në Berat: Më 14 maj ndëshkojmë ‘Rilindjen’, ka si qëllim shpopullimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në Berat, ku bashkë me Sali Berishën prezantoi kandidatin Zija Ismaili. Meta tha se më 14 maj do ta ndëshkojnë Rilindjen, ndërsa tha se qëllimi i tyre i vetëm është që ta shpopullojnë Shqipërinë. Kreu i PL-së, thotë se Beratin e kanë betonizuar, madje edhe sheshin kryesor që është pjesë e UNESCO-s.

“Jam shumë i bindur se sot një javë do të festojmë pasi qyteti historik do të bëhet pjesë e ndryshimit historik. Kur shoh këtu Mangalemin dhe urën e Goricës dhe besoj kalojmë historinë e qytetit që I mbijetoi pushtuesve, që shpëtoi dhe kodikët, por që u masakrua në mënyrën më të pabesë nga Rilindja e betonit. Dhe ju e dini shumë mirë që atje pas në sheshin kryesor të këtij qyteti, pjesë e UNESCO-s dhe krenari kombëtare është hedhur një beton i pafund, I korrupsionit, I arrogancës së Rilindjes, i fyerjes së këtij qyteti, të traditës së tij, të historisë së tij. Dhe ju e dini shumë mirë se ai beton u hodh në mënyrën më kriminale, duke zhbërë dhe duke hedhur në Osum miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë dhe kjo çështje është në prokurori dhe këtë çështje e mban të bllokuar Edi Rama. Edi Rama, arkitekti i shkatërrimi të Durrësit me Velierën atje, 10 miliardë lekë, që ka goditur zemrën dhe identitetin e atij qyteti. Edi Rama, arkitekti i asaj kullës që e dinë korçarët në mes të qytetit, I kullës së korrupsionit dhe të arrogancës. Edi Rama arkitekti i tjetërsimit të Sheshit të Flamurit dhe të shesheve më historike të Vlorës së Pavarësisë. Edi Rama, grabitësi i Butrintit. Ndaj ka ardhur koha dhe jam I bindur që edhe Berati do ta ndëshkojë arrogancën e Rilindjes, e cila para 10 vitesh premtoi Ishullin e Beratit. Në fakt ky ishte projekti i tyre për të larguar shqiptarët dhe për ta kthyer Shqipërinë në një ishull për veten e tyre dhe për pastrimin e parave të mafias ndërkombëtare. Ishte projekti I shpopullimit të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë dhe ne e dimë se sa vuan Berati nga shpopullimi dhe largimi i të rinjve. Por Berati e ka një shpresë dhe e ka një emër për ndryshimin e tij, që është dr.Zija Ismaili”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Berisha në Berat: Më 14 maj kthejmë pluralizmin në vend! Rama po i vjedh qytetarët, ndërtimi i një rruge këtu kushton 24 mln euro


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor

Zyrtare/ FSHF nuk beson te arbitrat vendas, sfidën e titullit në 'Final 4' e gjykon Anthony Taylor