Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Ilir Meta ka nisur një tur nëpër gjithë Shqipërinë në kuadër të riorganizimit të Partisë së Lirisë. Në ‘Repolitix’ në Report Tv u shtrua çështja nëse kreu i PL-së po tregon frikën që ka nga SPAK apo kërkon të jetë lideri i opozitës shqiptare.

Arian Galdin i ftuar në studio u shpreh se po tentohet për një marrëveshje me drejtësinë.

'Nuk është hera e parë që përdor këtë gjë. Është bulldog politik. E di si duhet të sillet në situatë rreziku dhe e di në një situatë paqeje. Këtë periudhë mund të krijohet ideja se e ka çështjen me drejtësinë. Unë kam një tezë që nuk e ka problem fare drejtësinë. Besoj kur thotë se nuk ka frikë nga SPAK. Për mua SPAK po bën drejtësi të negociuar. Deklarata që tha se më ke dërgua tre herë njerëz për tu larguar nga Shqipëria, duhet të ishte kryedeklarata.

Ngrihet pyetja, a negociohet me këta njerëz që janë në hetim. Ai po e kupton që SPAK po negocion. Ne kemi 3 vjet që vijmë vërdallë për sukseseset e SPAK, ndërkohë që të gjithë arrestimet, janë nga dosje të iniciuar nga parti politike. Nuk bën kuptim. SPAK po i bëhet axhenda nga politika. Nuk ka asnjë çështje të iniciuar nga SPAK vetë. Bëhet negocioatë mes bandash politike. Meta nuk është më në konkurrencë me Bashën, as me Berishën dhe Bardhin. Ndihet i rrezikuar pasi më shumë sheshe dhe salla mbushin partitë e reja sesa Meta', thotë Galdini.

Gazetari Flogert Muça thotë se Metës i ka hyrë frika në palcë nga SPAK-u.

'Ilir Meta ka qenë në heshtje totale. Burimet tona bëjnë me dije se gjatë këtij viti ka kërkuar të negociojë, e ka kërkuar me lobim përtej oqeanit. Fakti që sot i bie SPAK dhe thotë Amerika është McGonigal, tregon se deri para dy jave ka qenë në tentativë për të mbyllur dosjet e tij. Ajo që po ndodh dhe i ka kallur ndatën, po bëhet e njëjta skemë hetimi me Arben Ahmetajn. Ti hyjnë me themeli të gjithë jetës.

Ai ka frikë nga SPAK sepse nuk ka arritur të ndërtojë një deal si zakonisht. Koha kur bëheshin marrëveshja në Lalëz ka ikur. Sot ai nuk e luftën me Dumanin, por me ata që nuk arriti dot të bëjë marrëveshje. Pra Shtetet e Bashkuara. E kuptojmë se ku do të rrahi kur thotë McGonigal. Ai pëllet. Nga SPAK ka frikën e të shkuarës së tij', shprehet Muça.

Avokati Leonard Karaj shton se problem i Metës është Amerika që është pas SPAK-ut.

'Meta nuk ka frikë nga SPAK. E di mirë që  ëhstë organ i përbërë nga shqi[ptar, të manipulueshëm. Problem i madh i Metës është Amerika, është mbrojtësi kryesor i SPAK, nuk jemi të verbër të themi që Dumani dhe ata të tjerët janë aq të fortë sa të mos hanë presion. Meta e ka problemin me Amerikën.

E ka kaluar edhe pëtej asaj të zotit Berisha që thotë SKAP. SPAK në raport me çështjet në hetim sheh ecurinë e hetimeve të veta dhe sheh afatetet ligjore. Metodat speciale të SPAK kanë për qëllim zhbërjen e kësaj klase politike. SPAK ka mbrojtjen e amerikës. Është sulmuar edhe nga Edi Rama, Sali Berisha dhe tani Meta. Përveç Lulit. Përderisa e sulmojnë të gjithë këta, e kanë me ata përtej oqeanit', thekson avokati.

Analisti Arben Meçe thekson janë tre shënjestra të opozitës dhe Metës, drejtësia, komunitetit ndërkombëtar dhe Edi Rama.

'Është fakti i ngritur që SPAK është instrument i Ramës. Por ëhstë abiolutisht në vbarës të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur flasim për SHBA, flasim për BE dhe Britani. Të tre bashkë janë aleatët tanë strategjijkë. Ndërkohë është dhe një insitutcion i pavarur stretgjik. Pra janë tre. Me kë do bëjë negociata Ilir Meta? Nëse bën me Ramën, nuk e lën dy të tjerat. Di vetëm një gjë, që Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama kanë kuptuar që armiku i tyre numër një në Shqipëri është SPAK, pasi është instrumenti i goditjes. Ballafaqimi i tyre është me SPAK. Edi Rama ka bërë kritika normale në politikë.

Por PS dhe Rama nuk kanë bërë deklarata që SPAK po bën goditje politike. Qëndrimet e Berishës dhe grupit të Berishës, thonë SKAP. Reforma në drejtësi është vullnet politik, për të goditur korrupsionin. Opozita e Metës dhe Berishës kanë ndërtuar një strategji dhe kjo është bërë në çdo podium. Janë bashkuar për të goditur SPAK. Do godasin të gjithë faktorin ndërkombëtar. Kohët e fundit opozita shqiptare ka vënë në shënjestër të gjithë trupi diplomatik. Dhe faktorin e tretë godasin Ramën', nënvizon Meçe.

Muça shtoi se Meta tashmë po i jargavitet Berishës pasi ka mbetur vetëm dhe është mbushur me paranoaj, saqë shan gruan e vet dhe lavdëron Berishën.

'Po i jargavitet doktorit, sepse i është i vetëm përballë drejtësisë, gruas, doktorit. Ajo që po ndodh është fundi i tranzicionit. Me punën e tij SPAK po i jep fund. Ai që do jetë kurbani dhe monument i fundit të tranzicionit është Ilir Meta. Sepse ndryshe nga Edi Rama apo Berisha ku kanë qenë kryeministra dhe janë kryeministra dhe është vështirë ti kapësh ligjërisht që kanë bërë krime. I vetmi që nga pangopësia ka qenë më i shkujdesur dhe në flagrancë ka qenë Meta', theksoi gazetari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit

Analisti Arian Galdini hodhi një tezë në 'Repolitix' se Meta me tezën e anti-nepotizmit kërkon t'i kthejë një përgjigje Berishës, pasi ky i fundit ka inkuadruar Argita Berishën në mbledhje dhe mitingje. 

'Po sikur e gjithë kjo lojë, antinepotizëm të jetë një përgjigje ndaj Berishës kur ai dërgon Argita Berishën në mbledhje. I gatshëm të përjashtoj gruan e tij që t’i dërgojë mesazh Berishës që është shumë i pakënaqur me të. Ka toleruar Lulzim Bashën si lider, i dha gruan si aleate Bashës. Dhe tani në të njëjtin fat por sheh që Berisha po fut Bardhi, Tabakun, i gatshëm ta tundi liojën përveç se të fusi Ilir Metën. Por Meta nuk e ka luksin që të bëjë armik tani edhe Berishën dhe Ramën. Dhe mënyra më e mirë për t’ja dërguar mesazhin është me dashuri, por me hidhësi', tha Galdini.

Gazetari Flogert Muça bie dakord se Meta po i jargavitet Berishës pasi ka mbetur i vetëm.

'Po i jargavitet doktorit, sepse i është i vetëm përballë drejtësisë, gruas, doktorit. Ajo që po ndodh është fundi i tranzicionit. Me punën e tij SPAK po i jep fund. Ai që do jetë kurbani dhe monument i fundit të tranzicionit është Ilir Meta. Sepse ndryshe nga Edi Rama apo Berisha ku kanë qenë kryeministra dhe janë kryeministra dhe është vështirë ti kapësh ligjërisht që kanë bërë krime. I vetmi që nga pangopësia ka qenë më i shkujdesur dhe në flagrancë ka qenë Meta', theksoi gazetari. 

Ora 22:12
'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

 

Analisti  Arben Meçe në Repoltix komentoi turin e Ilir Metës dhe PL-së duke theksuar se çfarë do të bëjë ai nuk i ndryshohet imazhi i korrupsionit. 

'Do ta kurorëzoj këtë lëvizje me bekimin e atij sipër. Po tha Berisha ky është personi, të gjithë kthehen resht. Meta e kuptuar, se për të anuar Berisha krah tij ti duhet të jesh një nga shërbëtorët më të zellshëm të Berishës. Ai doli me tezën Kush mi zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja. Me këtë tezë mori 30 deputetë, 20% të pushtetit lokal dhe qendror. Mori 20% të tenderave të Shqipërisë. Sot në Shqipëri imazhi i Ilir Metës, është Kush mi zgjidh hallet e mija, Ilir Meta, LSI-ja. Nuk e ndryshon dot, sado që të flasi për anti-korrupsion', tha Meçe. 

Ora 22:01
'Shan gruan e vet dhe lavdëron Berishën', Flogert Muça: Meta nuk ka më garanci dhe po i lutet doktorit

 

Gazetari Florgert Muça tha në 'Repoltix' se Meta kërkon t'i bjeri në sy Sali Berishës me turin e fundit. 

'Berisha është manjat i sondazheve. Dhe Meta në sondazhe del i papërfillshëm dhe kapërcen 97% në papëlqyeshmëri. Problem më i madh i Metës është se nuk ka më garanci dhe duket se po i lutet Berishës, po i bën lavde, shan gruan e vet dhe lavdëron Berishën. Shan Dumanin. Frika më e madhe e dytë është se mund të vdesi politikisht dhe në dorë fatin e tij politik e ka Berisha. Marrëveshja e fundit Rama-Bardhi dhe një lloj stabilitetit e ka futur në një paranojë Metën, që mirë më tradhtoi gruaja këndej por edhe doktorin ma ka marrë Rama. Paranojë këndej me partinë, me Monikën dhe paranojë me Berishën. Ai është në tre P', tha gazetari.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zoti Kanina: 24/04/2024 12:22

    Ketij Galdinit duhet q...motra ku e Ka dhe ku s e ka e para me idiot se ky s ka as te mesmen s Ka mbaruar, e dyta ka qen nje servil i berishese dhe Pastaj kaloj me komunisrer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille