Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës në Itali iu rezervua një pritje e ngrohtë në pesë komuna arbëreshe të Unionit të Arbërisë në Kalabri. Vizita e kryeparlamentarit dhe e delegacionit që e shoqëron nisi me vizitën në Komunën e Santa Sofia D'Epiro, ku u prit nga autoritetet lokale, kryetari i Bashkisë, Prefekti i Kozencës dhe Kryetari i Parlamentit Rajonal të Kalabrisë.
Në fjalën e tij kryetari Meta duke shprehur emocionet për këtë vizitë të parë në tokat e arbëreshëve, tha se ata (arbëreshët) ishin çelësi i ruajtjes së ndërgjegjes kombëtare shqiptare.
"Pa arbëreshët, sot nuk do të kishte Shqipëri, ndaj ne ndjehemi mirënjohës. Ata janë ura më e shkëlqyer e lidhjeve të forta shpirtërore mes Shqipërise dhe Italisë. Shqiptarët e çmojnë me krenari kulturën arbëreshe të ruajtur prej shekujsh. Kontributi juaj për Shqipërinë dhe Italinë nuk ka çmim. Ne duhet të ndërtojmë një program të përbashkët pune për ruajtjen e vlerave gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve', vlerësoi kryetari i Kuvendit.
Z. Meta ndodhet në Romë për të marrë pjesë në punimet e konferencës dyditore të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian. /atsh/
/Shqiptarja.com