Meta në Jalë: Të rekrutojmë të
rinj për LSI në çdo fshat

Meta në Jalë: Të rekrutojmë të<br />rinj për LSI në çdo fshat
VLORE – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka përshëndetur të rinjtë  e LSI-së që morën pjesë në Akademinë Verore për Politikën të Jalës duke u shprehur se  “angazhimi juaj është investimi më i mirë që ju bëni për të ardhmen tuaj. Ky është edhe një nga qëllimet kryesore të kampingut të Jalës që organizohet çdo vit dhe solidariteti juaj këtë vit ka qenë më i fuqishëm se çdo vit më parë dhe kjo nuk është një rastësi, por është produkt i asaj që ka nisur më 23 shtator të vitit 2004 me krijimin e Lëvizjes Rinore për Integrim”, shtoi z. Meta.

Sipas Metës, “ajo që është më e rëndësishme për LRI-në duke qenë se tani ka fituar statusin e një organizate tepër premtuese dhe shpresëdhënëse për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, është që në çdo fshat të Shqipërisë duhet të ketë Lëvizje Rinore për Integrim. Prandaj është një detyrë mendoj edhe e juaja dhe e gjithë strukturave të LRI-së në të gjithë vendin për të krijuar kudo organizatat e LRI-së”, - përfundoi Meta.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon