‘Fundi’ është i sigurt për Edi Ramën, me këtë bindje kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur konferencën e tij për mediat. Me tone të ashpra, Meta njëlloj si kryetari i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha kërkoi që për Edi Ramën të kryhen disa verifikime për shëndetin mendor ndaj tij por jo vetëm kaq, gjithashtu të bëjë një test droge.

‘Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psikike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës.’- tha Meta.

I pyetur se çfarë përgjigjeje do të marrë Edi Rama tashmë nga opozita e bashkuar ‘Berisha-Meta’, ish kreu i shtetit tha se do replika do të jetë dhëmb për dhëmbë, e do t’i shkulë dhëmb e dhëmballë të korruptuar.

Sipas tij, opozita është në dijeni të guximit të Edi Ramës të cilit i vendosi epitetin ‘lepurush’. Sipas Metës, kreu i qeverisë ka humbur mundësinë të tërhiqet nga çdo veprim i padrejtë që ka bërë.

‘Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.’- tha Meta.

Kujtojmë se Meta dhe Berisha në deklarata të veçanta publike thanë se shtatori do jetë muaji i protestave kundër qeverisë, por deri më tani nuk kanë një datë se kur do i nisin ato. Ajo që u zbulua nga vetë Berisha është se protestat do t’i organizojnë bashkë dhe për këtë ka patur edhe një takim me Metën në selinë blu.

Atë që Lulzim Basha tentoi me Monika Kryemadhin për të ashtëquajturën opozitë e Bashkuar, Sali Berisha tashmë që pretendon të ketë marrë drejtimin e Partisë Demokratike, kërkon ta vë në jetë me Ilir Metën, që pai hoqi kostumin e presidentit mori në dorë frenat e partisë që themeloi.

Aksionin për rrëzimin e qeverisë, Meta dhe Berisha, dikur në bashkëqeverisje, po e organizojnë bashkë, e për këtë kanë pasur edhe një takim në selinë blu. Muajt e verës shërbyen që të dy në deklarata të mëveçme të paralajmërojnë shtatorin e furishëm të protestave, por pavarësisht takimeve mes njëri-tjetrin, ende nuk e kanë një datë se kur do e nisin aksionin opozitar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Data për protestë me Berishën? Meta: Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë! Rama është tmerruar

 

I pyetur për një datë proteste të përbashkët me Berishën, Meta u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë çdo ditë.

 ‘Rama është armiku i lirisë së çdo qytetari shqiptar, i votës së lirë, i medias së lirë dhe të gjitha këto janë akte dëshpërimi dhe panikut ku ai është zhytur për shkak të skandaleve që kanë plasur brenda dhe jashtë vendit. E theksoj rëndësinë që shqiptarët të protestojnë çdo minutë. E tillë është situata në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri vjedhin qindra miliona euro, jo vetëm me inceneratorët, apo aferën e portit të Durrësit, që është kosto e jashtëzakonshme për popullin tonë, por dhe goditje e interesave strategjike.’- tha Meta.  

Sa i përket datës fikse, ashtu si Berisha ai nuk e konfirmoi por takimi i tyre ka qenë pikërisht për një tubim.

Ora 13:48
Meta i ashpër ndaj kryeministrit: Do t’i shkulim dhëmbë e dhëmballë lepurushit Edi Rama! Humbi mundësinë të thotë ‘qafsha mamin nuk e bëj më’

 

Në një konferencë për media Ilir Meta u ndal te përgjigja që ka opozita ndaj Edi Ramës.  

Në një konferencë për shtyp, ai tha se opozita do të luftojë dhëmb për dhëmb me kryeministrin.

‘Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.

Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij.’- tha Meta.