Meta në krye të Partisë së Lirisë, Bushati për Report Tv: Nga LSI Meta u bë Liri Meta! Ndryshoi vetëm emrin, por jo mbiemrin

Ervin Bushati, ish-drejtor i Postës Shqiptare dhe ish-kryetar i PS-së në qarkun e Tiranës, ka komentuar rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike në vend, ndërsa dje i ndërroi emrin erdhe partisë nga LSI në Partia e Lirisë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bushati tha se LSI ka ndërruar emër, por pronari është i njëjtë.

‘Nuk ka se më çfarë të krenohet kjo lëvizje! Është presidenti i parë në botë që kërkon të bëhet kryetar partie. LSI ndërroi emër por pronari është një. Në karrigen e presidentit Shqipërisë bënte qokën e kryetarit të partisë.  Është një parti drejt rënies, do krijojë përçarje. Është një politikan konfrontal, dhe agresiv dhe shpesh herë ka dëmtuar proces të rëndësishme të Shqipërisë. Tani nuk ka më petkun e presidentit apo mbështetjen e sovranitetit, është një njeri që ngre duart tani në mënyrë deklarative. Ajo që ndodhi me politikanin simbol të tranzicionin mund të ndodhë edhe më shumë politikanë tjerë. Mendoj se ka një lajm të mirë për shqiptarët nuk ka më politikanë që nuk ndëshkohen. Lajmi i keq për ato që ndjekin Bërishën apo Metën kur merr këtë damkë ‘non grata’. Meta dhe Berisha do ta kenë të vështirë që të rilindin.’- tha Bushati.

Duke u ndalur tek situata në kampin opozitar, Bushati u shpreh se nuk është mirë për Shqipërinë dhe për vetë politikën shqiptare që të ketë një kundërshtar aq të dobët.

‘Nuk është mirë për Shqipërinë dhe për politikën shqiptare dhe për PS-në të ketë kundërshtar kaq të dobët. Nuk ka ide me të mira, nuk ecën punët. Asnjë mazhorancë nuk do të donte të kishte një opozitë kaq të padëshiruar nga ndërkombëtarët, por edhe nga shqiptarët. Nuk kam parë ndonjëherë opozitën në një vështirësi të tillë. Është e njëjta histori. Figura që kanë kaq kohë në histori dhe nuk kanë ndryshuar.’- tha Bushati.

Një ditë më parë, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare. Meta e nisi fjalimin e tij me tone nacionaliste, duke folur për një mision për të shpëtuar Kosovën, pavarësinë e saj dhe sovranitetin e Shqipërisë por edhe me një ‘pagëzim’ të ri si ‘për të larë mëkatët’ Ilir Meta nisi dje zyrtarisht rrugëtimin e tij të ri në politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 25 korriku do të mbajë emrin 'Partia e Lirisë'. Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Tashmë Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari