Meta: Në Partinë e Lirisë jo më gra skemaxhie e mendjen tek takat e larta, por gra si burra! 'Zëvendëson' Monika Kryemadhin me Erisa Xhixho

TIRANE- I ulur mes grave në një tryezë për fuqizimin ekonomik të tyre, Ilir Meta harroi për pak sulmet e njëpasnjëshme dhe të ashpra ndaj SPAK dhe kryehetuesit Altin Dumani, duke u përqendruar në atë që e quan tradhti brenda partisë së tij.

Në komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë dje, në prezencë të Monika Kryemadhit, Ilir Meta e deklaroi tradhtare, e në krah të Erisa Xhixhos sot në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave’ tha se gratë luftarake janë sulmuar brenda partisë dhe i ndau në 2 kategori. 

“Ato me taka të larta, e çanta të shtrenjta’ apo siç i quajti ‘skemaxhie’, dhe kategoria tjetër gratë ‘heroina, që nuk kërkojnë favore nga partia’ janë  ‘gra si burra”. Të parat i bëri të qartë se pas 27 prillit kur do të mbahet konventa kombëtare nuk do të kenë më vend në Parti, ndërsa gratë siç tha ai 'si Thatcher’ do mbështeten fuqimisht.

“Unë i dua shumë gratë që janë burra në karakter. Unë do të mbështes shumë gratë si Thatcher që nuk na mungojnë por i kanë vënë stërkëmbësha. Nuk ka më të rrezikshme se gratë që janë xheloze për gratë. Sepse kisha ca gra që më thonin mua: Mos fol më për Vasil Laçin ti! Se Vasil Laçi nuk është në modë, të rinjtë nuk e kuptojnë Vasil Laçin. Pse flet ti për Vojo Kushin? Jo jo, po se nuk flasim për këta ne. Se e kemi mendjen tek ato çantat e shtrenjta, tek ato vathët e shtrenjtë, tek ato orët e shtrenjta, tek ato takat e larta. Prandaj po na ikin të rinjtë ne. Se ai Vasil Laçi u bë hero se kishte një nënë heroinë. Që e rriti jetim, e rriti me dashurinë për atdheun dhe 19 vjeç vajti atje dhe i ra perandorit. Po kush mbahet mend? Mbahen mend ata shqiptarë atje me lule, si servila? 

 Njoh gra që kemi bërë ministre, kemi bërë deputete e thonë ca ka bërë Ilir Meta për mua e duhej të kishte bërë më shumë.Gratë do të jenë prioriteti i parë i Ilir Metës. Jo vetëm që do të jenë në strukturat tona. Nëse unë zgjidhem president i PL-së zv/presidentja Erisa Xhixho . Shumica do të jenë gra, por gra burra si Theçer, jo skemaxhie, gra që luftojnë për gratë. Të zonja që përmirësohen cdo ditë. Kam parë gra që vrapojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, si Valbona Basha, që jo vetëm bën punët e saj e kurrë s’kërkoi favor nga partia. Ne kemi vajza e gra që i kemi përkëdhelur dhe i kemi bërë anëtarë të këshillit bashkia e ata nuk venë në këshill ndërsa Veliaj bën kërdinë me 5 D “ Meta. 

Thotë se është zhgënjyer nga gratë që e nisën karrierën politike në pushtet në kohën e sufllaqeve, dhe tani do jetë ndryshe dhe beson tek gratë si Erisa Xhixho që e ka përjashtuar nga radhët e tradhtarëve, Erisa Xhixhon, e projekton edhe për kryeministre. 

"Ilir Meta ka bërë gabim të madh nuk kam krijuar një sistem meritokratik, ka besuar më shumë seç duhet. Prandaj të mos zhgënjehet do kontrolloj dhe ndërtoj një sistem të hekurt. Mirëpresim cdo platformë fraksioni, por kjo sdo jetë parti fjalësh, thashethemesh klubesh, do të jetë parti misionarësh, ekzekutive, kur merret vendimi i shkohet deri në fund me shpejtësi me afate me çdo çmim, besoj shumë te përgjegjshmëria e grave e vajzave, te Erisa, se është themeluese, sic jam dhe unë që 17 vjec, është model i suksesshëm se e ka nisur në opozitë vajza, se patëm dhe ca që e nisën në pushtet në kohën e sufllaqeve. Kjo mund të ishte shumë mirë dhe president e PL, kryeministre e Shqipërisë, pse s'bëhet? Se kemi regjim mafioz, është detyra ime e Berishës e patriotëve ta shkulim mafien të kemi kryeministre si Erisa Xhixho. Mbas konventës do kemi me dhjetra Erisa Xhixho që janë përjashtuar, larguar, dhe janë intimiduar në partinë tonë se duhej të ishte një rreth i mbyllur" nenvizoi Meta. 

I zhgënjyer nga drejtimi i Monika Kryemadhit, besimin politik tashmë e ka tek Erisa Xhixho, të cilën e vlerëson për angazhimin dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar

“E vetmja herë kur nuk i përgjigjet telefonatave të mia është  kur çon fëmijët në shkollë’ tha Meta. 

Madje hodhi akuza se brenda partisë ishin përpjekur për të zbehur figurën e Erisa Xhixhos si deputete  në parlament

Megjithë krizën brenda vetes, fraksionet, apo mendimin ndryshe siç ka vendosur ta quajë Kryemadhin, ish-kryetaren e LSI-së, thotë se janë të mirëpritura, pa nguruar t’i njohë vetes edhe gabimet e së shkuarës.

Ilir Meta ka bërë gabim të madh nuk kam krijuar një sistem meritokratik, ka besuar më shumë seç duhet. Prandaj të mos zhgënjehet do kontrolloj dhe ndërtoj një sistem të hekurt. Mirëpresim cdo platformë fraksioni, por kjo sdo jetë parti fjalësh, thashethemesh klubesh

Një ditë më parë, në mbledhjen e komitetit drejtues të partisë së lirisë, Ilir Meta i bëri të qartë Monika Kryemadhit se mes të dyve, në parti ka vend vetëm për një, duke luftuar nepotizmin.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • londi: 20/04/2024 19:02

    arrestojeni kete cift hajduto-degjenerativ sa me pare...merrjani te gjitha me lacke e placke...lerini te flene perjashta derisa ti behet gjygji e te denohen nga SPAKU...

    Përgjigju
  • End Duro: 20/04/2024 16:18

    Siç duket do kemi prap sherr per vule edhe te PL , aman se skemi nerva na i kurseni keto gjera se kemi 3 vjet me gaz bardh pa gaz bardh, me Bash pa Bashe , me vule pa vule , me Sali pa Sali me bese preme etj

    Përgjigju
  • LOLO: 20/04/2024 15:55

    Partia e Estrades!

    Përgjigju
  • Linda: 20/04/2024 15:01

    Xhixho skrapallia ja paska bo tecin Mones jo per gje po nga familje e shume priviligjuar komuniste vjen!Femijet e gjithe familjeve te priviligjuara komuniste jane bere demokrat jane bere profesora "aktivist" japin intervista posht ballkoneve dhe kanaleve private!

    Përgjigju
  • Fadili: 20/04/2024 14:44

    Rrace e felliqur!!

    Përgjigju
  • emigranti usa: 20/04/2024 14:26

    njehere kryej ushtrine ne burg pastaj fillo nga reforma zoti hajdut

    Përgjigju
  • Entela Vlore: 20/04/2024 14:18

    Ilir je idhulli grave te forta.Fitore 2025.

    Përgjigju
  • E verteta: 20/04/2024 14:00

    E paska zevendesuar Monen me fiksimin e vjeter. Erisa Xhixho qe i jepte burrit ne letra rroge te Ministria e Shendetesise pa vajtur asnjehere ne pune ne 2010. E kane per rrace kete punen e burrave ne leter dhe " karieren" " e lavdishme".

    Përgjigju
  • I pandehuri Berisha: 20/04/2024 13:57

    Vetem nje politikan shqiptar anadollak e konsideron kompliment te quaje nje grua burre!

    Përgjigju
  • Juna: 20/04/2024 13:53

    Fitore PL.Grate forca jone

    Përgjigju
  • Dada: 20/04/2024 12:32

    Haha mbas 30 vjetesh u kujtua se e kishte biznes privat partine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Marco Reus largohet nga Borussia Dortmund pas 22 vitesh

Zyrtare/ Marco Reus largohet nga Borussia Dortmund pas 22 vitesh