Kreu i LSI-së Meta gjatë një takimi me banorët në Rrajcë theksoi edhe njëherë se çdo fshat e çdo qytetet po gjen drejtimin e duhur duke shprehur bindjen se edhe Miranda Rira kandidatja e ASHE për këtë bashki është drejtimi i duhur.
“Patjetër ne do të fitojmë sepse ne kemi kandidaten më të mirë Miranda Rirën që është vajza juaj. Miranda la mandatin e deputetes duke e bërë në emër të dashurisë që ka për Rrajcën, që ka për gjithë zonën e saj për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Bashkisë së re të Prrenjasit në mënyrë që ta shndërrojë Bashkinë e re të Prrenjasit me mbështetjen tuaj në 21 qershor dhe me mbështetjen tonë të jashtëzakonshme duke filluar nga 22 qershori, në një shembull të qeverisjes vendore në të gjithë vendin. Dhe unë kam besim të plotë se Miranda me aftësitë e saj, me njohuritë e saj, me diturinë e saj, me eksperiencën e saj, por edhe me këmbënguljen e jashtëzakonshme që ajo ka dhe që i çon gjërat deri në fund, do të arrijë që të menaxhojë dhe të administrojnë në mënyrë më të mirë dhe më të shkëlqyer në interes të komunitetit tuaj, Bashkinë e re të madhe të Prrenjasit”, tha Meta.
Meta ishte i pranishëm në këtë takim së bashku me ministrin e transporteve, Edmond Haxhinasto, e deputetët Bujar Kllogjri dhe Taulant Balla nga ku u bëri thirrje të gjitha grave dhe vajzave të votojnë për kandidaten e ashe duke shtuar se ajo do të këtë mbështetje të jashtëzakonshme për të gjitha projektet e parashikuara për qytetin.
“Mbështetja jonë do të jetë e jashtëzakonshme dhe unë vetë bashkë me Taulantin, me Edmondin, me doktor Bujarin e me të gjithë do të trokasim derë më derë, institucion më institucion për të mbështetur projektet për Prrenjasin, për Rrajcën, për Qukësin, për Stravajn, për të gjithë bashkinë e re të madhe të Prrenjasit. Një lutje të veçantë e kam për të gjitha nënat e Rrajcës, për të gjitha gratë e Rrajcës që të gjithë të shkojmë të votojmë. T’i marrim edhe burrat me vete. Ka vetëm një kandidate për Rrajcën, ajo është Miranda Rira nuk ka kandidat tjetër. Dhe një lutje të veçantë për të gjitha vajzat e Rrajcës, edhe ato që nuk e kanë moshën e votimit, duhet t’i marrin prindërit, baballarët për dore, e duhet t’i shoqërojmë deri tek kutia e votimit e t’u thonë që ju duhet të votoni për Mirandën sepse ne të gjithë duhet të bëhemi si Miranda të punojmë për Rrajcën”, u shpreh Meta.
Nga ana tjetër kandidatja Rira prezantoi programin e saj për drejtimin e Bashkisë së Prrenjasit ku në fokus do të jetë rritja e punësimit.
“Ne kemi krijuar një program të qartë, një program ambicioz, një program konkret se si do t’i japim Bashkisë së re të Prrenjasit një profil tjetër dhe një fytyrë tjetër. Është një platformë ekonomike e cila në qendër të saj do të sjellë më shumë shërbim dhe më shumë punësim. Një platformë e cila ngrihet mbi disa projekte konkrete që lidhet me punësimin e grave, me punësimin e të rinjve, me punësimin e atyre që kanë me vite të tëra pa u regjistruar gjëkundi. Prandaj dhe programi ynë është një program për më shumë mirëqenie sociale dhe për më shumë mirëqenie ekonomike”, - tha ajo
Ndërkaq më pas kreu i LSI ,Meta pati dhe një takim elektoral në Maqellarë në mbështetje të kandidatit të ASHE për Bashkinë Dibër, Shukri Xhelili.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO