Meta në Shkodër: KQZ të
garantojë zgjedhje me standarde

Meta në Shkodër: KQZ të <br />garantojë zgjedhje me standarde
SHKODER - Është akoma herët për të folur rreth koalicioneve të mundshme, megjithatë Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë në koalicion me ato forca politike që janë më afër Integrimit të vendit. Ka qenë kjo deklarata e kreut të LSI- së, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp në qytetin e Shkodrës.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta komentoi edhe situatën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, teksa kërkoi që ky institucion të nisë punën për të arritur standardet, për sa i përket zgjedhjeve të vitit 2013. Kreu i LSI i ka bërë apel KQZ të zhbllokojë situatën sa i përket numrit të ZAZ-ve.

Ndër të tjera kreu i LSI-së ka thënë se konflikti politik ende është prezent në vend, prandaj shqiptarët nuk gëzojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Kryetari i LSI- së, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm Edmond Panariti zhvilloi një mbledhje me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Shkodrës ku në qendër të takimit ka qenë organizimi për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin